Oda Legjendare e Junikut

Vatër e kuvendeve, besës dhe rezistencës shqiptare …
Kullat e rezistencës shqiptare të moshën njëqind deri në pesëqind vjeçare, ishin vatra të tubimeve të krerëve të fiseve dhe të burrave të Lëvizës kombëtare shqiptare, marrjes së vendimeve me rëndësi historike për një të ardhmëri më të mirë popullit shqiptarë, zgjedhjen e mosmarrëveshjeve në mes fiseve. Këto kulla historike dekada me radhë u dogjën dhe u rrënuan nga pushtuesit shekullor.
Nga Hasan Hasanramaj
Oda e Junikut e moshës 543 vjeçare është objekt ma më rëndësi historike dhe vatër e mbajtjes të kuvendeve, të lidhjes të besës, të miratimit të vendimeve historike për organizimin e rezistencës, çlirimin e Kosovës dhe tokave shqiptar. Në Odën e Junikut u bë pajtimi i gjaqeve dhe ngatërresave në mes familjeve, individëve dhe fiseve. Në Kuvendin e Junikut në mesin e dyqind e pesëdhjetë delegateve nga tokat shqiptare ishin edhe: Luigj Gurakuqi, Ismajl Qemajli, Isa Buletini,Hasan Prishtina, Bajram Curri, Beqir Vokshi, Azem Bejta e shumë burra të njohur të rezistencës të kombit shqiptarë. Në këtë kuvend unanimisht u bë betimi për fillimin e kryengritjes së përgjithshme shqiptare kundër pushtuesve shekullor. Zona Neutrale e Junikut në dhjetor të vitit 1921 e deri në shkurt të vitit 1923 mundësoi mikpritjen e madhe shqiptare, strehimin, sigurimin e bukës, besë, mikpritjen e dhe përkrahjen e pesëmijë patrioteve të Lëvizjes të rezistencës kombëtare shqiptare, kryengritës në krye me burrat e mëdhenj të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në luftë kundër okupatorit shekullor turk dhe serbo-malazias. Kullat njëqind deri në pesë qind vjeçare ishin monumente publiko- shoqërore, individuale të cilat kanë një histori të veçantë ishin seli zbatuese e pavarura e Kanunit të Lekë Dukagjinit, vatra të tubimeve të krerëve të fiseve dhe atyre të Lëvizjes kombëtare shqiptare, zgjedhjes së mosmarrëveshjes në mes fiseve, marrjen e vendimeve historike për një ardhmëri më të mirë të popullit shqiptarë dhe djep i mbajtjes të tubimeve dhe kuvendeve dhe miratimit të vendimeve me rëndësi historike për Lëvizjen kombëtare shqiptare dhe fond shumë i rëndësishëm i arkitekturës, të cilat dekada më radhë u dogjën dhe u rrënuan nga armiq tonë shekullor turqit dhe sllavet e Karpateve, por duke i falënderua angazhimit dhe qëndresës heroike të shqiptarëve me shekujve e ruajtën gjurmët e kullave tona me rendësi historike dhe kulturore dhe mbi themelet e tyre me mund dhe djersën u ndërtuan kullat e reja, të cilat dekada me radhë shërbyen si fortifikata, në të cilat ndodhën tragjedi, krenari dhe histori.
Në ballin e kullës së plagosur shqiptare të Rrafshit të Dukagjinit, të Kosovës, të Shqipërisë, të Çamërisë në shekuj, por kurrë të përulura, të plakura, veç krenare në gjirin e të cilave u lindën e u rritën gjenerata, të cilat vulosën datat titanike të idealit kombëtar nga stërgjyshërit dhe gjyshat tanë deri në ditët tona. Në këto data historike të shënuara nëpër kullat tona krenare shkrepi dielli për lirinë dhe vetëvendosjen e shtetit shqiptar.
Kullat e Rrafshit të Dukagjinit dhe të Kosovës gjatë historisë së popullit shqiptarë kishin një rëndësi, e kjo ishte zgjimi kombëtar, përgatitja e rezistencës për mbrojtjen e trojeve tona stërgjyshore, nga pushtuesit turk dhe sllav. Kullat shqiptare ishin shkollë e vërtet, në të cilat dekada dhe shekuj me radhë u mbajt gjallë tradita e popullit shqiptar.
Në kullat e mirënjohura të fshatrave: në komunat e Deçanit, Gjakovës, Pejës, Istogut dhe shumë lokalitete të tjera të Rrafshit të Dukagjinit dhe të Kosovës dhe Shqipëri me sukses është kultivuar trimëria, kultura, mikpritja tradicionale shqiptare, si dhe shumë elemente të tjera shqiptare, ku vend të posaçëm zë ndershmëria, entuziazmi, krenari kombëtare, modestia, zemërgjerësia dhe shumë e shumë tipare të tjera, të cilat me besnikërinë më të madhe i ka kultivuar dhe luftua populli shqiptar nëpër shekuj.
Në shënimit tonë kësaj radhe do të bëjmë fjalë për kullën e Avdyl Hoxhes, e njohur si “Oda e Junikut” e cila gjatë historisë së popullit shqiptar ishte vatër kryesore e rezistencës , vendimeve historike për popullin shqiptarë, simbol i qëndresës, mikpritjes, burrërisë, besës, zbatuese e Kanunit të Lekë Dukagjinit, mbajtjes së tubimeve të krerëve të Lëvizjes kombëtare shqiptare, zgjedhjes së mosmarrëveshjeve në mes fiseve dhe individëve, pajtimin e gjaqeve dhe zgjedhjen e shumë çështjeve të tjera për mbrojtjen e trojeve tona stërgjyshore nga pushtuesit shekullor turq dhe sllav dhe të ligat të tjera…
Historiku i këtij monumenti arkitektonik, ndërlidhet në mënyrë të drejtpërdrejt dhe me personalitetin e udhëheqësve – kryefamiljarëve të Odës së Junikut nga familja Hoxhaj, duke filluar nga Imeri, Sadiku, Imeri dhe duke përfundua sot të Avdyl Hoxha
Është për të përmendur së tipat e kullave paraqitën që në kohën e feudalizmit. Përveç Shqipërisë kulla të tilla kishte edhe në Rrafshin e Dukagjinit dhe në Çamëri. Në kohën e Balshajve e posaçërisht në kohën e Dukagjinve në fshatin Junik filluan ndërtimi i kullave për banim. Deri në vitin 1462 , fshati Junik dhe Dukagjini qeverisej nga Leka i tretë, ku gjatë kësaj kohe behet edhe ndërtimi i kullës- Oda e Junikut pronar i parë i saj në shekullin e XVII ishte Imer Hoxha i parë. Që në fillimi duhet theksua se qëllimi i këtij punimi është të njihemi dhe të bëjmë fjalë për ndërtimin e Kullës- Odës së Junikut, karakterit të saj publiko-shoqëror dhe individual të banimit, që tregojnë së janë të lidhura për së afërmi dhe në mënyrë direket me vetë personalitetin e udhëheqësve të Odës së Junikut, familjes- Hoxha.
Në rrethana të caktuara historike, shoqërore-politike, ekonomike, linden u ndërtuan përveç objekteve tjera edhe objektet e banimit, të cilat janë kushtëzuar edhe nga mënyra e të jetuarit me çka nënkuptohet nga vendi që zë çdo klasë në tersin e marrëdhënieve në prodhim. Nga pikëpamja e tipareve arkitektonike, ajo shtrihet në tri kate, me një sipërfaqe dhjetë metrave. Trashësia e mureve të jashtme në përdhese është një metër, kurse kati i tretë nëntëdhjetë centimetra. Materiali themelor me të cilin është ndërtuar kulla është guri, i cili është nxjerrë nga shtrati i lumit Erenik. Murimi i gurëve është bërë me rërë gëlqerore të marr nga regjioni i Hasit. Lidhja e bukur e gurit dhe drurit, kryesisht prej bungu të latuar me sopat, me një mjeshtri të jashtëzakonshme me sukses u beri ballë sulmeve të armiqve të shqiptarëve të ngjyrave të ndryshme gjatë shekujve.
Në përdhese, apo siç thuhet në popull, në katin e parë, është vendosur ahuri, dyshemeja e të cilit është e shtruar në “kalldrëm”, përkatësisht me gurë të mëdhenj, dhe i njëjti është
përdorur për bagëti. Kati dytë ka tri dhoma për fjetje të cilat populli i quan qilarë, dhe një divahanja, ku janë të vendosura shkallët për tu ngjitur në katin e tretë të kullës.
Kati i tretë përbehet prej Odës së burrave, një dhomë dhe divahanen e madhe. Hyrja në kullë bëhet nga të dyja anët, përkatësisht nga oborri familjar hyhet në përdhese dhe prej
këtu me anë të shkalleve të drunjta arrihet në kati e tretë. Ndërsa hyrja tjetër, apo porta e burrave gjendej në katin e dytë dhe në anën e kundërt të kullës, të e cila arrihet përmes shkalleve të jashtme të ndërtuara prej gurit. Kjo portë u dedikohet kryesisht mysafireve, nga e cila me ndihmën e shkalleve të brendshme të drunjta arrihet në katin e tretë të kullës, përkatësisht të oda e burrave.
Kulla veçohet me ndërtim të bukur arkitektonik, këtu sidomos bien në sy krahët e dyerve dhe të dritareve të punuara me një mjeshtri të rrallë dhe me shije të hollë. Dyshekllaku, i cili shtrihet në të tri anët e mureve perimetrit të kullës, ishte i punuar prej drurit të bungut, me çeltira karakteristike të vogla, gjithsejtë gjashtë, dhe me një të madhe në formë katrori. Në ballinën e kullës shquhen dritaret dhe dyert harkore, tipike për kullën shqiptare të Rrafshit të Dukagjinit. Dritaret përdhese kanë formën e frëngjisë, ndërsa në katin e dytë janë ndërtuar dritaret e vogla harkore, dhe së fundi të kati i tretë na paraqiten dritaret me të mëdha në një funksion të dyfishtë, për ndriçim dhe për vrojtim.
Këndet siç thotë populli në këtë anë, qoshet e kullës, janë të ndërtuara me një kujdes të veçantë prej gurëve të latuar, kuptohet për shkaqe konstruktive. Kjo kullë kishte një enterier të pasur, me kujdes me “maje të briskut” të punuar prej drurit të pajës, bungut dhe pishës. Në këtë kuadër dalloheshin: tavanet, dollapët, raftet, trapazani, oxhaku i Odës së burrave. Po ashtu, dalloheshin edhe pjesët e divahanës, siç janë: dyshekllaku, baxha, vendi ku janë mbajtur buria e ujit e tjera…
Duke pasur parasysh kohën e ndërtimit, si dhe tiparet arkitektonike të saj, pastaj ngjarjet me rëndësi të madhe historike e kombëtare të cilat lidhen drejtpërsëdrejti edhe me Odën e kësaj kulle, ajo me kohë u vu nën mbrojte të ligjit dhe shtetit. Kulla e Avdyl Hoxhës në fshatin Junik në komunën e Deçanit shquhet me tipare të bukura arkitektonike, ajo ka një rëndësi të veçantë kulturo-historike, meqë ishte kullë e Kuvendeve, besëve dhe e rezistencës së madhe shqiptare kundër forcave pushtuese të armiqve shekullor,njëherësh kullë me tipare autoktonie, shqiptare që nga mesjeta e hershme e deri në ditët e sotme. Që nga koha e sundimit të Dukagjinasve, në veçanti prej kohës së sundimit të Lekës së tretë / 1410-1481/ , pronarët e Kullës së Junikut, Familja Hoxha, u emëruan për sendërtimin në jetë dhe vepër, të Kanunit të Lekë Dukagjinit, gjë që nuk ishte e rastit, nga që kjo familje e mirënjohur dhe disa burra në zë në fshatin Junik kishin një traditë kombëtare dhe autoritet të madh në trevat tjera shqiptare.
Si në Rrafshin e Dukagjinit, po ashtu edhe në Malësinë e Shqipërisë së Veriut, pas vdekjes së Skënderbeut dhe Lekës, banorët e kësaj ane kryesisht u merreshin me blegtori dhe bujqësi të organizuar mirë në fise. Fiset të cilat asokohe gëzonin autonomi, zbatonin në mënyrë të pavarur Kanunin e Lekë Dukagjinit. Kryefamiljari, apo plaku i Kullës së Junikut- Odës së Junikut, ndante drejtësinë sipas Kanunit shqiptarë. Kjo kullë prej kohës kur u trashëgua nga të parët e mori emrin Oda e Junikut. Në te, të gjithë krerët e të gjitha fiseve shqiptare vinin për t’i zgjidhur mos marrëveshjet, apo për të marrë vendime për të mirën e popullit dhe trojeve tona stërgjyshore shqiptare.

Pushtuesit turq dhe serbë ishin ata që luftuan për ta shuar aktivitetin e Odës së Junikut?!

Nga Biseda që zhvilluam me trashëgimtarin e dhjetë me radhë mr. Avdyl Hoxhen mësuam së Oda e Junikut nuk ishte vetëm monument ku ndahet drejtësia sipas kanunit, por ishte kullë ku u mbajtën kuvendet, u lidhe besa e madhe shqiptare dhe u miratuan vendime me rëndësi të madhe historike për organizimin e popullit shqiptarë në luftë kundër armiqve shekullor Turqisë, Serbisë, Malit të Zi dhe shpirtrave të shitur të “shqiptarëve”, të cilët për interesa të veta personale e tradhtuan popullin dhe kombin e për fat të keq edhe sot në shumë mjedise ka mjaftë të tillë?!
Është për tu përmendur së në kohën e Tanzimatit, Turqia me çdo kusht u përpoq që ta shuaj aktivitetin e Odës së Junikut, meqë se ky aktivitete i burrave të mirënjohur të Lëvizjes kombëtare shqiptare nga ana e armiqve tonë shekullor konsiderohej si i rrezikshëm për interesat dhe qëllimet e tyre. Në kohën e përgatitjes së Kuvendit të Lidhjes së Pejës, atdhetari Haxhi Zeka, me rastin e kthimit nga Shqipëria, u ndal në kullën e fshatit Junik, ku në pranin e tij dhe shumë burra të mirënjohur shqiptare u bë pajtimi i gjaqeve dhe të ngatërresave në mes shqiptarëve dhe fiseve të lokaliteteve të ndryshme të Rrafshit të Dukagjinit. Këtu pas një diskutimi të gjatë dhe të gjithanshëm u mur qëndrim që me të gjitha forcat nga Zona neutrale e Junikut të ndihmohet Lidhja e Pejës. Juniku me forcat e rezistencës jo vetëm që iu bashkua Lidhjes së Pejës, por në kullën e Imer Hoxhës u tubuan krerët e fiseve që nga fshatrat e Vokshit e deri në Morinë e Koronicë ku të gjithë një zëri u obliguan për t’i ndihmuar Haxhi Zekës dhe Lidhjen e Pejës ushtarakisht.
Gjatë viteve 1908-1912 udhëheqësit e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare gjithashtu mëren qëndrim që sa më parë të organizonin një kryengritje të përgjithshme shqiptare për liri dhe pavarësi, përkatësisht për çlirimin e trojeve tona stërgjyshore nga sundimi otoman. Figurat e mëdha të rezistencës së madhe shqiptare: Luigj Gurakuqi, Ismajl Qemajli, Isa Buletini, Hasan Prishtina, Bajram Curri, Azem Bejta, Beqir Vokshi, paria e mirënjohur e regjionit të Junikut e Vokshit dhe rrethinës me në krye me pronarin dhe luftëtarin e rezistencës shqiptare shumë figura të tjera të kombit shqiptarë të cilat pas shumë besëlidhjeve shqiptare në regjionet e : Llapushnikut, Podgurit, Drenicës dhe regjioneve tjera anë e këndë Kosovës , Shqipërisë dhe viseve të tjera shqiptare unanimisht u vendos që Kuvendi i besëlidhjes shqiptare të mbahet në fshatin Junik.
Në prag të vitit 1912, kur ushtria malaziase i sulmoi toka shqiptare Plavën dhe Gucin, familja dhe meshkujt e Odes dhe fshatit Junik me në krye me Avdyli Hoxhën dhe vullnetaret tjerë shqiptarë nga anët e ndryshme të Rrafshit të Dukagjinit shkuan për t’i mbrojtur tokat dhe popullin shqiptare dhe atë mysliman në Mal të Zi. Avdyli i cili gjendet në istikamet në Qafë të Bogiçëve në Bjeshkë të Nemuna gjatë luftimeve fyt për fyt dhe gjoks për gjoks me ushtrinë malaziase merr plagë të rënda…
Pas shumë përgatitjeve Kuvendi i Junikut u mbajte në Junikun legjendar ku morën pjesë 250 delegat shqiptarë nga të gjitha anët e tokave shqiptare. Burrat me eminent të Lëvizjes kombëtare shqiptare me të arritur në këtë lokalitete të mirënjohur nga plaku i Odës së Junikut Avdyl Hoxhes dhe burrat e fshatit Junik e të rrethinës Zenun Muses, Sadri Isufit, Ukë Ramës, Jahë Hajdarit e shumë qytetar të tjerë iu bë një pritje e madhe shqiptare… Në kullën legjendare dhe me rendësi të madhe historike pas një diskutimi të gjithë anshëm të burrave të mirënjohur të Lëvizjes Kombëtare shqiptare u nënshkrua betimi dhe u mur vendimi për organizimin dhe fillimin e kryengritjes së përgjithshme gjithë shqiptare e cila duhet të vazhdoi deri në çlirimin definitiv të tokave shqiptare nga pushtuesit shekullor. Në diskutimet e zjarrta, qëndrimet dhe vendimet historike që u murrën në Kuvendin e Junikut mirë u dëshmua së gatishmëria e shqiptarëve për ruajtjen e kontinuitetin e programit politik dhe kombëtar ishte në nivelin më të lartë. Në kuvendin e Junikut patrioti i mirënjohur i rezistencës shqiptare i madhe Ismajl Qemajli junikasve dhe të gjithë pjesëmarrësve të kuvendit të Junikut në mes tjerash ju
tha:” Të gjithë ne shqiptaret që jemi tubuar në këtë fshat të rezistencës shqiptare dhe të tjerët të cilët nuk janë në mesin tonë mirë duhet ta dinë së këtu në kullën legjendare të Lëvizjes kombëtare në Junik jemi tubuar për tu dal zot të drejtave tona, me kusht që trojet tona stërgjyshore t’i shpëtojmë nga sulmet dhe qëllimet e këqija të armiqve tonë shekullor turqve dhe sllave të Karpateve.
Bajram Curri në tubimin e kuvendit të Junikut në mes tjerash patë thanë:” Ne shqiptaret për të hy në luftë kundër armiqve shekullor dhe për të fituar luftën na nevojitën armë dhe para…”
Kuvendi i Junikut me sukses i zhvilloi punimet në saje të bashkimit të forcave kryengritëse, unitetit të krerëve të Lëvizës kombëtare shqiptare dhe të pajtimit të disa krerëve të cilët deri në kohën e mbajtjes së kuvendit të Junikut ishin të lidhur ngushtë me forcat e armikut?! Kur jemi këtu duhet veçuar Zenel dhe Sefedin Begun nga Peja dhe Jashar Bashën të cilët si shpirtrat të” shitur” shqiptarë” jo vetëm që nuk ishin të interesuar për ndonjë vullnet të mirë për t’i rezistua kundër vendimeve historike, kaheve, aksioneve të këtij kuvendi dhe të aksioneve të tjera në një anë, kurse në anën tjetër me gjithë fuqinë që e patën u munduan t’i përlloçin vendimet historike të Kuvendit të Junikut dhe të Lëvizjes kombëtare shqiptare.
Mirë shihet së pushtuesi turk u përpoq që në mes forcave të rezistencës , delegateve të Kuvendit të Junikut dhe burrave të kombit shqiptarë të fus përçarjen, me kusht që të heqin dorë nga fillimi i kryengritjes së përgjithshme të armatosur shqiptare kundër forcave të pushtuesit turk.
Edhe pas emisionit të pa suksesshëm të emisioneve forcat e ushtrisë turke me çdo kusht u munduan që të pengojnë punën historike të Kuvendit të Junikut. Duke e parë këtë rrezik forcat e rezistencës bashkë me trimat e pathyeshëm të fshatit Junik e rrethinës forcave të ushtrisë turke që ishin nisur në drejtim të fshatit Junik të vendi i quajtur Gurthi iu shkaktuan humbje të mëdha si në njerëz dhe armatim. Kjo betejë heroike mirë tregoi së vendosmëria e shqiptareve kundër forcave pushtuese ishte e pathyeshme.
Pas shpërndarjes së delegateve të Kuvendit të Junikut u lëshua proklamata për fillimin e kryengritjes së madhe shqiptare kundër pushtuesit turk e cila duhet të filloi. Kështu në muajin qershor të vitit 1912 Bajram Curri me malësoret e vetë të rezistencës në Qafën e Prushit në një luftë heroike fyt për fyt dhe gjoks për gjoks arritjen keqas t’i shpartallojnë katër batalione të ushtrisë osmane.
Kryengritje të tilla filluan edhe në regjionet e Drenicës, Mitrovicës, Prishtinës, Podujevës, Ferizajit, Gjilanit, Prizrenit, Tetovës, Lumës, Korçes, Krujës dhe në viset tjera të banuara me shqiptarë të cilat më një rezistencë të madhe për liri apo vdekje në qytetin e Vlorës historike arritën në që me 28 Nëntor të vitit 1912 ta shpallin pavarësinë e shtetit shqiptarë në një anë, kurse në anën tjetër në këtë ditë përfundimisht shënohet përmbysja e
perandorisë Osmane e cila në trojet shqiptare më shumë së pesë shekuj me radhë shtini në veprim shtypjen dhe prapambeturin me të egër të populli shqiptarë të kohës mesjetare?
Me vonë Lëvizja e rezistencës shqiptare vazhdoi luftën kundër pushtuesit shekullor serbo malazias nëpërmjet Lëvizjes Kaçake të udhëhequr nga Komiteti për Mbrojtjen Kombëtare shqiptare. Turqia duke parë rrezikun nga Kuvendi i Junikut, vendimet e tij dhe figurat e mëdha të rezistencës të Lëvizjes kombëtare shqiptare iu kundërvu kërkesave të shqiptarëve të miratuara në Kuvendit të Junikut si : caktimin e kufijve të Shqipërisë, krijimin e administratës shqiptare, ngritjen e flamurit shqiptarë, njohjen e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare e shumë kërkesa tjera…
Vit i kobshëm për popullatën shqiptare ishte viti 1913, i cili gjen popullin nën robërinë serbo-malaziase. Fshati Junik me forcat e veta të rezistencës gjatë këtij viti iu nënshtrua një masakre të egër malaziase. Këtij terrori, vrasjeve dhe zhvendosjes së pa parë që ushtroi administrata malaziase mbi popullin e pafajshëm shqiptarë e ngriti popullin e Junikut dhe Rrafshit të Dukagjinit në një rezistencë për jetë apo vdekje…
Lëvizja e gjerë e armatosur e ngriti popullit shqiptarë kundër gjenocidit serbo-malazias me qëllim të çlirimin të cilin e arriti në vitet 1918 -1924. Si rezultat i kësaj lufte të përgjithshme u krijuan disa zona të lira. Nga kjo rezistencë heroike e popullit shqiptar rezultoi me krijimin e Zonës Neutrale të Junikut në dhjetor të vitit 1921 dhe shkurt të vitit 1923, ku gjetën strehë, bukë, besë dhe përkrahje e madhe shqiptare mbi pesëmijë patriot, kryengritës, dhe udhëheqës të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në luftë kundër okupatorit serbo- malazias.
Oda e Junikut gjatë periudhës 1921- 1923, ishte Zonë Demokracioni, në kufirin shqiptaro- shqiptar, gjetën vend të sigurt edhe Liderët e mirënjohur të Lëvizjes Kombëtare shqiptare si : Ismajl Qemajli, Luigj Gurakuqi, Isa Buletini, Hasan Prishtina, Bajram Curri, Beqir Vokshi, Azem Bajta, Sadri Bardhi dhe shumë burra dhe patriot tjerë të kombit shqiptarë. Plaku i Odës së Junikut së bashku me parin e fshatit Junik dhe të rrethinës arriti që në kohën 1921- 1923, të organizojnë jo vetëm strehimin e luftëtarëve shqiptar, por kontribut të madh dhanë në organizimin e çetave të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare për aksione të mëtejme kundër forcave të armikut. Gjatë kohës së Zonës së Demokracionit Avdyl Hoxha ishte edhe kryetar i Zonës Neutrale të Junikut. Me shkatërrimin e Zonës Neutrale të Junikut Avdyl Hoxha për një kohë qëndroi në fshatin malor të Gjocajve i cili shtrihet në pjesën perëndimore të fshatit Junik, ku organizoi popullin e kësaj ane kundër sundimit serbo- malazias.
Sundimi serbo- malazias me zbatimin e “ Reformës agrare”, më së tepërmi goditi zonën kufitare me shtetin amë, ku ishte planifikuar kolonizimin e këtyre pjesëve me serbo-
malazias. Kjo më së shumti e goditi fshati Junik me rrethinë, ku popullata e kësaj ane gjatë këtyre viteve përjetoi torturat më të rënda nga pushtuesit barba serbo- malazias.
Lufta e Dytë Botërore, Junikut i hapi rrugë të reja. U duk se dëshira e kamotshme për bashkimin kombëtar ishte shumë afër. Por, e tërë lufta dhe i tërë gjaku i derdhur, si dhe vendimet e Konferencës së madhe të Bujanit se “ Kosova e Rrafshit të Dukagjinit dëshiron me u bashkua me Shqipërinë”. Mirëpo, kjo iniciativë dhe vullnet i popullit shqiptarë më metoda më të egra u shkelen dhe as që u përmenden me?…
Kosova përsëri u pushtua nga hegjemonistet serbo- malazias. Divizionet serbo-malaziase bënë gjenocid të pa parë mbi popullin shqiptar. Gjatë luftës 1941 – 1945 familja e Avdyl Hoxhës ishte në shënjestër të partisë komuniste e cilin në vitin 1944 e burgosen dhe në burgun famëkeq të Gjakovës e likuiduan plakun e Odës së Junikut Avdyl Hoxhen së bashku me shumë shokë të rezistencës të Lëvizjes kombëtare shqiptare, me të vetmin shkas së nuk dëshironin sundimin serbo- malazias. Këtë vepër mizori e beri OZN – a serbo- malaziase e cila në mënyrë barbare me çekan e kazma i mbyti burrat e rezistencës shqiptare, kurse trupat e tyre u dërguan në luginën e lumit Llukovac, ku ua humben gjurmët një herë e përgjithmonë?! Avdyl Hoxha si pjesëmarrës aktiv i rezistencës të Lëvizjes Kombëtare shqiptare mbeti në kujtesë të mirë të qytetareve të shumë lokaliteteve në Rrafshin e Dukagjinit e më larg për të mirë për kohën kur ai pajtoi shumë gjaqe dhe ngatërresa. Ai gjithashtu ishte një ndër aktivistet dhe luftëtarët më të devotshëm për çështjen shqiptare, ishte burrë i kuvendeve, besëve dhe vendimeve me rëndësi të madhe historike për Lëvizjen Kombëtare Shqiptare.
Edhe politika dhe dhuna e mëvonshme me së tepërmi u shfaq në fshati e rezistencës dhe vendime historike në Junik si: kolonizimi i tokave shqiptare, aksioni i grumbullimit të armeve në vitin 1956 e të tjera që vinin një nga një më radhë nga kriminelet serbë dhe klishetë e tyre. Familjen hoxha dhe shumë familje të tjera në fshatin Junik nga forcat hegjemoniste serbe vazhdimisht i përcjelli një terror i paparë, vrasje, rrahje, publike, burgosje dënime pa të drejt arsimore, kulturore, ekonomike e as politike. Nga të gjitha këto populli shqiptarë nga fshati Junik dhe familja hoxha i kërkoi të drejtat e veta me anë të organizimit të demonstratave dhe formave tjera të rezistencës. Pas vrasjes mizore të Avdyl Hoxhës me shokë familjen e udhëhoqi biri i tij i cili e vazhdoi traditën familjare, në cilësinë e plakut dhe udhëheqësit të Odës së Junikut gjatë tërë jetës së tij pajtoi mbi shtatëdhjetë gjaqe dhe shumë ngatërresa. E gjithë veprimtaria e nëntë brezave të kryefamiljareve të familjes Hoxha dekada më radhë u konkretizua në Odën e Junikut e cila ishte dhe mbetet edhe sot simbol i qëndresës dhe mbijetesës, mikpritjes e burrërisë, besës e nderit shqiptar. Ajo ka shërbye si vend ku janë marrë vendime më rëndësi historike dhe vend ku është respektuar mënyra dhe rregullimi i jetës shqiptare në bazë të traditave, e jo në bazë të ligjeve të sunduesit.
Barbarit e forcave ushtarake, policore dhe paramilitare serbe në luftën e fundit duke e ditur rendësin historike të objektit të Kullës së Junikut si shumë kulla tjera anë e këndë Rrafshit të Dukagjinit dhe Kosovës me fitilin e benzinës në muajin prill të vitit 1998 e bënë shkrumb e hi, gjë që më së miri shihet në fotografit e kamerës sonë. Është për tu përmendur së gjithë pjesa e drunjtë e kësaj kulle ishte djegur, ndërsa barbarive të barbarëve serbë u shpëtuar vetëm muret të ndërtuarat prej gurit.
Pra rekonstruimi i këtij objekti me rëndësi historike i cili ishte në mbrojtjen e shtetit imediat, me qëllim që të ruhen vlera të cilat kishin ngelur, por me rëndësishme për kulturën dhe traditën kombëtare. Kulla , e njohur si “kulla e Junikut” ose “Oda e Junikut, i takon tipit të kullave të Rrafshit të Dukagjinit, që në gjirin e vet ka galerinë e drurit, “dyshekllakun” në katin e sipërm dhe konsiderohet se ka vlerë të rëndësishme arkitektonike, kulturore dhe historike. Kjo kullë e familjes Hoxha në fshatin më të madh në Kosovë dhe më larg në Junik është e vjetër pesëqind e dyzetë e tetë vjet dhe si e tillë është e njohur si seli një kohë të gjatë e pleqnarëve dhe Kanunit të Lekë Dukagjinit, në të cilën gjatë historisë janë zgjedhur shumë mosmarrëveshje familjare e fisnore familjare dhe fshatrave të Rrafshit të Dukagjinit e më larg, pikërisht në Odën e Junikut.
Kulla “Oda e Junikut” pasi që ka qenë dhomë zyrtare, hyrjen e veçantë në këtë dhomë ka pasur rëndësi të madhe që të jetë plotësisht e ndarë nga hapësira ku jeton familja. Kjo
u arrit me anë të shkallëve të jashtme në drejtim të katiti të parë. Hyrja e familjes duke u bazuar në gjendjen burimore ka qenë në fasadën e kundërt. Në ndryshimet gjatë kohës, në të njëjtën fasadë është hapur një derë e re si hyrje për mysafirët.
Në enterier të kullës çdo gjë është bërë prej fillimit, rikonstruimi i gjendjes burimore me material origjinal në katin përdhes dhe atë të sipërm, ndërsa kati i parë është përshtatur standardeve moderne të jetës. Në katin përdhes do të prezantohen vepra e pleqnarëve që kanë pasur rezistencën e tyre, kurse katit i dytë i shërben për banim familjes, ku janë dhoma e nuses, fjetjes, kuzhina, paradhoma. Në katin e tretë dhe të fundit gjendet oda e plakut, divahanja, dyshekllaku dhe shkallet për gra dhe meshkuj me hyrje të veçantë.
Përveç kullave të Juniku edhe në fshatrat tjera të komunave të Deçanit, Gjakovës, Pejës, Istogut me fitin e benzinës dhe granatimeve nga armatimi i rëndë dhe u bënë shkruam e hi. Shumica e këtyre kullave para luftës dhe sot janë në përkujdesjen e Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve historike të Kosovës. Kullat me rëndësi historike e Gecajve në fshatin Llukë, Demukajve në Deçan, e Osdautajve dhe Kuklecajve në fshatin Isniq , e Bajraktarit në fshatin Vranoc e lokalitetet të tjera në Rrafshin e Dukagjinit me ndihmën e Departamenteve dhe Ministrisë së Kulturës të Kosovës dhe shtrirjen e dorës së ndihmës së madhe me mjete materiale të Agjensionit Evropian, për Rindërtim, Implementusin e Trashëgimisë Kulturore pa Kufij nga Suedia u restauruan. Në restaurimin e këtyre shtatë kullave dhe shumë të tjera, përveç të huajve punë të mëdha profesionale dhe administrative kryen arkitektët, profesorët nga Universiteti i Prishtinës, ekipit e ndërtimtarëve e tjerë të trashëgimisë historike kulturore nga Kosova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube