Në “Vjeshta Letrare e Gjilanit”, dita kushtuar Ramadan Musliut

Nga Nexhat Rexha

Ramadan Musliu  në rrugën e amshimit ka krijuar përjetësi me veprën  artistike, e cila që në botimet e para ka diktuar vëmendjen e lexuesit të mirëfilltë. Në këto depërtime  të  përcaktuara për të bërë jetën më kuptimplote dhe për t`i dhënë fjalës  kuptimin e vlerën në letrat shqipe,  Ramadan Musliu  me observimet letrare  ka krijuar individualitetin shpirtëror në përkatësinë e një prizmi të  dalluar. Poezia  nëpër vlimet e kohëve  ka rrjedhur  natyrshëm  në  rrethanat e proceset e zhvillimit të saj, si ngritje e avansim  për të bukurën. Vargu poetik ka ndjeshmërinë e situatave  absurde, të cilat për njeriun  forcojnë karakterin e dhembjeve më të ndjeshme, ato sintetizojnë në shqetësime dhe ofrojnë zgjidhjen dhe zgjedhjen e rrugëtimit deri në lirizmin modernist. Poezia e Ramadan Musliut në të gjitha vëllimet poetike përafron faktin dhe verdiktin e kulturës në kërkim të vetëdijsimit  shoqëror, si prodhim analitik në botën individuale dhe atë kolektive. Gjuha e përdorur në poezinë e tij ka referenca të zgjedhuara,ato në vete  kanë brumosje  dhe kërkojnë njohje të thella të botës së shkrimit, e në ruajtje të përjetësisë midis të dukshmes e të padukshmes.

Në këto shtrirje e veçanti poezia e Ramadan Musliut, kërkon përkushtim e profesionalizëm, këto  depërtime në poetikën e tij vijnë nga  studiuesi Anton Nikë Berisha. Në këtë përzgjedhje ai i ka ofruar lexuesit të sotëm vlerën e cilësinë  e vargut poetik, nga tërësia e opusi krijues nën obrellën e titulluar bukur ” Shtjellë shpirtërore” .

Ramadan Musliun  në letrat shqipe, lexuesi e ka njohur ndoshta më shumë si kiritik letrar se sa si poet. Konsiderojmë se kjo njohje ka bërë që Ramadani për një periudhë kohore në faqet e të përdisthmes “Rilindja” ishte njëri ndër zërat më autentik të përhapjes së vlerave të reja  artistike. Ai më këto publikime mbulonte  faqet e kulturës në shtypin e kohës, pastaj puna e tij në Shqipëri, po në “Rilindje” pas ndalimit ë saj në Kosovë në periudhën e okupimit serb në vitet e `90-ta, bëri që pena e tij të duket më e avansuar në këtë fushë, sepse shkrimet kritike në faqet e të përditshmes në Tiranë zgjuan kureshtjen e lexuesit, për mënyrën e interpretim më ndryshe nga kritika e realizmit socialist që ishte shkruar gjer në atë kohë.

Pastaj botimi  i “Kalendarit letrar” dhe botimi i vlerave të letrërsië shqiptare në të gjitha trevat tona,  unifikoi letërsinë në faqet e kulturës në këtë revistë letrare, në këtë periudhë kohore. Mirëpo, përkundër  këtyre  angazhimeve për ngritje e ruajtje të vlerave artistike, poezia  e tij nuk u kuptua në domenin e trajtueshmërisë së nevojshme.

Përzgjedhja e Anton Nikë Berishës në vëllimin poetik ”Shtjellë shpirtërore”, ka  ofruar vlerën më reprezentaive në tërësinë poetike. Duke  I dhënë lexuesit mundësinë e përjetimit  të veçantë, në këto vargje e depërtime me frymë më të avansuar e të farkuara në një mendim edhe filozofik , po aq edhe racional në mbarshtrimin e tyre. Në këtë kompleksitet artistik , Anton Nikë Berisha në parathënien e këtij libri, lexuesit i ka dhënë  përjetimin poetik më cilësor dhe të avansuar në tërësinë e vargnimit  poetik.

Vlerësimi për poezinë e Ramadan Musliut, ka korrespondimin në shtrirjen tematike, estetike  e në brumosje me cilësi të brendshme, si dhe frymon lirshëm artikulimin e dhënë në ide e mesazhe të konfirmuara nga autori. Njëkohësisht, Anton Nikë Berisha,  portretin artistik e ka interpretuar, skalitur që nga formimi i shkrimeve të para deri tek  vepra e fundit, e cila  dëshmon në përjetësinë e lirikave që janë brenda këtij libri.

Për të depërtuan në vlerat poetike të Ramadan Musliut, kërkohet njohje  teorike në shtrirje  të qenësisë së vargut poetik, si domosdoshmëri e njohje të botës shqiptare nga lashtësia ,e në ruajtje të origjinës. Në këto ndriçime të figurave brenda tekstit, realizohet vepra ”Shtjellë shpirtërore”, në të cilën autori  ka identifikua proceset artistike të shtresëzuara në produktivitet të arritshmërisë së krijuar, kurse lexuesit i ka mundësuar njohje të verifikuara në  esencën e lajtmotivit artistik për këtë fazë krijuese të letërsisë shiptare.

Në parathënien e këtij libri Anton Nikë Berisha, vlerat e sistemuara në poezinë e Ramadan Musliut , i cilëson me veçanti , të cilat në stilistikën e shprehjes  krijojnë vetëdijsimin artsitik në kërkim të zgjerimit  filozofik, si arritje të efektshmërisë për të krijuar universin e tij të mevetësishëm brenda qarkut  letrar me origjinalitetin krijues, autori ndër të tjera shkruan :  “Natyrisht se Musliu e përfton poezinë mbi bazën e perceptimit të veçantë, përmes një sistemit të mëvetësishëm të të shprehurit. Ai synon të jetë vetja, të jetë i vetvetes;. të përftojë diçka që e dallon nga të tjerët për arsye se edhe bota e tij shpirtërore është tjetër përballë tjetrit” .

Në realitet  poezia dhe  koha ruajnë  të qenësishmen nëpër periudhat e ndryshme kohore. Poezia dhe shkrimet publicistike  si dhe ato kritike  të Ramadan Musliut,  ruajnë  e dëshmojnë prirjen, përcaktimin për të thënë fjalën në artikulim dhe  përceptim më të avansuar. Këtë objektivë ai e ka arritur në tërërsinë  poetike. Mirëpo, për të  konkretizuar këtë realitet artistik, në këtë përzgjedhje të poezisë, Anton Nikë Berisha, e  cilëson atë në rrafshin kohor si vazhdimësi e kontinuitet të penës së verifikuar, duke  i dhënë e veçuar  vendin e merituar deri në thellësi produktivitetit artistik, poezive të këtij libri. Dhe kësaj përzgjdhjeje  poetike i jep alternativën e  kuptueshme në qartësi e jetë, apo siç thotë edhe Borhesi: “ Kjo pra,  besoj se metafora ka një ardhmëri të begatshme, sepse po të duam, mund ta provojmë dorën në variacione të reja” . Kësaj matafore poetike  i ka dhënë destinacionin, vetë poeti me vargjet e tija, dhe kritiku i mirënjohur në cilësimin e kësaj metafore në prurje e variacione të reja brenda  kopertinave të këtij libri.

Përzgjedhja  poetike ”Shtjellë shpirtërore”, klasifikon, identifikon vlerën si domsdoshmëri dhe përjetim në ruajtje të portertit artistik përtej nesh. Konsideroj se Anton Nikë Berisha, i ka ofruar lexuesit, tërërsinë poetike, e cila dëshmon si vlerë e mision, duke i  dhënë poezisë së Ramadan Musliut vendin e përjetësisë në letrat shqipe.

Poezia e Ramadan Musliut në përzgjedhjen e studiuesit  Anton Nikë Berisha, është dëshmia më konkrete për rinjohje të vlerave estetike, të cilat burojnë nga shpirti dhe vizioni i autorit, njëkohësisht, konfirmohen shqisat e brendshme shiprtërore të poetit,  të cilat me tërë mëvetësinë e tyre kodifikojnë fjalën e latuar si preokupim artistik,  për t`i dhënë jetë artit në rrezatim të qëndrueshmëm për vlera të mirëfillta.

Gjilan, më 23  tetor 2021

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok