NON-PAPER, TËRË BALLKANIN DO E HUDHTE NË SHERR

Nga Dedë Preqi

Dikush me një qëllim të caktuar e futi në lojën politike këtë term të ashtuquajtur «non-paper», i cili për një kohë të shkurtër nxiti edhe reagime të shumta në gjitha mediumet e ndryshme deri edhe te ato ndërkombëtare, sepse moderimi i këtij termi, si një lloj iluzioni dhe inicimi, që për një vëzhgues të kujdesshëm dhe të mprehtë, do ti duket diçka e programuar dhe tipike, poashtu edhe për imazhin e kohës moderne dhe bashkëkohore, një gjë e tillë do të tingëllonte si një iniciativë ngacmuese…

Për ta kuptuar termin e tillë si diçka që nuk mund të jetë zyrtare dhe në kuptimin e një qëndrimi zyrtar të një qeverie të caktuar, por «non- paper», konsiderohet si një lloj kyçje «tipike» në pikat e diskutimit për një çështje konfidenciale në mes atyre vendeve ku nuk i kanë të mbyllura proceset e një marrëveshje përfundimtare.

Edhe Gjermania e Franca, e kanë hedhur poshtë mundësinë që njëra, apo tjetra e kanë hartuar, apo futur këtë lloj termi në diskutim të ndonjë niveli të lartë të BE-së, si një lloj parapërgaditje, kur në këto ditë do të ndodhte takimi i kryeminstrit të Kosovës, z.Albin Kurti dhe kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në mënyrë që në tavolonën e bisedimeve të shqyrtohet edhe një temë e tillë, për ndryshimin e kufinjëve.

Edhe Sllovenia, e cila përmes kryetarit të saj z.Janez Jansha, ndonse këtë lloj «non-paper» e futi në skenën e mediumeve dhe në Këshillin e Evropës, në mënyrë që të rikonfigurohen  dhe rregullohen kufijt e Ballkanit perëndimor, e cili plan, përveq vendeve tjera që kanë probleme të pa zgjidhura ndërkufitare, një çështje e tillë do e prekte edhe çështjen e pa zgjidhur në mes Kosovës dhe Serbisë.

Mirëpo, edhe shteti i Sllovenisë, këtë çështje e mohoi, edhe pse partitë e majta sllovene mund ta pretendonin si një çështje të mëhershme, përshkak se ka ekzistuar një mosmarrëveshje me demarkacionin në mes Sllovenisë dhe Kroacisë, por një mosmarrëveshje e tillë është zgjidhur përmes Gjykatës së Arbitrazhit në Hagë, duke mbetur si fqinjë të mirë dhe si dy vende anëtare të BE-së.

NON-PAPER, edhe për Kosovën, ky term do të ishte një ekuacion me shumë të pa njohura edhe pse sipas disa ideologëve mendohet se, ideja e shkëmbimit të teritoreve mes Kosovës dhe Serbisë, do të zgjedhte një problem  të kahmotshëm në mes këtyre dy vendeve, mirëpo një realitet të mundshëm askush nuk mund t’a  garantojë se nuk do të shkakëtonte një stuhi konfliktesh në mes vendeve të rajonit dhe Ballkanit perëndimor, duke rrezikuar edhe stabilitetin e këtyre vendeve.

Atëherë, nuk mbetët tjetër se, «non-paper» apo një projekt i tillë, që do të qarkullonte në këtë mënyrë,  nuk e ka burimin dikund tjetër, vetëm nga kuzhinat e politikave të Serbisë, e cila sa herë që do të ndodhin takime të niveleve të larta në Bruksel dhe dikund tjetër në qendrat e Evropës, që kanë të bëjnë me tema të rëndësishme, sikur që është dhe çështja e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, gjithëherë dalin dhe shpërndahen projekte të tilla, me çëllim që qeveria dhe politika e Kosovës, të ç’orientohet, duke u marrë me tema të tilla, por edhe të rrezikshme.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube