16/04/2024

NJERIU, PROFESIONI DHE LIGJI (1)

0

Nga Fahri Dahri

1)- Institucioni apo individi?

– Nuk është duhuri që të jesh i pavëmendshëm në rastet kur trajtohen qendrimet ndaj kombit.

Me aq sa dimë, duhet të flasim.

Për rastin e diskutimeve që kanë lindur me “Rishikimin e Historisë”, për të cilën me të drejtë po shfaqen shqetësime, dëshiroj të kujtoj disa probleme të pakëndshme që praktikisht kanë dëmtuar demokracinë, imazhin profesional të specialistëve dhe të vendit. Trajtimi do të bëhet i thjeshtë, jo teorikisht, me referenca bazuar në realitetet e përditshme, në praktikat e gabuara të ndjekura gjatë këtyre 30 viteve (1991-2021).

  1. a) Keqardhje për tjetërsimin e

konceptimit të detyrave dhe të drejtave të çdo njeriu, sidomos kur ndodhen në funksione të larta shtetërore, në institucione të rëndësishme nga ku  vendosen fatet e vendit, të shoqërisë dhe individit.

Lidhur me këtë konceptim, shoqëria dhe individi në çdo profesion, duhet të jenë të vetëdijshëm se tek i njëjti person qendrojnë dy të vërteta:

– njeriu dhe profesioni;

– njeriu dhe karakteri.

Çdo njeri profesionist, në zbatimin e detyrave të ngarkuara, është i detyruar të jetë një i vetëm, i përbërë me tre të njëjta ku përfshihen: Njeriu, profesioni, karakteri.

  1. b) Nuk arrij të konceptoj që një njeri profesionist, të bjerë në nivele që të mohojë profesionin për ti bëjë hosana politikës, në ç’farë do kohe që jeton.

Më shkoqur. Absolutisht nuk arrij të konceptoj që në rastin e “Rishikimit të Historisë”, një historian i vërtetë ta shkëmbejë profesionin në raport me interesat jo ligjore dhe të pranojë të dëmtojë karakterin e tij, të familjes, fisit dhe të kombit. Historiani profesionist nuk duhet ta shtrëmbërojë historinë sepse ja kërkon politika e çdo kohe qofshin të majta apo të dhathta, miku apo armiku. E kundërta, nëse ndonjë historian, i çdo niveli qoftë (apo çdo profesionist në funksion) vepron jo si profesionist, duhet ta dijë se, gjithçka që shkruan, nga çdo lexues kuptohet që në frazën e parë, nëse është profesionist dhe shkruan saktë, apo  është historian i “tredhur”, sharlatan, mohues i vetvetes dhe turpërues i atyre që e rrethojnë.

  1. c) Situata aktuale ku mbizotëron e keqja e shoqërinë tonë është funksionimi i deformuar i sistemit të drejtësisë, prandaj është i nevojshëm përqëndrimi.

Për të kuptuar dëmet që shkakton profesionisti, kur dëgjon dhe merr në konsideratë ndërhyrjet politike, do marrim për krahasim veprimin e një mjeku kirurg. Nëse gjatë operimit do të vepronte duke ndërhyrë politika, ai në vend të operojë apandesitin, operon zemrën. Rezultati i punës së tij do ishte fatal për pacientin. Me këtë ndjesi dhe përgjegjësi duhet të punojë çdo profesionist. Profesioni është saktësi, zanat, ndërsa politika kur ja kërkon puna e përgënjeshtron veten.

Duhet të kuptojmë, të bindemi dhe të mësohemi se politika ndikimin e saj e realizon në projekt dekretet, projekt ligjet dhe në miratimin ose mos miratimin e tyre në Kuvend. Nëse një projektligj miratohet, ai kthehet në ligj. Nga ky çast ligji merr plotfuqishmëri me detyrim Kushtetues për zbatm nga të gjithë lojtarët, ose palët. Që nga ai çast çdo kundërshtim i ligjit, jo vetëm vlerësohet “Nul”, por krijon precedent kundër Kushtetutës. Lejohet (në disa raste tek ne bëhet edhe i qëllimshëm) veprimi i “dy pushteteve”. Ky dublim ka krijuar mosmarrëveshjet dhe konfliktet politiko-partiake deri në antagoniste. Të këqia të cilat janë vërtetuara gjatë 30 viteve tek ne.

Personalisht në profesionin tim dhe detyrat që kam kryer, si para 90-tës dhe mbas 90-tës, nuk jam ndikuar nga politika e kohës, por jam bazuar vetëm në ligjet përkatëse. Me këtë konceptim kam punuar dhe drejtuar, kjo ka qenë dhe arësyeja e vlerësmit profesional nga të 14 ministrat, të majtë dhe të djathtë, me të cilët kam punuar në  periudhat para dhe pas nëntëdhjetës. Shembulli nuk vlen për “Belulin”, por për seriozitetin në zbatimin e ligjeve nga kushdo dhe në çdo kohë. (Për të shuar ndonjë kuriozitet, nuk jam përfshirë në politikë. E njoh politikën, por i jam përkushtuar profesionit). Politika për të realizuar programet e saj, i konkretizon gjatë periudhave të hartimit, përpilimit të projekt ligjeve. Aftësia e partive për ndikimin e tyre politik vendoset në Kuvend. Miratimi ose jo nga Kuvendi i projekt dekreteve, projekt ligjeve janë tëi detyrueshme për zbatim për të gjithë, përfshi dhe partitë politike.

Prandaj specialistët në punët e tyre,   ligjërisht nuk detyrohen të ndikohen politikisht. Po kështu dhe partitë nuk duhet të mbajnë qendrime partiake ndaj specialistëve kur ata, në detyrat që kryejnë zbatojnë ligjet.

ç) Nuk arrij të kuptoj asnjë nga rastet që disa institucioneve të ndryshme shtetërore, kur u paraqiten ankesa për ti zgjidhur, si lumenj derdhen opinione dhe komente se përgjigja për zgjidhjen e ankesës do të varet nga numrat e “trupit gjykues”!?.

Fillojnë “thashethemet” prej analistave, komentuesave, opinionistave, si në ekranet televizive dhe në të gjitha mediat (megafonët partiakë), duke hamëndësuar me mendimet e tyre “brilante” .

Sipas përkatësive, disa prej tyre deklarojnë të “bindur” (megjithëse nuk kanë asgjë në dorë, veç honorareve) se vendimi do të favorizojë të majtën, pasi raporti i gjyqtarëve është 3 me 2 ose 5 me 2, etj. Ata të palës tjetër deklarojnë se zgjidhja e ankesës do të favorizojë të djathtën, pasi raporti është mbi 50% për ‘të. Këto deklarime, sipas numurave, hedhin poshtë vendimmarrjet ligjore dhe ngrejnë lart vendimmarrjet politiko-partiake. Mendime pa llogjikë, lemeritëse, por vepruese tridhjet vjet me radhë!!!

Nëse çdo ankesë pritet të zgjidhet nga institucionet e larta, fjala vjen, të drejtësisë, mbi bazën e raporteve numerike, në konceptimin tim, kjo nuk është zgjidhje ligjore, por zgjidhje militantësh. Asnjë dekret apo ligj nuk duhet të ketë dy apo tre interpretime dhe këto të shërbejnë për orekset e  palëve politike.

Fjala vjen, konkludoj se Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, Komisioni Zgjedhor etj. absolutisht nuk duhet të “numurohen” me përkatësitë partiake, por vetëm me respektimin e ligjeve dhe akteve ligjore përkatëse, ndryshe nuk kemi shtet ligjor, por kemi, siç u tha, veprime ekzekutive nga “dy pushtetet”, që veprojnë sipas “inateve” dhe “interesave” partiake.

I njëjti ligj nuk mund të interpretohet nga specialistët sipas kërkesave imediate të politikës, mbasi politika të drejtën e saj e ka ezauruar mlnë seancat përkatëse të Kuvendit.

  1. d) Ndalemi në një rast të freskët, tek ftesa aktuale që maxhoranca i bën opozitës për të “Bashkëpunuar”. Ftesa vazhdon të komentohet në mënyra të ndryshme. Këtu, për mendimin tim, ka vend që analistët, opinionistët dhe mediat në tërësi duhet të japin kontrubutin e tyre profesional, pa gjykuar ftuesin, cilido qoftë.

– Nëse ftesa konceptohet politikisht, komentet dhe interpretimet partiake që kemi dëgjuar janë të drejta.

– Nëse ftesa do të konceptohet nga të dy palët juridikisht dhe ekonomikisht në rapor. edhe me problemet e kohës në të cilën kërkohet, duhet ndalur për t’u gjykuar dhe studjuar në efektet mbarë shoqërore që mund të rrjedhin nga bashkëpunimi.

* Po qe se bashkëpunimi është gjithëpërfshirës, me pjëmarrje edhe në qeveri, kjo ka defekte. Defekti kryesor është deformimi i vullnetit të elektoratit dhe lë të kuptohet se tentohet për shmangiet nga përgjegjësitë dhe mbulimet e mangësive.

* Po qe se bashkëpunimi kërkohet të jetë në Kuvend, mendoj se është një nga parimet themelore të funksionimit të shtetit demokratik. Miratimi i ligjeve me bashkëpunim, mirëkuptim dhe me votim të vullnetshëm, të bindshëm dhe të pandikuar, jep garanci të plota në zbatimin e ligjeve nga të gjitha palët. Kjo, në konceptimin tim, pastron dhe siguron rrugën për krijimin dhe forcimin e shtetit ligjor.

Pse duhet të trajtohet si herezi, nëse një ministër shkon në ndonjë bashki, që në krye të saj është zgjedhur nga pala tjetër dhe të dy së bashku ndjekin punimet e rindërtimeve nga tërmeti; apo vizitat nëpër spitale kur trajtohen të sëmurët nga COVID-19?. Këto takime janë të nevojshme se i shërbejnë kontrolleve për realizimin e objektivave të strehimit dhe shëndetit të pacientëve, që nuk ndahen si të majtë apo si të djathtë. Janë objektiva që i përkasin të gjitha partive, të majta dhe të djathta. Prandaj, interesime të tillë nuk mund të jenë “mollë” sherri mes partive. Çdo kohë ka ndarjet e saj, shekulli i kaluar kishte ndarjen e popullit në komunistë, ballistë, punëtorë, kulakë etj. Shekulli mbas tij duhet të karakterizohet nga demokratë dhe socialdemokratë, që nuk duhet të ketë diferencime klasore, as urrejtje, por partneritet për më të mirat.

Nga këto shkuarje, nxirren edhe defektet, të cilat i shërbejnë opozitës për të kritikuar dhe për tu përmirësuar.

Demokracia nuk ka urrejtje, as mllefe, por “gara” kush arrin të bëjë më shumë për vendin dhe shoqërinë.

ç) Shpesh, gjithandej ndeshemi me egërsinë, hakmarrjen dhe ndarjen e shoqërisë tonë, duke vazhduar me konceptin e luftës së klasave. Një ndarje e rëndë mes njerëzve, pa e tepruar edhe brënda familjes, e cila krijoi urrejtje, armiqësi të neveritshme. Fatkeqësisht po kalojnë tre dekada dhe ajo “farë e keqe” që mbolli rregjimi, nuk është shkulur nga shoqëria, por përdoret gjërësisht duke u ndarë padrejtësisht në dy grupime:

*) grupimi “sulmues”, gjoja me mbrojtjen dhe marrjen hakë nga e djeshmja dhe,

*) grupimi “mbrojtës”, gjoja për t’u mos poshtëruar nga e djeshmja. Mendoj se të dy grupimet, nuk duhet të bien në “kthetrat” e luftës së klasave. Ko duhet të “ndreqet” dhe jo të përdoret ga të dyja palët partiake si të majtat dhe të djathtat. Përmbysja e qeverisjes që përdori luftën e klasave, nuk duhet lejuar të kuptohet si fitore e njërës palë dhe humbje e palës tjetër, por është fitore e mbarëshoqërisë. Kështu vendoset demokracia. Duhet kuptuar se mbas nëntëdhjetës, për shoqërinë tonë, diferencimet sociale që vepruan dje, sot ato janë çvleftësuar dhe nuk duhen lejuar të vazhdojnë përçarjen e familjes tonë të madhe.

Shteti ligjor, vetë demokracia, brenda saj nuk ka palë, pra palët janë shuar.

  1. d) U ndala tek disa nga të këqiat që na kanë shoqëruar, me synim për t’u shkëputur njëherë e mirë prej tyre.

Në konceptimin tim, këto të liga duhen ndrequr, sepse po vazhdohet përsëri të jemi mbërthyer mëndërisht  prej kurthit të ideologjive antishoqërore. Vazhdojmë të luftojmë me mëndësitë e para nëntëdhjetës ndaj njëri-tjetrit dhe në vend që të shohim drejt të mirave, përmirësimeve, kemi mbetur duke u marrë me të shkuarën, e cila e bëri gjëmën dhe nuk na lëshon. Ajo kohë me “bëmat” e saj, të na vlejë për të mësuar ç’farë ishte e keqe dhe kush është e mirë. Ecuria gjatë 30 viteve, në disa drejtime është baraz me “në vend numuro”. Kjo është shqetësuse, duhet thënë ndal duke vepruar për ndryshim.

Sigurisht e shkuara nuk harrohet, por me ‘të duhet detyrimisht t’ua lëmë të merren institucionet e ngritura. U takon partive politike dhe institucioneve shtetërore dhe jo shtetërore të merrem seriozisht me gjetjen e metodave për tu shkëputur shpirtërisht dhe moralisht nga konceptet që na kanë “zënë frymën” prej afro 80 viteve.

E gjitha sa trajtova mori shkas nga trajtesat dhe artikujt, të cilët vërtet tregojnë shqetësimet që kemi  për fillimin, kujdesin dhe saktësinë që kërkon “Rishikimi i historisë”.

Historia nuk është, po e thjeshtoj shumë problemin, as e partisë socialiste, as e partisë demokratike, apo kujdo partie tjetër. Historia është e gjenezës, e të gjithë shqiptarëve, për të gjitha kohërat, që nga PELLAZGJIA e deri sot, me të mirat dhe jo të mirat

Mirë bëhet që, ndonjë anëtar komisioni e ndjen veten se nuk shkëputet dot nga militantizmi, është nder për ‘të të dorëhiqet.

Studjues Fahri Dahri

Itali, më 03/06/2021.-

……………………

Shënim (1): Trajtimi i temës është shkruar bazuar në jetën tonë praktike, pa referenca teorike, brenda një periudhë afro 80 vjeçare, të drejtuar dhe udhëhequr nga dy pushtete, ai i ashtuquajturi popullor dhe i ashtuquajturi demokrat.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok