PARASHIKIMI I ARBEN XHAFERIT PËR VETEN DHE ALI AHMETIN

0

NGA KALOSH ÇELIKU

Realiteti, se: Partitë Politike Shqiptare, gjatë ndryshimeve politike i kanë pasur vetëm dy koka si politikanë, këtë  nuk e luan as topi: Mitat Eminin (Partia Për Prosperitet Demokratik), dhe Arben Xhaferin (Partia Demokratike Shqiptare). Partitë tjera politike, Bashkimi Demokratik Për Integrim me ato më të vogla, u gatuan nga brumi i këtyre Dy Partive Politike Shqiptare. Partia Politike Aleanca për Shqiptarët, “Besa” e cila pas pak kohe lindi edhe një Parti te re politike: Aletrnativa. Parti Politike Shqiptare këto, më të zëshme, më populiste duke përvetsuar përfitimet e posteve si kapitale politike, përfitimeve materiale, vendeve të punës dhe titujve shkencor universitar. Shkak ky, që edhe sot e kësaj dite në Maqedoninë e Veriut shtegtojnë të njëtit individ si politikanë nëpër Partitë Politike Shqiptare. Dëshmi, pse ende nuk jemi të barabartë si shqiptarë në Shtetin  e “përbashkët” gjatë këtyre njëzetë viteve me këto politikanë dhe politikën e tyre të arratisur “madhore”.

Partitë Politike Shqiptare, jetonin dhe jetojnë edhe Sot në mjegull me simptome të kurthave, paaftësisë dhe iskenimeve politike. Politikanë, që nuk kanë “haber” nga politika madhore, në gjirin e të cilëve janë strehuar karrieristë, rrufjanë dhe profiterë politik duke e dalldisur dhe mashtruar popullin shqiptar për interesa klanore, familjare, poste politike dhe pasuri materiale.

Vërtetë, koka e Partisë për Prosperitet Demokratik ishte Nevzat Halili, po Qafa e saj ka qenë Mitat Emini (sekretar). Partizanët tjerë rreth saj me poste politike kanë qenë hajdutë, rrufjanë dhe mashtrues politik, e pak veta me vizione politike patriotike, Që, Nevzat Halilin e hipnin dhe e zbritnin në Kalë të bardhë me një këmbë të thyeme në stadiumin sportiv të Tetovës, duke  e hipur edhe në skenën e Teatrit të pakicave në Shkup si personazh kryesor në dramën e Shkëlzen Halimit “Ҫiftelia me dy tela”, i cili në skenë luftonte me shpatë edhe me Skënderbeun. Këngëtari popullor i këndoi edhe këngë  me çifteli: “Nevzat Halili Arusha e malit”.

Gjatë viteve sa qe në pushtet, Partia për Prosperitet Demokratik me kryetar Nevazat Halilin, kalorësit e arratisur u pasuruan dhe fituan poste politike. Ndërsa, Nevzat Halili si kryetar partie e shiti një arë për ta mbajtur veten edhe ndonjë ditë si kryetar partie mes ujqërve të uritur që të hanin të gjallë me gjithë tesha, në skenën politike.

Realiteti, Navzat Halili nuk ishte politikan, por ishte patriot i dalldisur nga komunistët e djeshëm dhe Neokomunistët e sotshëm. I pari në atë kohë të rrezikshme politike, e kapi mashën e nxehetë me duar pa doreza. Tjerët, thashë: Ishin karrieristë ish komunsitë, hajdutë, rrufjanë, kalorës të arratisur, mashtruesë dhe profiterë politik. Fenomen i çuditdshëm politik te Partitë Politike Shqiptare, që asaj kohe e kam fshikulluar me Laps te satira groteske “Zorra Qorre”. Dramë, që asaj kohe u përgaditë në skenë nga Teatri i Kumanovës, dhe kur kulturofagët i ranë në gjurmë e lanë përgjysëm, e hoqën nga skena. Nuk e pati fatin e dramës “Ndihma e shpejtë”, e cila atyre viteve të egër me regjisor Vehbi Qerimi u përgadit me mjaft sukses nga Trupa Teatrore “Aleksandër Moisiu”, dhe u shfaq para publikut në Kumanovë, Shkup, Preshevë e Kërçovë dhe çoi pluhur nëpër kuluaret e oborrtarëve.

Poashtu, satira groteske “Zorra Qorre” arriti të kalojë cenzurën politike edhe në konkursin e shpallur nga Ministrisa e Kulturës në R. e Maqedonisë nga Trupa Teatrore e Strugës, po edhe këtu kulturofagët i ranë në gjurmë, dhe në vend të saj realizuan një tekst tjetër për t’i mbuluar mjetet e ndara materiale nga Ministria e Kulturës.

Qeveria e Maqedonisë asaj kohe për “aferën e armëve” dhe shpalljen e “Iliridës”, ua prezentoi diplomatëve të huaj, se: Në “aferën e armëve” ka qenë e përfshirë edhe Minsitria e Mbrojtjes e Republikës Shqipërisë, ndërsa përmes bankave shqiptare, janë kryer të gjitha pagesat nga shqiptarët e Maqedonisë me punë të përkohshme, jashtë shtetit.

Diplomatët e huaj të akredituar në Maqedoni, patën rastin të njohtohen nga Qeveria edhe për projekte e plane mobilizuese për armatimin e popullatës shqiptare, përgaditje dhe ndarje të Maqedonisë, për njësite ushtarake për mbrojtjen e “Iliridës”, dhe dokumente të tjera sekrete organizative. Iniciativë për organizimin e shqiptarëve për vetëmbrojtje, që kishte lindur nga fundi i vitit 1990, ndërsa legalizimi i saj u bë pas një viti, kur në Tetovë u arritë një pajtim i plotë ndërmjet PPD -së dhe PDP -së, si dhe deputetëve shqiptar, kryetarëve të komunave, që të ngritet një trupë vetëmbrojtëse, ndërkohë që për komandant u zgjodh Nevzat Halili, kryetari i PPD -së. Aktivitete, që u morën si parapërgaditje para largimit të APJ -së nga territori i Maqedonisë.

Mitat Emini, sekretar gjeneral i PPD -së, fajin dhe tradhtinë e hudhi te papërgjegjësia dhe paaftësia e udhëheqësve politik shqiptar. U tradhtuam nga të gjithë: Shqipëria, Qeveria e Maqedonisë dhe nga vetëvetja. Viktimë e hutimit dhe e përçarjes. Lëmsh i ngatërruar, enigma që ndikoi më vonë: një grupë t’i mbetet besnik Qeverisë Maqedonisë, një grupë mbeti për interesa të ngushta materiale, grupi tjetër të vazhdojë bashkëpunimin edhe mëtej me lloj-lloj sigurimesh shtetërore, dhe grupi tjetër që mbeti viktimë politike, të maltertohet, rrahet, burgoset, dy veta edhe u vranë brenda mureve të policisë.

Tradhtia, u pa qartë në fund të vitit 1993, kur policia i publikoi dosjet e tyre sekrete me të gjitha emrat e shefave të shtabeve rajonale, komunave dhe aktivistëve të shumtë, që i morën edhe në biseda informative. Disa ikën jashtë shtetit, e disa u arrestuan dhe u burgosën. Viktima më e rëndësishme e “aferës së armëve” Mitat Emini, u dënua me tetë vite burg, 14 të dënuarit tjerë me 65 vjet burg, të cilët pas presioneve të ndërkombëtarëve, pas dy viteve burg, do të amnestohen nga presidenti i Maqedonisë, Gligorov. Rast politik, që edhe pas 25 viteve, edhe pse ka një epilog gjyqësor, rrethanat e vëreta nuk u zbardhën edhe sot e kësaj dite.

Partia Demokratike Shqiptare, kryetar e kishte Arben Xhaferrin, por qafa e kësaj partie politike e cila u shkëput nga Partia për Prosperitet Demokratik, ishte Menduh Thaçi. Arben Xhaferi, nga viti 1975 deri në vitin 1990 punoi në Televizionin e Prishtinës si redaktor përgjegjës dhe komentator i programit të kulturës. Në vitin 1993, kthehet në vendlindje (Tetovë), tashti jo më si analist, po si politikan. Në vitin 1994 zgjidhet kryetar partie

PDSH e udhëhequr nga Xhaferi arriti t’i fitojë zgjedhjet parlamentare në vitin 1998. Erdhi në pushtet me një strategji të re politike. Gjatë konfliktit të armatosur të vitit 2001, Xhaferi investohet tek faktori ndëkombëtar, që motivet e luftës të mos kërkohen atje ku nuk ekzistonin, pra në Kosovë apo te animet e shqiptarëve për rebelim, ashtu siç pretendonin faktorët maqedonas, por te koncepti i shtetit i cili nuk përputhet me realitetin.

Qasja e Xhaferit në atë kohë turbullirash u përkrah më në fund nga faktori ndërkombëtar, duke e bërë të mundur legjitimimin e luftës të shqiptarëve, duke u nisur kështu maratona e Ohrit, që përfundoi me një marrëveshje për ndërtimin e konceptit etnocentrik të shtetit “përbashkët”.

Vitin 2002, Xhaferi kalon në opozitë. Dhe, e mbajti postin e kryetarit të partisë deri në vitin 2007, kur edhe u zëvendsua nga Menduh Thaçi. Fatkeqësisht, shqiptarëve u përsëritet historia. Miratimi i kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, më 17 Nëntor 1991, mospërfillja e skajshme e kërkesave të shqiptarëve, sjelljet brutale të organeve policore, diskriminimi në arsim, kulturë, punësime etj. i keqësoi edhe më tepër marrëdhëniet ndëretnike dhe prodhoi konfliktin e armatosur të vitit 2001.

Vite, pas Luftës të 2001 -it, kur në skenën politike doli edhe Bashkimi Demokratik Për Integrim. Garda e vjetër e bashkëpunëtorëve të shërbimeve sekrete dhe garda e re e bashkëpunëtorëve të shërbimit sekret u shpërndanë nëpër Partitë Politike Shqiptare. Gjatë një debati televiziv mes Arben Xhaferit dhe Ali Ahmetit, Arben Xhaferri i tha Ali Ahmetit: Unë, do të përfundoj në politikë si Mitat Emini, e ti si Nevzat Halili.

Arben Xhaferi pas disa viteve, vërtetë përfundoi si Mitat Emini. Iku nga mesi ynë dhe skena politike para kohe. Nuk la pas vetes pasuri materiale. Përveçse, atij parashikimit historik para kamerave televizive për Veten dhe Ali Ahmetin. Edhe Ali Ahmetit, këngëtari popullor për së gjalli i kushtoi këngë me çifteli. Fenomen i çuditshëm, që ndodhë vetëm te shqiptarët?!

Sot, në prag të ikjes nga jeta politike siç iku Nevzat Halili (Arusha e Malit), pas festimit të Ditëlindjes me funksionerë pa maska në Qeveri, se: Në politikë nuk ka sinqeritet dhe as besë. Po, iskenime politike dhe tradhti. Përkujtoj Ali Ahmetit (Abazit malit dhe fushës), atë këngën e tij popullore patriotike, që ende e këndon me çifteli në YouTube: Po i bien era retë e zeza

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok