Fragment studimi…

Nga Timo Mërkuri

Më ka tërhequr vëmëndjen fakti që, kur studiuesit  kanë renditur variantet e baladës së murimit, ndërsa kanë specifikuar zëplotë numërin e varianteve për murimin në kështjellë, kanë vijuar me citimin e  numërit  të varianteve të murimit në urë dhe në fund, si një rast “i habitshëm” kanë përmëndur edhe  rastin e baladës së regjistruar në Lin të Pogradecit për murimin në kishë.. Por mënyra se si është folur e shkruar për këtë baladë, gjithmon më ka lënë përshtypjen e një të cituari me një farë “besdisjeje”, si për një përjashtim që përforcon rregullin, të cilin edhe mund të mos e përmëndim.

Regjistrimi i këtij variant në fshatin Lin të Pogradecit, stili tepër konçiz  i baladës në këtë regjistrim, numëri i vogël prej 36 vargjesh plot kolorit krahinor përballë baladave madhore të Kështjellës së Shkodrës apo Urës së Fshajt duket sikur të japin një shtysë drejt një nënvleftësimi.

Por unë do tërheq vëmëndjen në dy element që të çfaqen parasysh qysh në leximin e titullit të kësaj balade dhe pikërisht:

a)- Krishtërimi në territoret shqiptare u përqafua si fe e masave popullore qysh në vitet 100 pas Krishtit dhe ca më tepër, predikuesi i parë i Ungjillit të Krishtit ka qënë vetë apostulli Pal. Kjo citohet në letrën drejtuar romakëve pas udhëtimit të tij të tretë, rreth vitit 59  pas kr., të shkruar prej tij ku lexojmë:… prej Jeruzalemit e përqark dhe gjer në Ilirik, kam kryer shërbimin e ungjillit të Krishtit, duke u përpjekur të ungjillëzoj atje ku nuk ishte i njohur emri i Krishtit, që të mos ndërtoj mbi themelin e tjetrit”.

Po kështu, në letrën që i dërgoi ndihmësit të tij, Titit, pas lirimit nga burgimi i parë në Romë, Pali e porosit: “Eja sa më shpejt tek unë në Nikopojë, sepse atje vendosa ta kaloj dimirin.”

Mendohet që Pali dhe apostujt e tij të kenë qenë në  territoret shqiptare  përpara vitit 57 pas Krishtit, vit në të cilin ai shkroi letrën drejtuar Romakëve.Është dokumentuar se qendra e pare ku Pali dhe apostujt e tij u vendosën, ishte Durrësi, që kishte   edhe komunitetin e parë të krishterë shqiptar rreth 70 familje. Më pas u shtuan Nikopoja, Shkodra dhe Lezha ku dhe ndërtohen bazi-lika e pagëzimore (baptistery).

Hershëmrinë e krishtërimit në territoret shqiptarei e provojnë edhe një sërë emrash vendesh që u referohen emrave të martirëve të parë të lindjes së krishtërimit, kulti i të cilëve ka qënë i për – hapur në shek. IV-V e.s. si Shën Sergji, Shën Baku, Shën Tekla, Shën Vlashi etj.  Më von u  shtuan edhe emrat e tjerë të krishterë në topomanistikën e vendit si Shëngjin, Shën Gjergj, Shpal (Shën Pal), Shmil (Shën Mëhill), Shën Koll  (Shën Nikollë), Shëmri (Shën Mëri ) , Shëndëlli (Shën Ilia), Shëngjergj, Shtish –  (Shën Matheu), Shingjon, Shëgjun (Shën  Gjon), Shën Ndreu etj emra që i përkasin toponomastikës së krishterë të shekullit I-VII.

Populli shqiptar i dha krishtërimit   martirët e vetë si Shën Asti (Durrës), Shën Terini (Bu-trint), Shën Donati (Paramithi) si dhe Flori e Lauri, skulptorë e gdhënëdës së gurit nga Ulpiana për të ardhur në kohën tonë te Nënë Tereza.

Po kështu ai i ka dhënë gjithashtu  krishtërimit jo pak por   dhjetë  papë ( me origjinë ilire, arbërore dhe shqiptare), që janë… Papë Klimensi I, Papë Piu I, Papë Eleutherus, Papë Urbani I, Papë Caios (Kai), Papë Gjoni IV Dalmati, Papa Pali IV (Karafa), Papë Sistus V – Pere-tti, Papë Kle-menti XI dhe Papë Klementi XII.

Dhe jo më pak i rëndësishëm është fakti që krishtërimin e legalizoi Peranddori Kosntandini i Madh, dardano- ilir, biri i Kostandt Klorit dhe i Helenës, lindur në Naissus (Nish) në vitin 285.

Citojmë dhe shënjtorët e dëshmorët që kanë lidhje me krishtërimin në Shqipëri si:dëshmorët Isauri, Vasili, Inocenti, Feliksi, Hermia e Pegerini të martirizuar në Fier në shek. III. Dëshmor Trifoni nga Sheqishta e Fierit, martirizuar në vitin 313, Shën Joan Vladimiri që veproi dhe u ma-rtirizua pranë Elbasanit në shek. X, Shën Joan Kukuzeli nga Durrësi, muzikant i madh i krishtëri-mit. Gjithashtu në malin Atos asketuan Shën Niqifori nga Lukova e Bregdetit dhe Shën Nili Eri-hioti nga Kanina, oshënar Nikodhimi nga Vithkuqi, i martirizuar në Berat, Kristo Kopështari ose Arvanitasi martirizuar në Kostandinopojë në vitin 1748…

Duhet  të citojmë se populli shqiptar edhe vetë Heroin e tij Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeun e ka të njohur si “Atlet të Krishtit”, titull nderi i dhënë nga papët e Romës. Por edhe vetë rezistenca antiturke e popullit shqiptar në epopenë skënderbejane ishte në thelb një martiri-zim i një populli të tërë për të mbrojtur veten dhe krishtërimin europian nga invazioni turk.

Pra, krishtërimi, i predikuar nga vetë Apostulli Pal përqafohet nga shqiptarët qysh në vitet e para të fillimeve të tij, në një kohë që vendet fqinje e pranuan krishtërimin disa shekuj më von.   Madje le të kujtojmë se Liria e besimit u sanksionua me Ediktin e Milanos, në vitin 313 nga Ko-standini i Madh dhe më pas u thir Sinodi I Ekumenik në vitin 325  po nga Perandori Kostandin, i cili u mbajt në Nikea të Azisë së Vogël.

Kujtojmë se  serbët,  kur kaluan Danubin dhe hynë në Ballkan, ishin paganë dhe krishtëri-min e njohën nga kontaktet me shqiptarët duke  u bërë të krishterë vetëm në shekujt VIII – IX.

b)- Në fshatin Lin të Pogradecit , në vitin 1967 gjatë gërmimeve arkeologjike u zbulua  një kishë paleokristiane.  Inventari arkeologjik i zbuluar  në dy shtresa kulturore, përfshijnë  mone-dha bakri të periudhës së perandorëve romakë Justin (518-527) dhe Justinian (527-565) si dhe enët prej qeramike të periudhës ilire, që  i takojnë shekujve V-VIII të erës sonë.

Por ajo që ka rëndësi për ne është zbulimi në vitin 1969  i mozaikëve të bazilikës së krishte-rë që daton  e shekullit VI ose VII  e.s.  të cilët ngjajnë me stilin e mozaikëve të Butrintit, Durrë-sit, Selanikut etj. Kisha është djegur dhe braktisur gjatë inkursioneve bullgarë në shekull IX.

c)-Pra populli shqiptar përqafon qysh në hershmëri krishtërimin duke  sakrifikuar dhe kontribuar për ‘të. Kemi një kishë të herëshme, ndërtuar  qysh në shekullin  VI, në një mënyrë  që për kohën mund të quhej kishë modern dhe si rastësisht në të njëjtin fshat kemi edhe një baladë për një murim në kishë te një gruaje të re. Balada flet për një murim nuseje në themelet e një kishe, me qëllim që të mos rrëzoheshin muret e saj, duke nënkuptuar  murimin me qëllim që të mos rrëzoheshin  as muret e besimit, të atij besimi që i mbajti të bashkuar shqiptarët kundër turkut, duke i treguar Europës se ne jemi Europianë në frontin e parë të mbrojtjes së Europës së krishterë..

Nga çdo anë që ta shohësh, vlerat e kësaj balade janë unike. Vetkuptohet që balada e re-gjistruar në Lin nuk mund të pretendohet se ka lindur aty dhe se bën fjalë për murimin e një nuseje nga Lini në muret e kishës së Linit. Kjo baladë mund të ketë lindur te ndonjë kishë më e madhe apo te ndonjë manastir, prej nga ka ardhur edhe në Lin. Ajo mund të jetë motërzim i ndonjë balade më të madhe etj, por gjithsesi gjetja e saj në Lin tregon se banorët e këtij fshati e kanë trashëguar nga prindërit e gjyshërit e tyre, e kanë kënduar dhe e kanë ruajtur si një thesar, duke mos e lënë të digjej bashkë me kishën, siç ka ndodhur në shumë fshatra të vendit.  Kjo baladë na tregon se populli ynë është martirizuar për besimin e ri që përqafoi , sepse tek ai ka parë te ky besim aspiratat e tij paqësore dhe dëshirën për të qënë pjesë e popujve të bashkuar në një fe,  në kontinentin Europian. Kjo tregon se populli ynë ka kënduar balada për këtë besim, duke e ngritur në nivelin më të lartë shpirtëror, aty ku ai mbante “thesaret e tij”, si besën etj.

ç)-  M U R I M I N’ K I S H Ë

(LIN POGRADEC)

Qënkishin tre vëllezër,

zënkshin të ndërtojnë një kishë.

Ditë’n nis, natën prish.

„Puna mbarë, o djemt e mi!”

5 -„Mirserdhe, o baba ynë!

Ku u gjind e mbara jonë?

Ditën nis e natën prish.”

„Bir, në qofshi tre me besë,

nuseve të mos u rrëfeni,

10- Kush t’ju vi nesër me drekë,

ta shtini në themelt”.

I madhi doli pa besë:

I mesmi doli pa besë.

„Shko nuse e vogël të çosh drekë!”

15- Vajti nusja të çojë drekë,

i shoqi ra përmbys.

„O lala, o im kunat,

ç’ka im zot që ra përmbys?”

„I ra mëhyri në pus”.

20- „Unë kam nëntë vëllezër,

të nënt’ja lajnë me flori.”

„Mjera ti, moj vashë e re,

q’u bëre për kët’ dhe.”

„O lala, o im kunat,

25- lashë bukët tuke pjekur,

lashë ftinë tuke tundur,

lashë djalën me shemjegull.”

„Bukët piqen, haen vetë,

ftiri tundet e do t’haet

30- edhe djali tundet e do t’rritet.

Mjera ti, moj vashë e re,

q’u bëre për kët’ dhe!”

„O lala, o im kunat,

të tërë të më shtiesh brenda,

35- veç dy sisët t’m’i leshë jasht.

Të m’vij djali të m’pi sisë…

d)-Kjo baladë është tërësisht shqiptare dhe nuk ka ardhur nga literatura kishtare. Kjo baladë nuk  përmban asnjë element kristian ndonëse flet për një murim në muret e kishës, me qëllim që të qëndrojë kisha në këmbë. Nuk përmban asnjë element kristian, madje edhe kur flitet për poro-sinë  që plaku u jep tre vëllezërve, nuk përmëndet dhe as nënkuptohet ndonjë fuqi mbinatyrore apo ndonjë zot. Kjo do të thotë se balada është më e herëshme se besimi kristian. Edhë fakti që këtë kishë e ndërtojnë … tre vëllezër…, cilëson kohë tepër të herëshme, madje cilëson kohët kur nuk kishte lindur ende besimi fetar i organizuar.

d.1)-..„Bir, në qofshi tre me besë,/nuseve të mos u rrëfeni,…u thotë plaku tre vëllezërve, duke u vënë si kusht paraprak  që të jenë me besë. Është besa ajo që do mbajë muret e kishës, madje … edhe muret e besimit. Por pikërisht ky varg është edhe pasaporta e identitetit kombëtar të kësaj balade, sepse flet për një komb si yni, që mbi çdo gjë, madje edhe mbi zotin, ka besën e tij.

d.2)- …ç’ka im zot që ra përmbys?”/„I ra mëhyri në pus”./ Unë kam nëntë vëllezër,/të nënt’ ja lajnë me flori.” janë vargje tepër naïve për një gjëmë kaq të madhe. Por pikërisht naiviteti i ty-re , si në  llojin e mashtrimit me unazë, pavarësisht ndjeshmërisë së femrës shqiptare për simbo-let e martesës, tregon një epokë të caktuar të zhvillimit njerëzor me dije dhe zhvillim jo të arirë. Ky naivitet sot na bën të qeshim, por në kohën e lindjes së baladës ka qënë një nivel i lartë i zgju-arsisë dhe dinakërisë. Vargu që citon nëntë vëllezërit e nuses, më shumë tregon sinqeritetin e nuseve në mardhëniet bashkëshortore dhe dashurinë e tyre ndaj bashkëshortëve. Një situatë që shumë familje të sotme do ta kenë zili, kur ta krahasojnë me jetën e tyre..

d.3) Nusja dialogon me kunatine saj dhe jo me burrin, jo pse është qejfmbetur me burrin por për arsye se ajo respekton zakonin shqiptar të kohës. Sipas zakonit, gruaja nuk i fliste burrit në prani të të huajve, duke i parashtruar ndonjë problem apo kërkesë. Ajo vetëm i përgjigjej burrit me fjalët “po imzot” apo shprehje të tilla të shkurtëra, që tregonin bindje. Në ambientin e punës, ku dialogohet, veç kunetërve kishte edhe punëtorë, që qenë njerëz të “huaj” për familjen e nuses së re.

e)-Kërkesa e vetme e nuses, apo më saktë amaneti i saj ka të bëjë me mundësimin e të ushqyerit të fëmijës edhe pse do jetë e murosur. Edhe në këtë aspekt, kjo është një nuse shqiptare e cila e shikon jetën vetëm nëpërmjet rritjes së fëmijëve të saj dhe është e gatë-shme për çdo sakrificë për ‘të. Duke qënë pranë një kishe e duke folur për një fëmijë dhe nënën e tij nuse të re, në përpjekjen e saj për ta rritur fëmijën në kushtet ekstreme të muri-mit,  vetiu na vjen ndërm mënd vetë Shën Mëria me Krishtin foshnjë, në përpjekjen e saj për ta shpëtuar  nga vdekja e urdhëruar nga Herodi. Ka diçka të shënjtë, si prej shënmërie kjo nuse e re që vazhdon të ushqejë fëmijët shqiptarë me qumësht gjiri, që nga balada ku ndodhet e murosur…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok