Parashqevi Simaku, stari shqiptar ne USA

0

Simaku që e vogël ka kënduar me familjen e saj e më pas në festivalet e fëmijëve në Kavajë. Në moshë fare të re përfaqësoi kulturën shqiptare duke kënduar këngë popullore në Radiotelevizionin kombëtar shqiptar dhe ka performuar në festivale ndërkombëtare. Prezantimi i saj i parë me skenat e huaja ishte ftesa për të marrë pjesë në festivalin “Roskilde” në Danimarkë, ku këndoi rreth tridhjetë këngë popullore dhe të muzikës së lehtë. Më pas ka kënduar dhe në vende të tjera, si në Algjeri, Turqi, Itali, Gjermani, Norvegji, Suedi etj, me ansamblet dhe formacionet e ndryshme orkestrale të Shqipërisë.Ka bashkëpunuar me kompozitorët Pjetër Gaci, Nikolla Zoraqi, Agim Krajka, Limos Dizdari, Spartak Tili, Avni Mula, Hajg Zaharia, Rexhep Hasimi. U largua nga vendi rreth dhjetë vjet më parë për Amerikë, ku edhe jeton sot e kësaj dite. Në vitin 1999 u rikthye në Shqipëri me një turne koncertesh titulluar “Këngët e popullit tim”. Koncertin e parë e dha në Kavajë, në qytetin e lindjes, po kështu edhe në Tiranë, Vlorë, Elbasan, Fier. Një turne tjetër me titullin “Mos ua prishni lumturinë” e ka realizuar në Zvicër, Kosovë dhe Greqi. Pas këtyre realizoi disa koncerte në Amerikë, me këngë të kënduara anglisht, bashkë me një formacion të vogël orkestral në disa klube në Hollivud, Martini Long, Galapagos, Nju Jork, Antoni Pier 4, në Boston, Piaca Bela, etj. Një nga këngët e para në SHBA ishte një bashkëpunim me muzikantin dhe producentin Stivi Snou. Më pas këndoi këngën “Noi siamo uno”, një bashkëpunim me producentin Lemel Humes, i cili ka shkruar këngë për Rei Çarls, Uitni Hjuston, Stevi Uonder. Më pas i kthehet muzikës popullore, duke shkruar këngët e saj të para e kënduar me kitare, për t’i incizuar më pas me bashkëshortin e saj, Robert. Ka bashkëpunuar me kompozitorë amerikanë në Los Anxhelos, si Matt Chaitt, John Vaughn dhe Rae Dileo. Albumi “Jehonë nga Iliria” përmban 10 këngë origjinale në shqip e miksuar me muzikën Folk dhe muzikën amerikane moderne. Këngëtarja Simaku ka shkruajtur dhe ka qenë producente e këtij albumi, me ndihmën e bashkëshortit të saj Robert Nolfe. Albumi është realizuar nga studioja Sony/BMG, u shpërnda nëpër dyqanet diskografike më 21 shkurt 2006 dhe lançohet për shitje në ëebsitet: Toëer Records, Amazon, Best Buy, Circuit City etj.

Largimi për “ëndrrën amerikane”
U largua nga vendlindja 15 vjet më parë, ku fillimisht jetoi në New York. Më pas, për shtatë vite jetoi në Los Angelos, për tu rikthyer në New York katër vjet më parë.
Këngëtarët që e frymëzojnë: Louis Armstrong, Motoën, Fiona Apple, Train, Christina Aguilera.
Nga ana muzikore, Simaku i ka rrënjët në kulturën dhe historinë e vendlindjes. Broadëay, jazz dhe njerëzit në Neë York kanë influencuar në punën e Simakut, por tingulli i saj i mbetet besnik kulturës së prejardhjes. U njoh me bashkëshortin e saj kur jetonte në LA. Robert është gjithashtu muzikant dhe të dy tashmë performojnë rregullisht në Neë York, me shoë që përfshijnë “Bar on A” (në zonën East Village) dhe legjendarin CBGBs. Ajo mban një shoë dy herë në muaj që quhet “Forbidden Apple” (Molla e ndaluar) dhe që shfaqet në Manhattans East Village. Albumi i fundit i Simakut “Echoes from Iliria”është një distribucion i Sony/BMG. Këngët e këtij albumi gjenden në ëebsitin e saj dhe në MySpace (mega-rrjeti informativ në internet). Simaku vazhdon ende ta zgjerojë audiencën e dëgjuesve të saj edhe përmes këtyre mënyrave të reja teknologjike, që e bëjnë atë të dëgjueshme nga shqiptarët e gjithë botës dhe nga çdo dëgjues tjetër i muzikës së saj. Në një intervistë dhënë në gusht 2006, Simaku shprehet për jetën e saj artistike dhe albumin e ri. Ajo nuk harron të flasë edhe për vendin e saj, ku u formua talenti i saj artistik. “U largova  për ta çuar më tej artin tim dhe për të patur mundësinë që të këndoj këngët e mia në një skenë të botës. Largimi nga Shqipëria më shkaktoi një thellim edhe më tej në musikën folk të vendit tim. Neë York-u për mua është si të ecësh mbi ylber”. Ndërsa duke vazhduar më tej për albumin e saj të fundit, shprehet: “mendoj se arti dhe politika nuk përzihen. Muzika mund të shkaktojë një reagim politik, por kur muzika promovon politika të caktuara, atëherë bëhesh më shumë politikan e më pak artist. Muzika ime përfaqëson të vërtetën kjo është kultura e vendit tim, që e vërteta shkon më thellë se politika. Motivi i vetëm i këngëve të mia është dashuria”. Albumi “Echoes From Iliria” po mirëpritet ndërkombëtarisht, ndërsa ëebsiti zyrtar i këngëtares vizitohet nga rreth 50 shtete të botës. Në muajin mars të vitit 2006 ka zhvilluar në sërë koncertesh, pjesë e turit koncertor të albumit të ri realizuar me bashkëshortin e saj Robert Nolfe.

Jehonë nga Iliria
Është një album në gjuhën shqipe me këngë origjinale të shkruara e aranxhuara nga Robert Nolfe dhe Parashqevi Simaku. Një vend kryesor në këtë album zënë edhe motive të këngëve folklorike popullore dhe poezitë shqiptare nga shkrimtarë të shquar: A.Z. Çajupi, Fan S. Noli , Fatos Arapi dhe Lasgush Poradeci.
Producente, incizoi, miksoi – Robert Nolfe/Parashqevi Simaku
Mastering e CD – Randy Nicklaus
Dezinjator artistik i CD – Robert Nolfe
Fotografi – Angus Murray & Ivo
Në brendi të kapakut të CD, vetë këngëtarja shkruan: “Këtë album me këngë ia dedikoj mësuesit të parë t’ muzikës, babait tim. Gjithashtu, shqiptarëve kudo në botë. Unë kam një detyrim të madh ndaj Shqipërisë dhe të gjithë juve, që më keni pritur gjithmonë me ngrohtësi dhe duartrokitje të zjarrta që nuk e kam gjetur në asnjë vend të botës…”

Vargje nga këngët pjesë e albumit:
“Une të desha përtej vdekjes
ashtu dashurova unë
edhe prap s’ja fal dot vetes
si s’të desha pak më shumë…”

Në një deklaratë për mediat vitin e kaluar, këngëtarja deklaronte shpërndarjen falas të albumit të saj në Sqhipëri, si më poshtë:
“Gjatë kësaj periudhe dëshiroj të deklaroj se i jap të drejtat e prodhimit,
shumëfishimit dhe shpërndarjes së albumit tim të fundit ‘Jehonë nga Iliria’ falas për territorin e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë.
Këto këngë popullore i përkasin popullit tim, sepse këto janë këngët
që më kanë bërë të jem ajo që jam sot”.

Box
Në ëebsitin zyrtar të këngëtares gjejmë edhe një artikull të botuar në gazetën “Sot” rreth një vit më parë, të cilin ajo e publikon krahas artikujve që kanë shkruar për karrierën jashtë kufijve të Shqipërisë:
“Parashqevi Simaku bën Hollivudin të flasë shqip”
Hollivudi këtë radhë do të flasë shqip nëpërmjet këngëtares së njohur Parashqevi Simaku. Kjo për arsyen se këngëtarja shqiptare Simaku, ka bërë një kontratë në Hollivud me studion diskografike ku kanë nxjerrë albumet e tyre edhe Majkëll Xhekson, Mariah Carey, Britney Spears e shumë nga gjigandët e muzikës botërore. Kjo CD e Simakut do të jetë në shqip dhe për herë të parë një këngëtare nga vendi ynë ka mbërritur deri në këtë kulminacion… (1 shkurt 2006)

Sot

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok