Nga vizita nëpër  Shqipëri

(Këtë shkrim nga një vizitë nëpër Shqipëri po e (ri)botoj për të treguar se Shqipëria është një vend me rëndësi të vecantë për mua, me tradita të ndritëshme kulturore, politike, historike dhe kombëtare. Prandaj deshta me dashuri dhe respektë të vecantë për të trguar kalimthi për personalitetet e shquara kombëtare, ngjarjet dhe luftrat që janë zhvilluar në të kaluaren e hershme dhe të tashme gjatë kësaj vizite në këto qytete. Gjithashtu për të treguar begatit dhe bukuritë që e përthekojnë këtë vend, qytetet ku linden, jetuan dhe zhvilluan shumë personalitete të shquara kulturore , historike, politike dhe kombëtare. Në këtë fushë vizitat  dhe dashuria për Shqipërinë me preokupojnë gjithmonë për të vizituar dhe për të shkruar për këto qytete të bukura dhe me rëndësi të vecantë. Prandaj mendova se nuk është e tepërt të rikujtoj këtë vizitë mjaft të vecantë për mua dhe për  lexuesin…)

Nga Hilmi Saraçi

Në Kukës

…Pastaj pas një pushimi u nisem për në Kukës, ku gjatë egzotit të shqiptarëve nga Kosova si rrjedhojë  e pushtuesit krimial serb (1999) ishim kureshtar që të vizitojmë këtë vend me tradita të larta kombëtare dhe të  përkujtojmë këto ngjarje tragjike për popullin tonë. Kukësjanët në këtë përiudhë kohore kishin treguar solidaritet dhe mikpritje të madhe duke ndihmuar me zemër dhe shpirt bashkombasit e tyre nga Kosova,  të cilët me dhunë të paparë ishin dëbuar nga vatrat e tyre… Kukësi është qytet i vogël , por me zemër të madhe në Shqipërinë verilindore, i shtrire në koordinatat 42.09°V, 20.43°L. Para vitit 1925, fshati Kukes banohej kryesisht nga banorë vendas, aktiviteti kryesor i të cilëve ishte bujqësia dhe blegtoria e cila zhvillohej në të dy anet e lumenjve Drin i Zi dhe Drin i Bardhë”….

Ishim në qendër të qytetit dhe nisem të bisedojme me disa banorë që ishin aty pari, Biseda më tepër ishte e përqendruar rreth qendrimit dhe mikpritjes vëllëzërve shqiptarë nga Kosova  Këto biseda ishin mjaft të ngrohta dhe të përzemërta.Secili nga bashkbiseduesit ishte i përqëndruar rreth angazhimit që kishin treguar ndaj bashkombasëve të tyre. Prandaj kujtimi ndaj këtyre ngjarjeve ishte i paharruar dhe Emocionues…

Pastaj vizituam  varret e dëshmorëve dhe varrin e Hasan Prishtinës. (Hasan Prishtina ishte personalitet i njohur, më një kulturë të gjerë, njeri që kishte të kryer shkollimin superior ( në gjuhën turke). Patriot dhe njohës i politikës dhe diplomacisë, njeri me karakter të fortë dhe i paluhatshëm nëpër furtunat e kohës . Njëri ndër udhëheqësit më të njohur të rezistencës kombëtare. Pjesëmarrës i shumë takimeve me burra shtetëror për çështjen  tonë kombëtare.

Në veçanti shquhet zëri i tij i ngritur në parlamentin turk,  ku kërkonte të drejtat dhe pavarësinë e shtetit shqiptar.  Ai shkriu tërë qenien e tij  për liri,për pavarësi dhe për bashkim  kombëtar, deri në momentet e fundit të jetës kur u vra pabesisht nga një dorë tradhtare në Selanik (Greqi)…)

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, i shoqëruar edhe nga zyrtarë tjerë komunalë, me datën 19 qershor 2013  në Kukës ka bërë homazhe nderimi te varri i patriotit të madh kombëtar Hasan Prishtinës. Komuna e Vushtrrisë ka kohë që kërkon intensifikimin e aktiviteteve institucionale të dy shteteve për lejimin e bartjes së eshtrave të këtij patrioti në vendlindjen e tij në Vushtrri. Hasan Prishtina, kolosi i shquar i historisë shqiptare e meriton respektin maksimal të të gjithëve. Mendoj që eshtrat e këtj kolosi, varri i tij dhe lapidari për të duhet të kenë vend në vendlindjen e tij në Vushtrri…

Në Shkodër

…Nga Kukësi morem rrugën për në Shkodër. Ky qytet është mjaft karakteristik për historinë tonë kombëtare. Objektet fetare, xhamitë dhe kishat përthekonin mjaft hapsirën e qytetit. Këtu toleranca fetare është si gjithmonë e veçantë dhe karakteristike për shqiptarët,Me rëndësi është kombëtarja. Të gjithë pa dallim feje janë shqiptarë . Ka mjaft monumente historike dhe kulturore që e evidentifikojnë si qytet të lashtë me një të kaluar të lavdishme dhe krenare. Lartë duket Kalaja e Shkodrës e cila na përkujton luftërat e zhvilluara kundër pushtuesit Osman, sidomos me  veprën “Rrethimi i Shkodrës”.   Memzi arritem në këtë hapsirë mjaft të lartë. Kudo shiheshin gjurmë të lashtësisë dhe dhe të historisë sonë kombëtare. Në këtë fushë ishim kureshtar që ta mësojmë dhë ta kuptojnë përseafërmi të kaluaren e popullit tonë nga furtunat e kohes…

Në qënder të qytetit menjëherë na ra në sy përmendorja madheshtore e Isa Boletinit, përmendorja më e mirë dhe më e madhe në Shqipëri dhe në Kosovë për heroin , Isa Boletini.     Kjo përmendore madheshtore është ndërtuar në kohën e komunizmit, në kohën e Enver Hoxhës. Kjo është një vepër e çmuar e artit për kohën kur është ngritur, por edhe për të tashmen. Pastaj vizituam disa monumente historike,fetare dhe kulturore duke përkujtuar disa fytyra patriotike, jetën dhe veprimtarin e tyre si: At Gjergj Fishtën, Luigj Gurakuqin,Ndre Mjedën, Hil Mosin, Filip Shirokën ,Vaso Pashë Shkodranin e të tjërë…

Brigjeve të liqenit të Skodrës kaluam dhe shikuam pamje të mrekullueshme të liqenit që në këto raste me valet e ngritura shpeshherë tregojnë se ëshë i shqetësuar nga erërat që fryejnë në këtë pjesë të Shkodrës… Në të kthyer në anën e djathtë shtrihej Postriba dhe fusha e Rrmajit,  sikur degjohej poezia e Filip Shirokës, “Shko Dallëndyshë “:

Udha e mbarë se erdh pranvera,

shko, dallëndyshe tue fluturue,            
prej Misirit n’dhena tjera,

fusha e male tue kërkue;

n’Shqipni shko, pra, fluturim,

shko në Shkodër, n’qytetin tim 

Në Lezhë

…Arritëm në Lezhë për ta vizituar Mauzoleun e Varrit të Skenderbeut.

Qyteti ishte i qetë.  Kishte shumë pak qarkullim të njerëzve dhe të mjetëve të komunikacionit.Ishte mesi i ditës dhe bënte vapë e madhe, por megjiate ishim mjaft të preokupuar për ta vizituar këtë qytet me rëndësi të vecantë historik dhe kombëtar-Mauzoleun e Varrit të Skënderbeut…

-Lezha është qytet në Shqipërinë veriore, vendasit e të cilit quhen Lezhjanë. Lezha ndodhet në një pozicion gjeografik shumë të favorshëm për sa i përket klimës saj bregdetare. Bregdeti i detit Adriatik ndodhet jo më shumë se 8 km.Qyteti antik i Lezhës cilësohet me emrin Lissus. Jane bërë disa zbërthime etimologjike deri më sot nga dijetarë të ndryshëm. Është përngjasuar emri Lezhë, apo Liss me fjalën shqipe Lis, çka përbën një etimologji popullore. Ka të tjerë që emrin Lezhë e lidhin me emrin e italiazinuar Alesio, ngaqë përmendet në dokumentet mesjetare shumë shpesh, me kuptimin Aleks, Aleksandër. Ky emër lidhet edhe me emrin e Llesh apo Lekë Dukagjinit, si derivate të emrit më të plotë Aleksandër. Këto shpjegime etimologjike janë gjithashtu në rrafshin e etimologjisë popullore, dhe duhet thënë, se emri topik Lissitam çka parakupton rrënjën Liss, është një emër i mirfilltë ilir, kuptimi i të cilit, për arsye të një lartësie tepër të skajshme mund të themi se nuk ka mbetur i zbërthyer shkencërisht kënaqshëm deri më sot”…Pas vizites të Mauzoleut të Varrit të Skënderbeut u ulëm për të pushuar në parkun e bukur me lule për të biseduar për heroin kombëtar ,Skënderbeun . “Çlirimi i vendit me kryengritjen e përgjithshme të vitit 1443, ishte një fitore historike që duhej mbrojtur e çuar më tej. Përvoja e deriatëhershme shqiptare e ballkanike, sidomos kryengritjet e viteve 30 në Shqipëri, kishin treguar se fuqisë ushtarake më të madhe të kohës, Perandorisë Osmane, nuk mund t`i bëhej ballë pa bashkimin e forcave të brendshme politike, ushtarake dhe ekonomike, si dhe pa bashkëpunimin me vendet e tjera”… Prandaj Gjergj Kastrioti-Skënderbeu ndoqi një politikë të brendshme e të jashtme shumë aktive. Më mirë se kushdo tjetër ai e kuptoi se për shqiptarët nuk do të kishte perspektiva për mbrojtjen e viseve të lira, duke qëndruar në pozitat e vjetra, pa kapërcyer copëtimin politik të vendit në një varg zotërimesh të pavarura dhe pa një bazë organizative të qëndrueshme, e cila do të bashkërendonte burimet njerëzore, ushtarake e ekonomike të vendit, si dhe gjithë veprimtarinë e zhvilluar në rrafsh të brendshëm me atë të ndërmarrë në rrafsh ndërkombëtar”…
Për zgjidhjen e këtyre detyrave, si hap të parë e të domosdoshëm Skënderbeu gjykoi mbajtjen e një kuvendi të përgjithshëm, ku të përfaqësoheshin drejtuesit e zotërimeve të pavarura dhe fisnikë të tjerë të vendit. Për këtë ai zhvilloi paraprakisht me ta takime vetjake, si rrjedhojë e të cilave u vendos që në Lezhë të mbahet një kuvend i fisnikëve shqiptarë”..

Kuvendet krahinore e ndërkrahinore të fisnikëve, të klerikëve apo të pleqve, ishin një traditë e njohur kombëtare e shqiptarëve e trashëguar ndër shekuj, nëpërmjet të cilave realizohej bashkëpunimi dhe bashkimi i shqiptarëve. Një kuvend me një përfaqësi kaq të gjerë kombëtare, që u vendos të mbahej në Lezhë nga shqiptarët, është i pari që njihet deri tani në historinë e tyre.

Lezha kishte një pozicion gjeografik të favorshëm për mbajtjen e Kuvendit. Ajo ndodhej në afërsi me zotërimet e pjesëmarrësve kryesorë të Kuvendit, ishte e veçuar nga zotërimet e tjera të Venedikut dhe kishte lidhje të ngushta ekonomike me viset e çliruara shqiptare, veçanërisht me ato të Kastriotëve. Për më tej, duke qenë Lezha nën zotërimin venecian, mënjanoheshin mosmarrëveshjet e pakënaqësitë që mund të lindnin ndërmjet sundimtarëve shqiptarë për vendin ku duhej të mbahej Kuvendi, si dhe në drejtim të marrëdhënieve me Republikën e Venedikut. Mbajtja e tij në Lezhë ishte si një thirrje miqësore për bashkëpunim në luftën kundër osmanëve…”

Në këtë hapsirë, pranë mauzoleut të Skënderbeut ishte ngritur edhe  monumenti i  At Gjergj Fishtës, poetit të madh të popullit shqiptar i cili me poezinë e tij epike- historike këndoi ngjarje të lavdishme dhe krenare të popullit tone- për atdheun, për gjuhën tonë të ëmbël- gjuhë të Përëdisë,siq thekson poeti:

Gjuha Shqipe

Porsi kanga e zogut t’verës,
qi vallzon n’blerim të prillit;
porsi i ambli flladi i erës,
qi lmon gjit e drandofillit;
porsi vala e bregut t’detit,
porsi gjâma e rrfès zhgjetare,
porsi ushtima e nji tërmetit,
ngjashtu â’ gjuha e jonë shqyptare.
Ah! po; â’ e ambël fjala e sajë,
porsi gjumi m’nji kërthi,
porsi drita plot uzdajë,
porsi gazi i pamashtri;
edhè ndihet tue kumbue;
porsi fleta e Kerubinit,
ka’i bien qiellvet tue flutrue
n’t’zjarrtat valle t’amëshimit.
Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi këtë gjuhë të Perëndis’,
trashigim, që na la i Pari,
trashigim s’ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n’gjuhë t’huej, kur s’asht nevoja,
flet e t’veten e lèn mbas dore…

Në Fushë Krujë

Sipas planit që kishim, arritem në Fushë Kruajë për ta vizituar lapidarian e Shotë Galicës. Ishte mesi i ditës, rrezet e diellit përcellonin me nxehtësinë e tyre terë qenjën tonë, por këto rreze sikur na forconin shpirtin dhe zemren, ishin rrezet e shtetit amë të Shqipërisë. U ndalem pak kohë duke pirë ujë të ftohtë për tu freskuar në këtë vapë të madhe..Dikur kjo përmendore e Shotë Galicës ishte e lënë pas dore dhe mjaft e dëmtuar Në viziten që ështe bërë gjatë vitit 2006 , varri i saj ishte në gjendje të mjeruar, i mbushur me mbeturina , me pllaka të thyera – i shkatrruar gati në tërësi . Pushtetarët e Fushë Krujës janë për çdo kritikë për pakujdesinë ndaj heroinës së shquar të kombit shqiptar, Shotë Galicës. Tani kjo gjendje sikur është përmirësuar nuk është si dikur.
Ttani qenka rregulluar dhe është krenari ta shikosh në këtë gjendje. Ishte koha e drekës . Ne ishin ulur në afërsi të përmendorës së Shotë Galicës dhe flisnim për personalitetin e femrës shqiptare si luftëtare për lirinë dhe pavarësin tonë kombëtare, siq ishte Shotë Galica.

Gruaja dhe nëna shqiptare, gjithmonë u përballë me ashpërsitë e jetës. Mbi të rëndoi pesha e shekujve të robërisë dhe varfërisë, pesha e kanunit dhe padrejtësisë, kobi e zia, loti dhe gjaku”… Por, për asnjë çast ajo nuk u nënshtrua para sfidave të shumta gjatë jetës. Dinjitetin dhe krenarinë e saj nuk e mposhti as robëria shekullore e as goditjet e njëpasnjëshme që ajo i përjetoi nga ashpërsitë e jetës së rëndë e me plot halle. Gruaja dhe nëna shqiptare, në vend të parfumeve evropiane, përdori barotin, stolitë e saja ishin koburja dhe gjerdani me fishekë, ajo ishte dhe mbeti në shërbim të atdheut. Gruaja shqiptare si nënë, atdheut i fali nga shtatë ushtarë lirie, i fali nga shtatë zana mali, që pushtuesit i morën gjak në vetull si: Teuta, Donika, Nora, Tringa, Shota…..
Mirëpo ajo që brengos më se shumti është se eshtrat e Shotë Galicës nuk janë sjellur ende në vendin e duhur- pranë eshtrave të burrit të saj, Azem Galicës. Varri i Shotë Galicës është i hapur dhe i rregulluar dhe vetëm pritet që sa më parë të barten eshtrat pranë burrit dhe të bashkëluftëtarëve të saj…Kjo ëstë për cdo kritikë që pushtetarët të Fushë Krujës dhe shumë të tjerëve si nga Shqipëria dhe Kosova që nuk po gjrjnë gjuhë të përbashkët për zgjidhjen e këtij problem më karakter historik dhe kombëtar…

Në Krujë

…Shpejt moren rrugën për në Krujë, vëndqëndrimin e Skënderbeut. Ishte mrekulli të kalosh aty pari në këtë hapsirë të lartë dhe të shohesh brenda në muze mjetet dhe çdo gjë që lidhte jetën e Skënderbeut, luftën heroike dhe traditën për të ruajtur identitetin tonë kombëtar. Muzeu Kombëtar  i njohur edhe si Muzeu i Skënderbeut dhe Muzeu i Krujës, ndodhet në Krujë dhe është një nga më të vizituarit në Shqipëri. Përurimi i muzeut është bërë më 1 Nëntor 1982  kështjellën e Krujës-shpiegojnë për vizitorët. Njëkohësisht ky muze ka edhe karakterin e një memoriali që trajtohet si kullë shqiptare e Veriut.Arkitektë të muzeut jane Pirro Vaso dhe Pranvera Hoxha”. Kompleksi i muzeut është shpërndarë në disa hapësira të cilat vizitohen kronologjikisht sipas ngjarjeve…

“Ky muze është ndërtuar në kalanë e famshme të Krujës, kryeqendra e shtetit të arbërit dhe personifikim i disfatës së ushtrive osmane, për tri herë rresht, në shek. XV. Në këtë muze janë të ekspozuara mjaft objekte, dokumente dhe bibliografi origjinale, riprodhime autentike që flasin qartë për historinë e popullit shqiptar të shek. XV e më gjerë. Në këtë muze bëjnë pjesë pavione të tilla si pavioni i antikitetit dhe mesjetës së hershme, paviloni i principatave shqiptare,pasioni i pushtimit osman dhe përballimit të këtij pushtimi, paviloni i kështjellave mesjetare, i qëndresës shqiptare, kanceleria e Skënderbeut, biblioteka, salla e princave, e pinokotekës dhe së fundi paviloni i trashëgimisë dhe i jehonës. Në këto pavilone janë ekspozuar objekte prej qeramike, bronxi, hekuri, bakri, faksimile të ndryshme, ikona origjinale, shkrime, këmbanë e vitit 1462, shpata origjinale të shek. XV etj.” Gjatë vizitës mu kujtua fjalimi i Skënderbet ;

“ Ju epirotët, mund të gjenit një tjetër mbrojtës të lirisë, një tjetër përkryes të qëllimeve dhe të aspiratave tuaja, sepse, në këtë vend, s’kanë munguar mendjet e ndritura. Ju, si burra aq të fortë, të rritur në liri, që qëndruat kaq kohë nën mynxyrën barbare, nuk u mërzitët derisa të më shihnit. Po përse doni që unë ta mbaj për vete me të padrejtë emrin e çlirimtarit? Lirinë nuk e solla unë, por e gjeta këtu. Sapo më shkeli këmba truallin tuaj, sapo dëgjuat emrin tim, m’u derdhët me vrap të gjithë, më dolët përpara kush e kush më parë…

Ju më latë prapa, ju m’i lidhët menjëherë duart, ju më mbytët me shërbime aq të mëdha dhe me një gaz shpirtëror aq të madh, saqë duket se ju më keni bërë tani aq rob, sa edhe të lirë. Mbretërinë dhe këtë qytet nuk jua dhashë unë, por ju gjeta të armatosur. Lirinë e pashë se e keni kudo, në kraharor, në ballë, në shpatat e në ushtat, dhe si kujdestarë të pashoq, të lënë nga ati im, e vutë përsëri në vend, me kujdes e besnikëri të pandryshuar, skeptrin, që ma ruajtët gjer në këtë ditë, dhe më bëtë përsëri, me mundin e punën tuaj të papërtuar, zotërues të mbretërisë së të parëve të mi, pa derdhur gjak…” (Marin Barleti)…

.Pas një pushimi dhe drekimi me ushqim tradicional që ishte praktikuar për vizitorë u nisem në drejtim të Kosovës…

Please follow and like us:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube