Mulla Asllani Murati  veprimtar për pajtimin e gjaqeve

0

Nga Hilmi Saraçi

…Në këtë fushë Mulla Asllan Murati me Latif Berishën, Ahmet Malokun, Florie Ibrahimi, Adem Ademin, Fazli Hajrizin dhe shumë të tjerë  jo vetëm në rrethinën e Mitrovicës, por edhe më gjerë ,u angazhuan për faljen e gjaqëve, për pajtimin gjithëpopullor dhe për bashkimin kombëtar. Mulla Asllan Murati  është i njohur më tepër si udhëheqës fetar me përgatitje të shkollimit supërior, veprimtar i dalluar i pajtimeve të gjaqeve dhe humanist  gjatë viteve të  90- ta. Këtë punë e kreu me respekt, dinjitet dhe krenari. Kudo që shkoi ishte pranuar me respekt dhe si personalitet i dalluar fetar dhe kombëtar,Me Don Lush Gjergjin si fetar kishin një  bashkëpunim të mirë, qëndrime të përbashkëta dhe të harmonizuara si në fushën fetare , ashtu edhe në atë kombëtare, prandaj ndikimi i tyre në këtë mision të shtrenjtë  kombëtar, sa herë angazhoheshin, ishte mjaft i dalluar. Fjala e tyre si fetar,por edhe si atdhetar kishte jehonë  dhe peshë të madhe para të gjithve të pranishëm . Prandaj bashkëpunimi i tyre nuk mungonte edhe në fusha të tjera, sidomos në atë shkencore dhe kombëtare…

Në këtë fushë ata  shtrinë dorën e pajtimit për shumë familje te hasmuara bashk  me Anton Çettën,*

“Anton Çetta mbeti në kujtesën e njerëzve e të historisë: i saktë, i njerëzishëm, fisnik e dinjitoz, i dashuruar me kulturën e popullit të vet: të vjetër e të re, të pashkruar e të kultivuar, ashtu si dhe me kulturën perëndimore e me gjithçka bën pjesë në thesarin e krijuar nga mendja e zemra  njerëzore. Ai gjatë tërë jetës dhe veprimtarisë së tij të mëhershme ishte “Bleta” që mblodhi “nektarin” më të mirë të popullit shqiptar, me letërsinë dhe traditën gojore, etnografike dhe folklorike, me grumbullimin dhe sistemimin e thesarit të rëndësishëm dhe të çmuar popullor për ne dhe për brezat e ardhëshme .E tërë kjo punë, lëvizje, gjurmim ndër popull dhe me popull, si duket ishte parapërgatitja për kryeveprën e tij jetësore, pajtimin e gjaqeve gjatë vitit 1990”.

Zekeria Canën, Mark Krasniqin e të tjerë.  Shquhet sidomos bashkëpunimi i Mulla Asllanit me Zekeria Canën , të cilin e nderonte dhe e konsultonte, sidomos në fushën e historisë.*

Prof. dr. Zekeria Cana, njëri ndër veteranët e historiografisë shqiptare, figurë e dalluar e historisë sonë kombëtare, u lind në Gjakovë, më 15 mars 1934. Shkollën fillore, Gjimnazin e ulët dhe Normalen i kreu në vendlindje. Punoi dy vjet si arsimtar në Irzniq dhe Deçan, duke u marrë njëkohësisht me gazetari-si korrespodent i “Rilindjes” dhe “Radio Prishtinës”…Krahas punës kërkimore-shkencore bëri aktivitete të ngjeshura edhe në rrafshin shoqëror, politik dhe humanitar. Është bashkautor dhe shpërndarës kryesor i Apelit të 215 intelektualëve shqiptarë, themelues i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, që kërkonte guxim e vendosmëri dhe sakrificë personale e familjare dhe nismëtar i Lëvizjes së Pajtimit të Gjaqeve dhe të ngatërresave dhe krah i djathtë i  Prof.Anton Çetës. në Bubavec dhe të Verrat e Llukës , ku qindra veta shtrinë dorën e pajtimit.Ai kudo që ndodhej (shkonte) arrinte të pajtojë familjet që ishin të gjakësuara…

Mulla Asllan Murati si nismetar për pajtimin e gjaqeve në  rrethin e Mitrovicës dhe më gjerë kishte përpiluar regjistrin e familjeve të gjaksuara. Në bazë të këtij regjistri  kishte filluar pajtimi gjithëpopullor. Ai (Mulla Asllani) në fillim e kishte filluar këtë mision të shenjtë me Latif Berishën , Ahmet Malokun,*për t’u bashkuar edhe shumë të tjerë  si  Adem Ademi , Jakup Ceraja, Fazli Hajrizi, Florie Ibrahimi e të tjerë.Në këtë fushë Mulla Asllani dha një kontribut me rëndësi të veçantë, prandaj disa herë ka marrë lëvdata dhe  është shpërblyer me mirënjoje dhe dekorata.

Pasi u bënë disa pajtime në rrethin e Mitrovicës në bazë të angazhimit të Mulla Asllan Muratit, kusheriri i Mulla Hajzer Ademit, Shemsedini, nga Koshtova, pas një pajtimi të dy familjeve që ishin bërë në xhaminë e Haxhi Veselit me angazhimin e veçantë të  Mulla Asllanit e kishin ftuar Mulla Asllanin që të vijë  në Koshtovë, sepse në javën e ardhshme  do të vijë Këshilli i pajtimit nga Vushtrria në krye me Haxhi Feriz Zekollin, dhe prof. Hajzer Krasniqin, për ta pajtuar familjen Ademi me familjen Muzaqi nga Brusniku (Vushtrria) . Mulla Asllani  e kishte pritur me kënaqësi këtë iniciativë (ftesë) burrërore të familjes Ademi, por më parë kishte kërkuar që në këtë rast duhet të bëhen të fortë dhe t’i  falin gjakun familjes Muzaqi dhe gjithashtu familjes së Bajram Musliut nga Broboniqi. Ditën e caktuar kishte ardhur Këshilli  pajtimit nga Vushtrria në krye me Haxhi Feriz Zekollin dhe prof .Hajzer Krasniqin. Në këtë pajtim ishin edhe 20 veprimtarë të tjerë nga Vushtrria.     Pasi kishin hyrë brenda  fjalën e kishte marrë Haxhi Ferizi duke ju drejtuar Mulla Asllanit: “ O, Mulla Asllan ne kemi ardhur si këshill i pajtimit për të bërë pajtimin në këtë familje për të falur gjakun e vëllaut të tyre  familjes Muzaqi nga Brusniku. Mua me kanë caktuar në krye të këtij  këshilli të pajtimit si më i vjetër, sepse në mesin tonë  këtu ka  të tjerë  që dinë më mirë se unë”…Mulla Asllani ju kishte drejtuar Haxhi Feriz Zekollit dhe të tjerëve: “ Mirëse keni ardhur, zoti u shpërblevtë, kjo punë ka rëndësi të veçantë njerëzor dhe kombëtar, prandaj shpresoj se do t’ia dalim…Kam biseduar më parë dhe e kam marrë fjalën e burrave të fortë nga familja Ademi, prandaj nuk do ta zgjasim shumë, por  ngrihuni në këmbë se unë në emër të familjes Ademi ju shtrijë dorën e pajtimit për vëllain e tyre… Të gjithë u ngrenë në këmbë  dhe e shtrinë dorën e pajtimit. Shumë nga anëtarët e pranishëm ju mbushen sytë me lotë për këtë gjest burrëror dhe human. Mulla Asllani kishte marrë fjalën përseri.

“ O Shemsedin  Ademi! Ngrihu në këmbë edhe një herë  dhe shtrije dorën e pajtimit edhe për vëllain tjetër, për Bajram Musliun nga Broboniqi. Shemsedini u ngrit në këmbë  dhe i fali gjakun e vllait tjetër Bajram Musliut. Në këto momente  nga gëzimi shpërtheu vaji… Shemsedini, edhepse nuk ishte i pranishëm Bajram Musliu, burrërisht , siq i kishte hije një burri të menqur dhe atdhetar, e zgjati dorën e pajtimit … Pastaj Mulla Asllani dhe Haxhi Ferizi kishin theksuar  se ky pajtim le të shërbejë si shembull i lartë  atdhetar,burrëror dhe njerëzor edhe për rastet e tjera … Pas përcjelljes së Këshillit të Pajtimit nga Vushtrria, Mulla Asllan Murati menjëherë kishte shkuar të familja e Bajram Musliut nga Broboniqi, tani me vendbanim në Shipol dhe ia kishte kumtuar faljen e gjakut familjes së Bajram Musliut.

Në një rast tjetër, Këshilli i Pajtimit nga Mitrovica, prej 10 vetave, në krye me Mulla Asllanin  shkojnë në një familje tjetër në Drenicë. Familja është e njohur, por Mulla Asllani për hirë të autoritetit të familjes në fjalë ,nuk donte të identifikohet familja  e cila në fillim kur kishin shkuar ishin sjellur keq dhe nuk kishin dashur të bisedojnë fare për rastin e pajtimit. Mirëpo Mulla Asllani në këtë fshat e kishte të njohur (mik), një njeri me autoritet, haxhi dhe burr . U kishte thënë shokëve Mulla Asllani  që të shkojmë te ky Haxhi dhe burrë i njohu dhe me autoritet . Kur shkojnë të ky mik i Mulla Asllanit, ai   i kishte pritur mirë. Mulla Asllani i kishte thënë Haxhisë: “Kam ardhur me punë. Ne jemi një grup nga Këshilli i Pajtimit nga Mitrovica. Ishim të fqinji i juaj i cili është në bela, por e zoja e shtëpisë  me djem na priten shumë keq. Tani kami ardhur që ju ,Haxhi për këtë punë të na ndihmoni. Haxhia kishte thënë  se nuk mund  të ndihmojë , sepse ai që  40 vjet nuk ka dëgjuar dhe nuk na dëgjon edhe sot. Mulla Asllani i kishte thënë Haxhisë që ta dëgjojë si të veprojë. Në brëmje të tubohen 10 veta nga paria e lagjës (fshatit) dhe të shkojnë  për t’i thënë  se që 40 vjet je në bela, tani ka ardhur Këshilli i Pajtimit nga Mitrovica ,me Mulla Asllan Muratin në krye. Shoqja jote dhe djemt i kanë pritur keq. ..Në brëmje Haxhia bashk me parinë e lagjës kishin shkuar dhe ashtu sikur kishte udhëzuar Mulla Asllani i kishin thënë : “  Ose ke për ta falur gjakun, ose ke afat prej 10 ditësh për ta marrë gjakun, për ndryshe nese nuk vepron kështu kemi për të leqitur si për vdekje si për gëzime dhe kurgju të përbashkët me ne nuk do të keshë në të ardhmen. Pas kësaj bisede , ai ishte menduar dhe pastaj kishte vendosur  ta falte gjakun pas 40 vitev.Mulla Asllani tregon një rast mjaft karakteristik, kur  një burrë kishte ardhur në Bashkësinë Islame në Mitrovicë, kur Mulla Asllani ishte kryetar. Ky burrë i kishte kërkuar ç’të bënte, pasi para pak ditësh një person kishte hy në shtëpinë e tij dhe para familjes e kishte rrahur, gjoja se një ditë më parë e kishte qortuar renë që ishte kushërirë e tij.Ky burrë kishte vendosur që të hakmerrët dhe ta vrasë. Por ,para se të bënte këtë vepër kishte ardhur ta konsultonte Mulla Asllanin , si personalitet me autoritet , me tipare atdhetare dhe njerëzore.  Ai (Mulla Asllani)  e kishte qortuar që kishte mënnduar për t’u hakmarrë. Duke i thënë: “ Pasi ke ardhur  të me pytesh duhet edhe të me dëgjosh. Këtë vepër të shëmtuar të personit në fjalë,duhet t’ia lëmë zotit. Ai do të marrë hak në vend tënd. Kështu edhe ishte vendosur. Nuk ishte kaluar një kohë (pas 10 ditëve) personi në fjalë që e kishte rrahur, një ditë duke ngarë (vozitur) automobilin ishte rrokullisë dhe me gjithë makinën ishte djegur… Pas kësaj ndodhje tragjike,  ky burr përseri kishte shkuar të Mulla Asllani dhe iu kishte falënderuar që nuk ka ndërmarrë hapa, siq kishte menduar më parë…

Më 29 prill 1990 në Shalë të Bajgorës, pikërisht në oborrin e xhamisë së Barës Mulla Asllani  mbaji një fjalim , me rastin e tubimit gjithëpopullor, për Ditën e Flamurit 28 Nëntor 1990. Gjatë rrugës për këtë manifestim kishte takuar disa ushtarë të UÇK-së. Me këtë rast prof. Latif Berishës i kishte thënë : “M’u ka mbushë mendja me hjek shallin e me kap pushkën”. Të rrallë janë ata që u mbushet mendja sikur ty- i kishte thënë Latif Berisha.

Në këtë tubim madhështor mernin pjesë shumë personalitete të njohura për pajtim kombëtar : Mulla Asllan Murati, Latif  Berisha, Ahmet Maloku , Jakup Ceraja , Adem Ademi, Faik Bllata e të tjerë . Ky fjalim  mund të quhet fjalim me mesazhe antologjike të Lëvizjes për Pajtim Gjithëpopullor dhe Bashkim Kombëtar. Mulla Asllani në maje të minarës kishte vënë edhe flamurin kombëtar për nderë të festës së madhe 28 Nëntorit. Mulla Asllani kështu e kishte filluar fjalimin:

” Në emër të Zotit, vëllezer e motra . Ndjej kënaqësi të veçantë që marr pjesë në këtë tubim madhështor, për Ditën e Flamurit, 28 Nëntor 1990. Në këtë miting popullor, në këtë Lendinë të Pajtimit, pranë këtij objekti fetar (xhamisë), e cila e ka ndriçuar këtë anë të Shalës së Bajgorës.

Në këtë  tubim madhështor jemi tubuar të gjitha strukturat:  rinia jonë , shkrimtarët, mjekët, hoxhollarët, profesorët, mësuesit- sikur dy flamuj në minare të bardhë. Jemi krenar që kemi një intelegjencë kësisoj që mund të krahasohet me të gjithë popujt e Evropës…

Por kjo është ditë e madhe për ne të gjithë, ditë e cila duhet të jetë e shënuar me gërma të arta . Pasi ishte edhe festë e Bajramit Mulla Asllani kishte falendëruar dr. Ibrahim Rugovën i cili i pari nga të tjerët lider dhe politikanë kishte uruar këtë festë të madhe  të besimtarëve. Mulla Asllani do ta përfundojë fjalën me një thirrje:

“E hej, Isa be dil nga kulla

Eja, eja kqyr këta burra

Janë tubuar burrat e Drenicës e të Shalës

Që t’i japin fund gjakmarrjes”.

(Fragment nga libri im monografik ”Mulla Asllan Murati personalitet i shquar kombëtar dhe fetar”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok