Pelegrinazh me shkrimtare te Gjergj Fishta ne Lezhe

0

Nga Rexhep Shahu
Me 30 dhjetor 2019, ne 79 vjetorin e vdekjes se Homerit shqiptar At Gjergj Fishta, rreth 40 shkrimtare shqiptare, te ftuar e organizuar nga Klubi i Poezise, me mbeshtetjen financiare te humanistit Flamur Hoxha, per here te pare ne 79 vite pas vdekjes se tij, bene pelegrinazh te shtepia ku kaloi femijerine Gjergj Fishta dhe te obelisku ne Fishte te eperme ku At Gjergji ka patur shtepine e lindjes dhe ka jetuar deri ne moshen 3-4 vjec. Dhe ne Biblioteken e Lezhes qe ka emrin e Fishtes, ku dhuruam 22 numrat e pare te Illz, reviste letrare e Tiranes.
Perdite prej vitesh qindra njerez shkojne ne Fishte te Lezhes tek restoranti i famshem Mrizi i Zanave dhe hane mish.
Shume pak njerez kthejne rruge qe te shkojne tek shtepia e rrenuar nga harrimi dhe e braktisur nga shperfillja ku ka kaluar pak vite femijerie poeti yne kombetar at Gjergj Fishta.
Asnjehere kaq shume shkrimtare nuk e kane shkele ate vend e ate oborr. Edhe shumica e shkrimtareve vinin per here te pare te shtepia e braktisur e Gjergji Fishtes. Shkrimtaret nderuan veten e tyre por edhe At Gjergji eshte ndjere mire. Eshte ndjere mire sepse ne si organizatore kishim vendose me heshte aty tek shtepia e tij, mos me fole, mos me mbajte fjalime e pallavra. Pse mos me fole te shtepia e Fishtes?
Sepse nuk kishim cfare ti thonim Homerit tone At Gjergjit.
Nuk kishim cfare ti flisnim per dashurine e shtirme te shtetit ndaj tij dhe urrjetjen terkuze ne thes per te.
Populli e do Gjergj Fishten me shume se cdo shkrimtar tjeter shqiptar te vdekur a te gjalle sepse e din permendesh poezine e tij, e reciton edhe populli analfabet.
Por Gjergj Fishten shteti nuk e don ende. Ani se ai eshte kryepoet, eshte diplomat klasi, eshte deputet ekselent, eshte poeti i pare shqiptar i kandiduar nga te huajt per cmimin Nobel ne letersi.
Nuk shtrohet fare ceshtja a behet apo nuk behet kjo shtepi muze e Fishtes ku ai ka jetuar 3 apo 4 vjet. Aspak jo dhe nuk me intereson kjo se eshte biznes i vogel.
Ceshtja shtrohet cfare e si te nderohet Fishta ne Tirane pasi ai, nuk eshte e as te mos e mendoje ndokush se eshte poet i Lezhes apo i katundit Fishte, ai eshte Poeti yne Kombetar dhe shtepine e nderit ai e don ne Tirane e jo ferrave te Lezhes. Kjo nuk do te thote qe te mos i lartesohet kjo shtepi muze ketu, por sic thashe kjo eshte gje minore.
Shteti nuk e do, nuk e pranon ne Tirane Gjergj Fishten. Ani ne Lezhe le ta kete nje shtatore, por ne Tirane nuk mund ta kete nje bust At Gjergji. Nuk pranohet ai te kete bust ne buze te Bulevardit te Mbretit apo te Deshmoreve te Kombit aty prane sivellait te tij Naim Frasherit. Nuk lejohet te kete bust ai prane Akademise se Shkencave ne Tirane, as prane Parlamentit te Shqiperise ku ai ka qene deputet qe nuk mberrihet kurre.
Nuk e pranon shteti qe te kete nje cmim kombetar me emrin Gjergj Fishta sic e kemi cmimin kombetar Naim Frasheri qe e jep presidenti i vendit.
Se ne ende nuk kemi nje memorial apo nje pllake te bronxte te Mesharit te Buzukut librit tone te pare tek Universiteti i Tiranes apo kudo ne bulevard.
Se ne ende nuk kemi asnje bust apo komplesk bustesh ne nje kend aty tek Vellezerit Frasheri psh te Gjon Buzukut, Pjeter Budit, Frang Bardhit, Pjeter Bogdanit qe jane kolonat e kultures dhe ekzistences tone kombetare. Ende shteti don te na e mbushe mendjen se nuk kane vlere keto kater B te medha dhe as Homeri yne Gjergj Fishta.
Por shteti duke i ndaluar me hy ne Tirane keto pese figura na nxit qe te mos i harrojme, por nga ana tjeter nuk sjell paqe me kete ndalim, nuk sjell pajtim e pranim te njeri – tjetrit ne shoqerine shqiptare dhe na thote se ne jemi mbetje turke apo osmane, kur bota na njeh ndryshe e na njeh fale ketyre B-ve te famshem te kolonave tona.
Buzuku, Bardhi, Budi, Bogdani, Gjon Nikolle Kazazi, Gjergj Fishta jane, kane ekzistuar dhe ekzistojne, nuk po i shpik askush. Po pse atehere nuk kane vendin e sheshin e tyre ne Bulevardin e madh te Tiranes. Kush nuk i lejon me hy ne Tirane. Naim Frasheri jam i sigurte qe nuk i ndalon.
Jepen cmime me emra anonimesh dhe keta emra qe permenda nuk zihen ne goje nga askush.
Si mund te zihen ne goje kur deputeti i sotem krahason veten me deputetin Gjergj Fishta, Ndre Mjeda, Fan Noli etj etj.
Pelegrinazhi i shkrimtareve shqiptare tek shtepia e Gjergj Fishtes organizuar nga Klubi i Poezise ishte i pesti ne radhe pas dy pelegrinazheve ne Kukes per bustin dhe shtepine e poetit te varur Havzi Nela, pas pelegrinazhit ne Peshtan te Tepelenes per poetin e pushkatuar Trifon Xhagjika dhe pas pelegrinazhit ne Berzheste te Librazhdit tek shtepia e Vilson Blloshmit e rrenojat e shtepise se Genc Lekes, te dy poete te pushkatuar nga partia.
Askush askend asnjehere nuk ka penguar qe te shkohet te shtepia e Fishtes ku kaloi femijerine apo te Obelisku ne themelet e shtepise ku eshte linde Gjergj Fishta.
Kjo u be e mundur nga Klubi i Poezise qe ka ne program te nderoje shkrimtaret martire, te pushkatuar apo masakruar nga partia, me mbeshtetjen e humanistit Flamur Hoxha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok