Nënshkruhet licenca për operator të dytë mobil në Kosovë

Nënshkruhet licenca për operator të dytë mobil në Kosovë 

Konsortiumi i përbërë nga Telekom Slovenija dhe IpkoNet janë fituesit e tenderit për operatorin e dytë mobil në Kosovë. Liçensa për operator të dytë është nënshkruar për vlerë prej €75 milion, si dhe premtime se do të investohen edhe €150 milion tjera në fushen e telekomit.

Fituesi paraprak i tenderit, Kosmocell, i cili u diskualifikua nga procesi përshkak të vonesës së pagesave, deklaroi se do të kërkon drejtësi në të gjitha gjyqet e mundshme.

Bojan Dremlj, kreu i konsortiumit të Telekom Slovenija dhe IpkoNet, deklaroi se "kemi me fillu të ofrojmë shërbimet brenda vitit. Presim të kemi rreth 200,000 përdorues dhe të fitojmë edhe 50% tjerë nga tregu 1 milionësh në Kosovë brenda tetë viteve".

 

 

Burimi i lajmit:
http://www.eciks.org/english/lajme.php?action=tota…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube