Organizata e Gruas Shpresë & Paqe në SHBA, dënon krimin monstruoz të pedofilit Abaz Doku në Shqipëri!

Ngjarja në fjalë na ka lënduar thellë. Sigurisht nuk është rasti i pari që shoqëria shqiptare përballet me fenomene të tilla të rënda, negative e të rrezikshme.

Pas familjarëve të vajzës, na shqetëson fakti që edhe pse ka patur sinjalizime për sjelljet e tij abuzive është toleruar nga policia, shkolla e shoqëria duke  i “dhënë kohë e hapësirë” këtij krimineli për të abuzuar më tej me vajzën e vogël.

“Welcome to hell baby”, pse nuk u arrestua në kohë ky pedofil, por lihej i lirë duke denigruar me mbishkrime të tilla e video personalitetin e një të miture?

Dhe duke mos e lënë të qetë nxënësen në jetën e saj familjare e në bankat e shkollës.

Si nëna e si motra, shprehim indinjatën tonë e i bëjme thirrje organeve të drejtësisë që krimineli  Abaz Doku dhe djemtë e tjerë që abuzuan me të miturën të marrin dënimin maksimal.

Masa ndëshkimore duhet të merren edhe ndaj atyre që heshtën; gruas së Abaz Dokut, drejtuesve të shkollës, kryeplakut të “Bregut të lumit” si dhe ndaj ndonjë punonjësi të policisë që është përfshirë në këtë dramë që ka tronditur gjithë komunitetin shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube