23/04/2024

Nuk ka shtet të fuqishëm pa ekonomi

0

Nga Vladimir Shyti,  Durrës

Një mësues i madh i lumturisë, me të drejtë i ka ndarë nevojat njerzore në tre grupe. Në grupin e parë hyjnë nevojat e natyrshme dhe të domosdoshme, pra ato që sjellin dhembje nëse nuk përmbushen. Duke qenë se reduktohen vetëm me ushqim dhe miqësi, nuk është e vështirë për t’i kënaqur. Në grupin e dytë bëjnë pjesë nevojat e natyrshme, por jo të domosdoshme si seksi, që kërkon sistemime dhe korigjime;kjo nevojë është më e vështirë për t’u kënaqur. Në grupin e tretë hyjnë nevojat jo të natyrshme dhe jo që nuk mund të duhen me patjetër, si pasuria, madhështia, salltaneti;këto janë të panumërta dhe shumë të vështira për t’u arritur.

Eshtë e vështirë për shtetin tonë, madje e pamundur, përcaktimi i këtyre grupeve, sidomos të dëshirave tona që lidhen me pronësinë dhe zotërimin. Në të vërtetë në Shqipëri ndodhi çudia më e madhe në planet. Ky faktor i marrë veçmas, është fare pa kuptim, ashtu si numëruesi i një thyese pa emërues. Pra, bëri të lumtur ata që nuk kishin kurrë pikësynime, dikush tjetër, duke patur njëmijë herë më shumë, ndihet fatkeq dhe i pashpresë nëse do ta mbytin vështirësitë.

Kur objektivi është jashtë horizontit vetjak, nuk ka asnjë vlerë. Kështu pronat e të kamurve nuk e turbullojnë shpirtin e të varfëve, por kur rrëmbehet në mënyrë të pa të drejtë nuk ngushëllon shpresat e zhgënjyera dhe, pritet pakënaqësia, ku shteti humbet besimin, pse jo pritet dhe furtuna. Pasuria është si uji kripur, sa më shumë të pish, aq më shumë ke etje. Dhe, në këtë vend etjen po e shuajnë vetëm të fortët, që përfituan nga fajet e partive-shtet, duke e lënë vendin në mjerim të plotë. Më absurdja është se, flasin për aroedrome në katër-pesë qytete të Shqipërisë, ku njerzit e pakënaqur nga regjimi presin diçka tjetër, ekonomin e vendit të tyre. Flasin për pika luksoze turistike, ku shqiptari, nuk mund të shijoj brigjet e atëdheut të vet. Do të ndërtojnë tunele për udhët automobilistike, kur aksidentet po marrin dhjetra e dhjetra jetë njerzish. Flasin për bujqësinë, ku bujku e hedhë prodhimin në kanal, ndërsa ishte folur nga qeveria për një përkrahje me përsosmëri të lartë. Këto fakte dhe shumë të tjera janë humor qeveritar, ku arritën të zvogëlonin faktorin e zotrimit duke udhëhequr me motivin përça-sundo.

Pikërisht këtu qëndron aspekti dhimbshëm i një fatkeqësie që ka pllakosur tërë vendin tonë. Plaga ka zënë kore, ndrydhja, mjerimi dhe dëshirat e popullit tonë, fatkeqësisht pushojnë dhe do të shpërfaqen derisa do të zgjasë ky operacion. Kështu njeriu shqiptar u mësuau me rrethin e gjërë të pikësynimëve që kishte dhe u bënë mospërfillës ndaj asaj që kemi. Kryeministri kërkon fasada piktoreske, por populli kërkon elementin jetesë. E tillë është vërtetë, mendja e shqiptarëve mbi këtë vend, e ngjashme me ditët që po qeveris babai kombit dhe i perëndive.

Shpesh qortohen njerzit, se dëshirojnë dhe parapëqejnë paranë mbi të gjitha, atëhere mund të vështroni listat e gjata nëpër ushqimoret e vendit tone. Ushqimet dhe ilaçet janë të dobishme për të uriturit, por,  ku është paraja?Të gjithë e ëndërrojnë, por më kot, atë e zotëron një e treta e shqiptarve(oligarkët)Pra, si do t’a bëj shtetin të fuqishëm zoti Rama…!?Duke ngritur me pikatore pagat minimale, apo duke hedhur vështrimin nga fqijët tanë. Jo, kjo nuk zgjidhet kështu, kryeministri dhe populli e di zgjidhjen, ose ka njerëz të paaftë në rrethin e tij ministror, ose bën një sy qorr. Ndonse ky është gjykimi më i thjeshtë dhe europa sheh atë çfar paraqesim, duke parë qëndrën e Tiranës, por për popullin e varfër nuk është aspak thelbësore për lumturinë e tyre. Ata përsëri vazhdojnë të mbiçmojnë vlerësimin e të tjerëve, ndoshta për shkak të një dobësie të veçantë të natyrës sonë dhe, krenarisë, të cilën na e llastojnë të huajt. Pikërisht këto lëvdata të trilluara, që ne u besojmë si macja që gërhet kur e përkëdhelin gjejnë miratime tek të huajt dhe ne arrijmë të ngushëllojmë mungesën e një lumturie të vërtetë. Kjo karakteristikë e tillë, që po ushtron mjaftë ndikim mbi sjelljen tonë janë shfrytëzuar nga qeverit, që kanë ardhur në pushtet e vazhdojnë me qeverinë që u ligjimitua e u betua para presidentit, i cili nuk di ende se ku e kokën.

Prandaj sipas pikpamjes sime, duhet të kufizojmë ndjeshmërinë e tepërt ndaj opinionëve të të tjerëve. Mjaftë më me lajka, as të fyejmë, sepse të dy rastet janë të lidhura me të njëjtin fill. E nëse nuk veprojmë kështu, do të mbetemi skllevër të opinionit dhe të mendimit të gjithkujt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok