Nje histori horrori me zarmvenie…

0

Nga Nikoleta Kovaçi

Ne fundin e 2004-s e ne fillimin e 2005-s lindi nje gazete e re! Siç lindin ktu media ne kohe fushate! Ideja ishte jo e keqe, mbase hera e pare qe i kushtohej vemendje investigimit, aq sa ishte e mundun nan nje regjim te konsoliduar mafioz te instaluar nga nanoizmi!  U bashkuam nje grup relativisht i mire dhe nisem perpjekjen me dokumentue gjithçka qe perbante dukuri rrenimi ne kete vend!

Nje te dielë, dite pushimi per gazeten me bie nje telefon: ne filan vend ka zjarr! Flitet qe asht nje njeri brenda! Mos thashe; e kane vra! E kisha shpine me qira jo shume larg vendit te ngjarjes, pa la as syte shkova aty! Me lshuan gjunjte! Mu mbushen syte me lot! Shkova te kafja perballe! Aty ishte nje koleg! U ula me kurriz nga ndertsa qe shkrumbohej dhe s’i ktheja dot syte! Isha perpjeke njehere te ‘ Koha’ rreth nje vit para qe ta beja publike ate histori sherri te nje gruaje te moshuar, tiranse, me nje vips te mikluar nga te gjitha pushtetet! ( atehere i majte e mrapa i djathte i ethshem e madje bahet bé ne djathtizmin e tij)!

E njihja gruan e moshuar! Ma kishte tregu hallin! Me kishte thanë, e madje e kisha shkrue se: s’dal prej k’tu veç e vdekur! Po ne ate kohe, ‘Koha Jone’ ishte kunder satrapeve mafiozë te Fatos Nanos! Na e moren si shkrim me interesa personale!

Qava gjithe diten, qava edhe kur bana shkrimin! Tej te tjerave, me dilte para syve Nana jeme, mbet vetem ne katund… hiqja qindra e mijera paralele e smunda dot te jem e paanshme! Ajo grua ishte vra me zarm sepse nuk e dha shpine e vjeter, autentike, per bosin qe i duhej te ngrinte sarajet e veta! Aty u ngrit fillimisht nje karburant e ma vone nje kompleks i madh pallatesh!

Shume vite ma vone, rreth 7 vjet, u perballa prape me nje akt banditesk te ketij te majti-te djathte! Prape ne fokus ishte nje i moshuar! Prape ishte histori prone! Isha te Shekulli! Me zune priten dy makina me rojet personale! Mu tha ne telefon se s’ke shanse me e botu shkrimin se do ikesh nga puna… e ne fakt shkrimi jo vetem u botue po u hap edhe gazeta me te!

Une s’e harrova ‘Nonen’ qe u shkrumbue ne pronen e vet, e sot e asaj dite e neveris majtucin-djathtuc, pasanikun injorant dhe ordiner, krejt sarajet e tija te lincensueme nga krejt pushtetet, por e qaj sot e asaj dite e sa te kem kujtese ate grua fisnike qe s’munda ta shpetoj dot nga lukunia e mafies se ndertimit! Ne fakt s’kisha fuqi atehere e as sod, mjerisht….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok