19/04/2024

Ne shqiptarët nuk jemi të Kaukazit

0

Shkrimi është reagim ndaj heshtjes se Akademisë shqiptare dhe shkrimeve te fundit greke e turke që shqiptarët e kanë prejardhjen nga Azerbaixhani

Shkruan Fahri Xharra

Më vjen keq për sjelljen jo të denjë të disa personaliteteve  fetare ,politike dhe historiane të botës së sotme shqiptare  , të cilët ne vend se të ndihmojnë në çështjen tonë ata shkarkojnë urrejtje , mos besim dhe defetizëm. Këtu duhet të dini që  armiqtë e shqiptarëve janë të shumtë dhe ende përgjojnë dhe shumë të pavërteta, keq qëllime dhe manipulime të  ndryshme ekzistojnë për të dëmtuar historinë e Shqiptarëve, etninë, gjuhën dhe prejardhjen e tyre. Dhe do të shtoja  se injoranca,  paaftësia dhe ambiguitetet e ndryshme (dykuptimësitë) janë po aq të rrezikshme dhe aq të dëmshme. Kjo është arsyeja pse sot shumë shqiptarë janë krejtësisht të çorientuar  apo të mashtruar nga çdo gjë  që u bien  në duart e tyre, « ku gjendën të gjitha dhe e kuverta ». Duhet me pasur aftësitë e nevojshme për të ndarë grurin nga byku

Një natyrë e pa ngopur e serbit , me një agresivitet të paparë në botën e historisë ; një shembull i pa presedan i kopjimit, shtrembërimit dhe përvetësimit të historisë shqiptare . Mbi 200 vjet shqiptarët janë  “zeroja “ historike e propagandës serbe. “Shqiptarët ishin dhe nuk ishin , ata kishin dhe asgjë nuk kishin, ata jetoni dhe askund nuk jetonin “ . Një analize e mirëfilltë e shkrimeve “historike “serbe , tregon se sa konfuz janë të mjerët në gënjeshtrat e tyre. Bota iu beson sepse shkenca shqiptare në një farë mënyre mundohet të jetë më e  “kulturuar “ duke folur vetëm me fakte prekëse  por neve na mungon gjallëria në publikimet tona. Neve na mungon një lloj i heshtjes tinëzake , e cila punon kundër interesave tona kombëtare.

Shpesh  m`është mbushur mendja që  disa nga shqiptarët që vazhdimisht na mbushin mendjen se ne jemi të vonshëm në këto toka , dhe se krenaria e jonë fillon me ardhjen e turkut ( gabimisht me 1389 ) , se ata janë të manipuluar nga një arsye apo tjetra dhe se shkruajnë sipas diktatit.

Kush dikton?

“Historianët turq dhe disa historianë shqiptarë pranojnë tezën që shqiptarët janë pasardhës të Pellazgëve dhe se kanë ardhur nga Kaukazi ose nga Azia.” -( Këto teori serbe gjithashtu ), Atëherë le të japim edhe disa shembuj në lidhje me këto vlerësime të ndryshme të historianëve mbi shqiptarët.:

– Sipas Ahmet Hamdi , shqiptarët janë një fis që kanë ardhur në Gadishullin e Ballkanit nga Azia, madje shumë më herët se helenët e vjetër. Edhe pse nuk dihet saktësisht koha e ardhjes së shqiptarëve në Ballkan, që nga momenti që historia ka nisur të shkruhet e deri më sot ata njihen këtu si një popull dhe faktor aktiv, trim, luftëtar dhe i ndershëm.

– Enver Zija Karal tërheq vëmendjen se informacionet mbi prejardhjen e shqiptarëve janë kontradiktore. Karal thotë se shqiptarët kanë ardhur nga Albania e Kaukazit, pra nga zona e Dagistanit dhe kanë lidhje me një degë të vjetër të grekëve. Përveç kësaj Karal cilëson se disa historianë osmanë kanë gjetur dokumente, sipas të cilave shqiptarët kanë ardhur nga Arabia.

A mos po e përgatisin Kaukazin për ne ? Serbia e humbur pas një akti të kryer e që ishte Kosova shteti i dytë shqiptar, e filloi një luftë të re  kundër nesh me një “teknologjike” të re, ngritjen e ndjenjës osmane tek shqiptare. Dhe i pati sukses. Turqia në anën tjetër për interesat e saja neo-osmane e financoi me të madhe këtë osmanizëm tek shqiptarët . Se si shkuan këto 17 vite të Kosovës në liri  e dimë shumë mire; me politikë për mo`zo`ma keq, dhe me ndërtimin e mbi 250 xhamive të reja , si dhe me krijimin e shqiptarit të ri nga Kosova i cili nuk njeh as  fe tjetër e as  origjinën e vërtetë të kombit të vet.

Rahman Mustafayev,  ( ambassador i Azerbaixhanit ne Greqi ) pati deklaruar se Shqipëria dhe Azerbajxhani kanë një lidhje të vjetër që nga shekulli i katërt para Krishtit, kur në veprat e gjeografëve të klasicizmit grek, doli një shtet i njohur si Albania dhe që gjendej në territorin e sotëm të Azerbajxhanit. Që të dy thanë se ia lënë “shkencëtarëve” të shqyrtojnë lidhjen mes Shqipërisë së Ballkanit dhe Albanisë së Kaukazit, por që të dy e gjetën këtë teori të vlefshme për të justifikuar miqësinë e sotme. Për më tepër, disa nacionalistë serbë pretendojnë se shqiptarët janë një popull kaukazian që i kanë sjellë turqit në shekullin e 16 për të shtypur serbët,“Historia e lidhjeve të përbashkëta midis Azerbajxhanit dhe Shqipërisë shkon prapa në shekullin e 4”, tha Mustafayev. ( Kjo ishte një ëmbëlsirë për serbët ! )

Pastaj nga vet ne : “Ekzistenca e Albanisë Kaukaziane është e vërtetuar edhe falë artefakteve. Ekzistojnë zbulime arkeologjike të cilat tregojnë se Albania Kaukaziane ka pasur shkrimin dhe gjuhën e vet popullore. Por nga shekulli i III-të edhe gjuhën zyrtare. Në territorin e Azerbajxhanit dhe në Gjeorgjinë e sotme janë ende në këmbë kishat e shqiptarëve të Albanisë Kaukaziane, të cilat thirrën edhe sot si të tilla dhe dallohen qartë nga arkitektura, edhe pse mund t’u kenë ndërruar ndonjë simbol. ( nga Shekulli )

Dhe nga zemërgjerësia prej miliarderi  njëri tha : “I ftoj historianët e Kosovës të vizitojnë vendet ku ishte instaluar Albania Kaukaziane, gjegjësisht, pjesën jugore të Azerbaixhanit, Karabahut dhe pjesën Iraniane të Kaspikut jugperëndimor. Një sponsorizim të eksploruesve kosovarë për këtë çështje do ta mbështetja me shumë dëshirë”, shkruan Behgjet Pacolli, duke nxitur dhe inkurajuar një ekspeditë të mundshme eksploruese. “ Te falemnderit Behgjet  Pocolli në përkrahjen e teorisë serbe që ne  “jemi “ albanët e Kaukazit, !

Me 21. Qershor 2007 ishte mbajtur konferenca e  organizuar nga Akademi serbe “ Sanu :”Problemi metodologjik në hulumtimin e prejardhjes së shiptarëve( “Методолошки проблем истраживања порекла Албанаца” nga ku doli libri ” Shqiptarët , ilir të rrejshëm “ ; po e shënoj vetëm një fjali nga historianja serbe: “ “Historia e Albanisë së Kaukazit  është shumë e bujshme dhe shqiptarëve iu jep krenari , dhe sa më shpejt ta pranojnë “prejardhjen “ e tyre kaukaziane , aq më lehtë e kanë të binden në të “vërtetën “ e tyre historike “

Pra ,kumbojnë bukur si shpesh kambanat se na jemi kaukazian . Ku është qëllimi? E vështirë , të me del prej gojët ,por të jemi të sigurt që një ditë kur të gjithë shqiptarët  largohen nga Kosova  dhe këtu mbesim vetëm turqit, na pret një mërgim i detyrueshëm  biblik për në Albaninë e Kaukazit .

Pra ,serbët porosisin : “ Historia e Albanisë së Kaukazit  është shumë e bujshme dhe shqiptarëve iu jep krenari , dhe sa më shpejt ta pranojnë “prejardhjen “ e tyre kaukaziane , aq më lehtë e kanë të binden në të “vërtetën “ e tyre historike “

A mos po e përgatisin Kaukazin për ne ?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok