NGJARJE QE BEJNE HISTORI

Nga Sadik Bejko

Dje, me 27 maj, isha i ftuar ne ceremonine e nderimit te Ismail Kadarese nga Bashkia Fier.

Eshte nje nderim per gjuhen shqipe, per letersine shqipe, per cilindo shkrimtar shqiptar nje ceremoni e tille nderimi.

Kadareja ka qene per ne pasardhesit e tij, mjeshteri me i larte, udheheqesi yne shpirteror. Te gjithe, e themi apo jo, te gjithe ne kemi dashur qe vepren tone ta lexonte, ta vleresonte Kadareja, ta kishte nen veshtrimin e tij Kadareja.

Ai ishte Shkrimtari, me SH te madhe.

Dhe eshte ende i tille.

Nje miresi e madhe nga ana e tij qe vlereson lexuesit,  koleget e tij kudo qe jane, ne Kavaje, ne Vlore apo ne Fier.

Per me teper se keto takime po ndodhin edhe ne kete ajer te semure, nen kete vdekjeprurese pandemi.

Mosha dhe vitet e kane bere Kadarene me te ndjeshem ndaj lexuesit, atij lexuesi shqiptar qe me se shumti eshte pasuria e tij, lexues qe mund te thuash se ekskluzivisht, kryesisht,  eshte i krijuar prej tij. Prej me se nje gjysme shekulli ky lexues panderprere u ushqye dhe ende ushqehet  nga pena e tij.

Pas ceremonise solemne, edhe dje Kadareja u ul ne intimitet me lexuesit e tij, foli. firmosi libra dhe beri foto me cilindo qe iu afrua, i buzeqeshi. Dha autografe per kedo, per ata qe blene, apo dhe nuk blene nga librat e tij.

Kjo eshte nga ato ngjarje qe neser mund te permenden ne histori.

Ngjarje qe beri histori ne Fier…

PO…

Nje takim me nje shkrimtar nderkombetar, me Ismail Kadare,  mund te beje histori, po te ndodhe, edhe ne Paris, edhe ne Hamburg, edhe ne Milano a kudo ne cdo metrepol te botes sone.

Madheshtia e tij eshte pjese, eshte pjelle e historise.

Ai 15 vjecari fierak, qe dje mori nje aotograf, beri nje foto me shkrimtarin, neser mund ta percjelle kete ngjarje deri te niperit e tij… dhe niperit te sterniperit…

https://www.facebook.com/sadik.bejko.3

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube