NË KËTË JETË, ASGJE NUK NDODH RASTËSISHT

0

Nga Rosela Gjylbegu

Pas sulmeve të 11 Shtatorit 2001, një zyrë që kishte nëpunësit e saj në World Trade Center, i bëri një ftesë të pazakontë punonjësve të tyre të mbijetuar që të tregonin më shumë rreth eksperiencave të tyre….

Shumica e këtyre njerëzve kishte mbijetuar falë detajesh e motivesh që vetëm kur i lexon i beson njeriu:

– Drejtori i një ndërmarrje ishte më vonesë sepse po përcillte të birin që po shkonte në ditën e parë të shkollës.

– Një zonjë ishte më vonesë sepse zilja e zgjimit nuk kishte tingëlluar.

– Një tjetër ishte me vonesë sepse kishte ngelur i bllokuar në trafik fal një aksidenti rrugor.

– Një tjetër kishte mbijetuar sepse humbi autobusin.

– Dikujt tjetër i kishte rënë kafja e mëngjesit mbi këmishë kështu që ishte kthyer në shtëpi që të ndërrohej.

– Dikujt tjetër i ishte bllokuar makina sepse nuk ndizej motori.

– Dikush tjetër ishte kthyer mbrapsht për t’ju përgjigjur telefonit.

– Një tjeter nëpunëse sapo kishte lindur fëmijën e saj të parë !

– Një tjetër kishte humbur taksinë..

– Por nga të gjitha historitë, ajo që nuk harrohet lehtë është ajo e një zotërie që atë ditë sapo kishte veshur këpucët e reja dhe para së të hynte në punë ankonte dhimbje këmbësh. Zotëria ishte ndalur për një mjekim të çastit në farmaci dhe fal kësaj ai sot është gjallë.

TANI, sa herë që ngelemi të bllokuar

në mes të trafikut, kur humbasim ashensorin apo autobuzin ose kur ndalohemi për t’iu përgjigjur telefonit, JU LUTEM ndaluni dhe reflektoni ;

” KY është vendi ku DUHET të jem saktësisht në këtë MOMENT!”

Herës tjetër kur të zgjohesh në mëngjes dhe të ndihesh i mërzitur sepse fëmijët janë më vonesë për të shkuar në shkollë ose sepse nuk mban mënd ku ke lënë çelësat e shpisë, TË LUTEM MOS U NEVRIKOS DHE MOS U DËSHPËRO!

Je në vendin e duhur në momentin e duhur!

https://www.facebook.com/RoselaGjylbegu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok