Orë letrare në shënim të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë në Vjenë

0

Nga Hazir Mehmeti, Vjenë

Në hapësirat e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Austri u mbajt orë letrare në shënimin e 28 Nëntorit Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, organizuar nga Lidhje e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë “Aleksandër Moisiu” në Austri.

Në emër të nikoqirit përshëndeti Roland Bimo, ambasador. Ai ua uroi  të pranishmëve Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, mes tjerash ai tha: “Është momenti në kujtim të gjithë atyre që sakrifikuan  dhe kontribuuan në arritjen e ditës së pavarësisë. Gjithashtu kujtojmë me respekt gjithë dëshmorët e kohëve të reja që ranë për pavarësinë e Kosovës”.

Në emër të Lidhjes së Shkrimtarëve përshëndeti Anton Marku, kryetar i cili falënderoj stafin e ambasadës dhe personalisht ambasadorin Roland Bimo për mbështetjen e tij të vazhdueshme dhënë Lidhjes së Shkrimtarëve. Gjithashtu falënderoi pjesëmarrësit krijues të ardhur nga disa qytete të vendit dhe kryeqyteti i Hungarisë, Budapesti. Anton Marku i përgëzoi krijuesit anëtarë të Lidhjes  për veprat e tyre të reja të cilat e pasurojnë krijimtarinë letrare këtu ku jetojmë e të cilat do promovohen sonte”.   Programi artistik u pasurua me lojën në violinë nga instrumentisti i ri Alban Spahiu.  Drejtues e rendit programor ishte  Kaltrina Durmishi i cila me përkushtim dhe shije e pasuroj programin festiv të mbrëmjes. E veçanta e orës letrare festive ishte promovimi i veprave të reja nga anëtarët e Lidhjes së Shkrimtarëve në Austri.  Romani i ri Mistere të koduara  nga Driton Smakaj, shkrimtar, i cili jeton e vepron në Hungari,  u prezantua nga vet autori. Brumi i romanit është me motive nga ngjarjet në vendlindje në rrethanat specifike.

Promovimi tjetër ishte vepre e Xheva Salihajt me titull Legjenda e dhembjes së heshtur,  krijuese e cila jeton dhe vepron në Klagenfurt të Austrisë. Rreth librit dha një vështrim të shkurtër Anton Marku. “ Falmilja Salihaj ka humbur 5 anëtarë të familjes gjatë luftës t ë vrarë nga forcat policore e ushtarake serbe. Ky libër paraqet fakte e  shifra, data, argument, pra dokument i një kohe të rëndë, por të lavdishme i shkruar me objektivitet”.

Krijuesja Kimete Zahiri, promovoi librat e saja  Kalëruese e dhembjeve jam redaktimin e të cilit e ka bërë Adem Gashi dhe në gjuhën gjermane Reiterin der Schmerzen bin ich, Me lexime nga krijimtaria e tyre u paraqiten krijueset/it: Ervina Toptani, Hazir Mehmeti, Violeta Alimuça, Angjelina Marku. Xhirimet filmike të mbrëmjes i bëri Ilir Xhelili.  Mysafir rasti i mbrëmjes festive ishte aktori i njohur nga Kosova Çun Lajçi. Në fund nga Lidhja e Shkrimtarëve u dha koktej rasti.

Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë “Aleksandër Moisiu” në Austri është shndërruar në vatër krijuesish mërgimtarë që prezantojnë me sukses artin letrare e artistik para kombeve tjera në Austri.   Programi vjetor i Lidhjes do realizohet në dhjetor kur do mbahet Kuvendi i rregullt i saj.

15 nëntor 2019, Vjenë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok