Nji vrasje dhe biografia e viktimes si lamjeduarsh e Policise!

0

Nga Nikoleta Kovaçi

Gjetja e nji trupi te pajete ne ane te lumit Shkumbin, diten e djeshme, u transmetua nga Policia e Shtetit si nji statistike! Sigurisht, ne fund te vitit do ta ndihmoje kete Polici qe te hartoje raporte e grafiqe me te dhena konkrete dhe do te sherbeje si nje numer qe i nderon krahasuar me vrasjet e nje X periudhe ma pare! Sidomos kur rreken te krahason me pushtetin e rivalit te tyne te ‘miqezuem’ se fundmi!

Por vrasja e Elton Mermalit nuk asht thjesht shifer, as statistike, as nje ngjarje dosido dhe pa impakt te njemendshem per kedo qe e njeh realitetin e nandheshem ketu! Sidomos per ata qe njohin historine e hasmerise se grupeve rivale me tharm politik ne Lushnje! Vrasja e Mermalit asht nder te tjera edhe nji paralajmerim se hallkat e ekzekutimeve jane aty dhe te fuqishme madje!

Ajo qe ra ne sy dje me reagimin e Policise dhe sot me heshtjen gjithfaresh lidhet me servirjen e se shkuares se viktimes ne pjaten e medias! Menjehere copy-paste i ketij “ushqimi” pati efektin e vet: Viktima asht anetar i Bandes se Lushnjes, ka nje liste te madhe me vepra penale! Me pak fjale: Policia legjitimoi vrasjen e ketij njeriu! Siç ndodh rendom koheve te fundit! Ashtu ndodhi edhe me Aldin, djalin 21 vjeç, qe ma shume i nxoren vepra penale se kishte vite te jetes se vet, nderkohe qe nuk u tha asgja mbi shkaqet qe sollen ate ngjarje te rande e fatkeqe pafund…

Por nese ne rastin e Aldit, Policia nxitoi te fajesonte nji djale ne grahmat e fundit te jetes, ne rastin e Elton Mermalit policia nxitoi qe me te shkuemen e tij te mbulonte maskaraden e vet, paaftesine e vet, pafuqine e vet dhe dorezimin e turpshem te edhe atij pak profesionalizmi qe mund te gjendet nder ta! Ne vend qe te tregohej se si kishte perfundue trupi i pajete aty? , kur dhe ku ishte rrembye?, kur kishte marre nese kishte marre ndonje qyqe dijenie policia per rrembimin e ktij njeriu, policia na tregon se ky e kishte “mbush kupen”! Me pak fjale “lau duart” duke u vetdistancue nga ai krim i rande!

E di qe qeveritarët tane te korruptuem dhe ne sherbim te nje pushteti absolut te kryepolicit-kryexhandar Edi Rama, do te thone se me keto ngjarje bahen edhe filma neper Bote, por lenia ne meshire te fatit e asaj ngjarjeje shkon shume ma pertej vrasjes se nje personi qe etiketohet per se vdekuni se anetar i nje Bande me emen! Braktisja e asaj ngjarjeje le shteg te hapun per te gjithe ata qe jane te gatshem te lajne hesape me shoshojne!

Une e di, dhe do t’me dukej krejt paradoksale, qe policia jone te levizte dhe te çonte njerez ne pranga per kete vrasje, pasi krejt bandat e ktij vendi kane bekimin e ‘policit’ dhe te njerzve me pushtet! Por te pakten mos te bahet perçuese kaq e drejtperdrejt mesazhesh per gangot e gatshem per te kryer ekzekutime si neper filma! Te rrembehet robi ne mes te qytetit, te vritet, te hidhet ne nje zone tjeter dhe policia te mos kete asnje lloj informacioni kjo asht pak me thane se na jena ne duar killerash! Veç Zoti e rastesia na shpetojne; atëherë pse na duhen 11 mije e sa policë qe ka ky vend?! Vetem me gjobit njerez te pamundun, me arrestue femije me cigare hashashi apo burra e gra qe s’munden me pague faturen e energjise elektrike?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok