Njerëzia zbriti nga malet, kishat mbetën atje…

0

Nga Gëzim Llojdia

1.

Kisha me emërtim të dyshimtë.

Kisha është një objekt kulti . Pozicionet në perëndim të qytetit të sotëm.  Perëndimi i perëndimit pa kufi fotografon këtë objekt kishtar , që gjendet aty prej 8 shekuj.

. . .  Jetë kishtare.

. . . E pashëmbëshme dhe e bardhë,  rrethuar nga grija e gurçeve . Stoike.  Nën kërcënime rrebesh.  Nën mjegulla të irnosura.  Era aty rreth me 100km /orë .

. . . Aty sundimi i natyrës është permanent.

Në atë hapësirë të vetmuar,  një kishë e bardhë.  Duke ëndërruar kohën e shkuar.  . . . Duke pritur kohët e ardhshme.  Në strehë të vargmalit të Karaburunit e haruar me sytë gjithë trishtim,  një kishë e bardhë.

. . .  Ç’bënte atje e vetmuar nën qerpikët e mëdhenj të vargmalit?

. . .  Si i numëronte ditënetët e saj mes kësaj pyllishteje të shkretuar e gjitha kafe të lagunës?

. . . Portreti i kishës :Fytyrëbardhë. Strehëkuqe. Hije misterioze.

Por,  kisha ruante atë çast fytyrën :dyerkyçur.  Dritare-heshtur. Tjegullakuqe. E heshtur. Zëmekur.

. . .  Dikur kanë banuar këtu, njerëz të çuditshëm në fate dhe veshje.

Kur duhet të zbresi këtu prifti për meshën ?Dyert kishin zënël losh.  Kushedi, sa kohë mbanë, që kur është larguar murgu i fundit zhgunveshur nga streha malore?

Në kohën e kooperativave,  kur besimi shpirtëror me ligj u privua u kthye në stan për bagëtitë e kooperativës.

Mirëpo aty nuk munguan besimtarët, Kam takuar dy pjesëtar të familjeve Kulluri dhe Gjipali të cilët kanë banesat pranë objektit,  që më tregonin se në atë kohë, aty vihej fshehurazi duke hedhur para dhe sende Ishte e shenjtë dhe shpesh për fshatarët e varfër fakir u gjendej dermani shpirtëror apo i lehtësonte nga ndonjë taksirat.  Kthimi në stan apo strehë për bagëtitë trishtoi jo pak banorë të saj,  sidomos ata që strehët e tyre i kishin,  jo shumë larg vendit të shenjtë.

. . . Këta murg ishin njerëz me jetë qiellore. Në këtë strehë malore e kishin shkruar jetën e tyre . Prandaj askush nuk i shihte ata se si plakeshin . As si vdisnin.  Këta nuk ishin si murgët kinez,  që vdekjes i fshiheshin duke u futur shtatë pashë nën dhe.  Kisha e tyre dhe fryma e tyre kanë ruajtur në këtë strehë malore kur dikur mund të kenë banuar njerëz,  ekuilibrat shpirtëror.  Mirëpo për të kuptuar se ç’përfaqësonte kisha në popullatën e këtij vendi, duhet të kuptojmë thelbin e tyre të besimit . Në çdo fshat , që kapërcyem kemi gjetur kishat e bardhë me kryqin e madh.  Çdo fshat ka pasur kishën e tij të bardhë dhe më qartasi,  çdo mëhallë ka pasur kishën e tij.  Dhe kjo ngase historia e besimit këtu zbret nga lashtësia .

2.

Të dhëna për kohëekzistencën dhe mënyrën e ndërtimit na fusin në një vorbull të madh.

Kjo kishë i përket periudhës së hershme bizantine,  më shkoqur kohës së perandorit bizantin Teodor në shekullin e XIII. Por,  si historian edhe studiues kane ecur vijës që i përket këtij viti.  Mirëpo ne ndeshim të dhëna që shkojnë për kohën :shekullin XII.

Çfarë ka brenda objekti: Një dhomë e vogël 6m x 9m , një kupolë rreth 3m,  të mbështetur mbi 4 harqe.  Ruhen fragmente të pikturave murale në muret e brendshme.  Kisha është e tipit kryq i lire me kupolë.

Kupola e kishës shkon deri në 3m . Ka formë rrethore . E ndërtuar më gurë të vegjël.  Në fund përfundon me një rreth tjegulle që e mbulon atë.  Sipas të dhënave kjo duhet të jetë ribërë aty nga vitet’ 70 kur kisha si objekt përfundoi restaurimin e saj.  Prof A. Meksi është marrë me të dy objektet fetare të kohës bizantine manastiri i Zvernecit por edhe me kishën e tipit bazilikë palokristiane të kryeqendrës ilire Amantia.  Studimi i plotë i kësaj të fundit është botuar në librin :”Amantia -qytet i Ilirisë jugore”. Kupola ka disa dritare të përfundojnë në krye me një hark.  Po të vërehesh me hollësi muret e saj ndesh me gurët që janë sjellë nga Oriku ku distanca nuk shkon më tepër se 2. 3 km.  Pas çdo shtrese ndërtimi vrehet re një shtresë tjegulle me ngjyrë kafe, ndërsa në lartasin 60 cm ky murr i përbërë nga tjegulla shkon madje deri në 6 radhë.  Muret kryesore paraqesin edhe formën e poligonale por jo si në Amantia me murre të thatë por të forcuar nga llaci.  Murre rrethues i saj që e mbetet diku i konsoliduar e herë i rrënuar ka ngjyrë të errtë , përbëhet nga gurë të vegjël në pjesën e sipërme dhe më të mëdhenj ata të pjesë poshtme.  Mendohet se këta gurë janë sjellë nga përroi ose gurra aty pranë.  Vendi që është ndërtuar kisha është kodër kurse përball ka një sipërfaqe të madhe zhuke, ndërsa ruan në distancë vargmalin e Karaburunit. Në afërsi të saj gjenden disa burime me ujë të ëmbël por që ruajnë kanë edhe përmbajtje kripe, burimet derdhen e bashkohen me ujërat e lagunës.

Kjo kishe i përket shek te XII-te,  nga ana e jashtme ajo ka forme kubike me kupole e tambur.  Dyshemeja e kësaj kishe ka formën e kryqit.  Kjo kishë është e llojit kryqi të lirë me kupolë. Kisha e Marmiroit,  e zhveshur nga dekoracioni, piktura murale dhe të dhënat dokumentare.

3.

Kisha gjendet në atë zonë në një pikë të lartë.  Kështu qëndron edhe besimi.

. . . Kisha sot e kësaj dite dhe gjithë kohës është thirrur me këtë emërtim:Kisha e Marmiroit.  Dhe vendi ku ngrihet kisha është quajtur sot e gjithë kohën Marmirua.  Këtu gjen shteg për të hyrë kjo pyetje;kush e mori emrin kisha nga vendi apo vendi nga Kisha? Kishat dhe shumica e institucionet fetare ndërtojnë objekte kulti që u shërben njerëzisë , përgjithësisht ato janë të shenjtëruara.  Shenjtërimi ndodhë kur aty mbetet i shënuari, pra shenjtori apo shenjtorët e tjera . Mirëpo emri Marmirua e gjetur në disa kodikë të rinj thuhet s’rrjedh nga llafi mermer.  Në fakt minierat apo kavat e mermerit në Karaburun ka pasur disa përveç më të famshmes , Grama, që është përkundruar saj në bregun tjerë të hapësirës ujore.  Disa autorë të tjerë shqiptarë bëjnë këtë llaf të tyre: emri i kishës është një perlë e Shqipes “Marmiroi=Mar të mirën”.

. . . Ka autorë të tjerë që e lidhin këtë kisha të bardhë me emrin e Marisë,  nënës së Krishtit.  Të dyja këto duhet të bëhen objekt për historianët.

. . . Termi mermer bie sepse një objekt i shenjtë kulti nuk mund të marrë emër për shkak të gurëve të saj apo të kavave të mermerit.  Një mundësi më e mirë dhe më e pranueshme është që ajo të ketë emrin e nënës së Krishtit, duke u nisur edhe nga manastiri i Zvërnecit si dhe nga pozicioni i tyre në perëndim që do të mund të shikoheshin nga një sy i kthjelltë vrojtues në një distancë jo më tepër 20 km vijë ajrore.  Të dyja në perëndim të dyja të ndërtuara pranë ujit dhe me një stile ndërtimi kryq i lirë me tambur apo edhe për kohën e ndërtimit.  Nëse shqyrtojmë thënien e apostull Pavël: Nga Jeruzalemi deri në Iliri shpërndava mesazhin e Krishtit” kuptojmë se misionarët e krishterë në ngritje institucioneve fetare kanë si bazë mësimet dhe mesazhet e Jezu- Krishtit , kështu që ky objekt fetar ka pasur një ndër këta emrat pra ndoshta Mari dhe vendi mori emrin e kishës.  Ku do të shkosh tek Kisha e Maries?

Apo si do të tingëllonte në besim fjala po shkojë tek kisha e mermerit? E habitshme për kohën dhe besimin që shpërndan ndër besimtarë . Nga emërtimi i kishës është edhe emetimi i vendit.  Duke qenë se kisha është ndërtuar në kohën kur qyteti i Orikut të lashtë kishte kohë që flinte nën ujëra të lagunës , institucioni fetar u bë për të gjallëruar besimin , mirëpo pyetja është e thjeshtë kush shkonte tek kjo kishë.  Banorët e trevës së Dukatit a mund të shkonin nga vendbanimi i sotëm deri në fushë të paktën 1 0km?Gërmimet arkeologjike dhe punimet bonifikuese të kënetës nxorën në pah faktin për gjetje të cilat tregojnë faktin se ka pasur banorë qe shkonin në kishë.  Mund të merret edhe rasti tjetër . Që ajo ka qenë një manastir si ai Zvërnecit.  Për qetësinë hyjnore, aty ku mesazhet zbërthen më qartë dhe më mirë.

Pasthënie

. . . Kisha ruante në vetvete, hijen e mjegullt, që e mbështjell me misterin, që në përgjithësi ruajnë të gjithë shtëpitë e besimit.  Mirëpo cilado qoftë e vërteta, unë kam besuar se banesat e Zotit, kërkojnë lartësi resh.  Por kjo kishë pra ndërtesë kulti a ishte në dukje pra u përmbahej këtyre parametrave qiellor si ndoshta ishte shenjë e komunikimit me Zotin ?Ajo ishte ndërtuar në fushë për dy qëllimet që thanë, ose do tu shërbente banorëve të zonës, por mund të ishte edhe një soj manastiri . Gurët e avllisë,  pushtuar ishin prej pluhurit të kohës.

. . . Përse ishte braktisur vallë edhe në kohët e sotme? Mos shkaku është qytetërimi i fundit, që i zbriti nga lartësitë e shpirtit në humbëtirën e qytetërimeve të paskurpullta? Njerëzia zbriti prej këtyre lartësish, për të gjetur fushimin.  Ndërkaq kishat,  manastiret me murgjar, varret e tyre mbetën atje nën pikëllim, nën lartësi malesh, por nën retinën e pemëve gjethembuluar.  Njerëzia në këtë zbritje nuk harroi të mblidhte por të merrte me vete pasurit,  orendit,  prodhimet , bagëtitë.  Mirëpo atje lanë ose harruan thesarin e shpirtit të braktisur. Ju zbrisni nga këto male.  Por këtu është shtëpia e Zotit të vërtetë.  Kisha ka edhe atje poshtë maleve, mirëpo vendasit thonë se ndryshimet janë të mëdha.

. . . Mirëpo në qirindezësin me kryq, një qiri i shuar, që kur s’dihet dhe ca monedha të hedhura, ishin dëshmi se njerëzit kanë lëvizur aty afër . Kur kishin ardhur këtu, besoj më rruzuj lotësh,  njerëzit e besës shpirtërore ? Në atë vend, mes diagrames të rrahjeve të zemrës,  udhëtarët e shpeshtë të këtyre luginave të heshtura e kishin respektuar besimin dhe fenë në përgjithësi, pavarësisht se mund të mos i përkisnin atij.  Ata, nuk mund ta kapërcenin udhën, kur shenja e qytetërimeve qartazi ishte shprehur.  Besimin mos e humb.  Pra duke kapërcyer udhën e kishës, duke e respektuar institucionin e saj të paprekshëm deri në fund me kodin e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok