Nxjerrja e dokumenteve historike nga arkivat dhe bibliotekat e shteteve europiane

0

Nga Gjon Keka

Do të ishte tepër e dobishme për kombin tonë,nëse institucionet tona akademike, ato të arkivave, bibliotekave instituteve të historisë e albanologjisë dhe fushave tjera kërkimore të ishin të interesuara të nxirrnin dokumentet arkivore e bibliotekare mbi historinë e kombit tonë arbëror europian nga arkivat dhe bibliotekat e shteteve europiane që ruhen aty.

Një kordinim i mirë me këto institucione dhe formimi i një grupi studiuesish e historian të fushave të ndryshme e periudhave të ndryshme historike , pastaj lidhja apo bashkëpunimi me arkivat dhe bibliotekat e shteteve europiane do të kishte një dobi të madhe në përmbushjen e misionit të madh të gjetjes dhe mbledhjes së dokumenteve të historisë së kombit tonë e cila është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe do t’i shërbente të vërtetës dhe forcimit të themeleve të autoktonisë ,gjuhës dhe identitetit tonë kombëtar arbëror europian.

Prandaj nisur nga kjo,i ftoj institucionet ,si ato akademike, të arkivave e bibliotekave dhe instituteve që të bëjnë të mundur me anë të mbështetjes së shtetit tonë dhe ambasadave në vendet ku ka dokumente historike të kombit tonë që të krijohet një grup studiuesish ,specialistësh e historianësh dhe të nxjerrin si bletat mjaltën për historinë e kombit tonë ,ashtu që brezat ta mësojnë të vërtetën dhe bota të njohë edhe më mirë të kaluarën dhe kontributin e iliro-arbërorëve në historinë e njerëzimit.

Nëse kjo iniciativë e imja dëgjohet do të ishte në dobi të kombit tonë dhe historisë së saj, unë këtu ku jam do të jem i gatshëm që sëbashku të nxjerrim dokumentet historike që ruhen në arkivat dhe bibliotekat e shteteve europiane e në këtë rast në bibliotekat dhe arkivat e Austrisë.

Por,nëse kjo iniciativë nuk dëgjohet atëherë, nuk kam se çfarë të bëjë ,duhet që me forcat vetanake dhe mundësit t’i qasem e të vazhdojë hulumtimet në arkiva dhe biblioteka që deri sa të jem gjallë të nxjerrë dokumentet historike që janë mbuluar nga pluhuri i harresës e që janë të shumëta dhe me shumë vlerë e interes për zbardhjen e plotë të së vërtetës së historisë së kombit tonë arbëror europian.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok