PORTRERTI LETRAR I SINAN  SADIKUT

Nga Nexhat Rexha

Arti i të shkruarit dhe kultura janë njësi në vete, ato krijojnë liri në vepra dhe bartin vlera nëpër kohë,të cilat artikulojnë filozofinë e natyrshme në parapërgatitje për të marrë dije, si mision e përkushtim në kërkim e hapërime për suksese jetësore.Në këtë përvjetor të 60-të të Sinan Sadikut , sikur të gjitha kohët kanë ruajtur në vete diçka të veçantë, e cila vjen e rritet bashkë me shkrimet e tija letrare.

Portreti letrar i Sinan Sadikut, në vete ka brumosje intelektuale me ndërtim e gjenezë nga fëmijëria, sepse vetë rrethanat e jetës dhe kërkesat për të depërtuar në ecjet e kohëve, kanë bërë që ai ta  lidh fatin e tij në zinxhirin e dashurisë për  gjuhën shqipedhe lirinë e atdheut.

Portretizimi  njerëzor ka hallkat e lidhjeve të gjata  nëpër kohë.Ato datojnë nëvijueshmëri të bankave shkollore deri në universitet, për të mos u ndaluar asnjëherë në kërkim të depërtimeve më të thella përfjalën e bukur artistike. Në këto shtegtime, Sinani është kërkues i vlerës për të ruajtur e ngritur dinjitetin e kulturës sonë. Jeta  nëpër kohë e ka shtyrë atë të kalojë nëpër ngushticat e sakrificës, si ato të viteve të 80-ta, në fillim si nxënës i shkollës së mesme në Dardanë e më pas si  studenti Fakultetittë Drejtësisë në Prishtinë. Ishte kjo kohë e ndjekjes dhe persekutimit të shqiptarëve. Edhe Sinani  e përjetoi në lëkurën e tij këtë klimë politike të ndjekjes së njerëzve me ideale  kombëtare, duke qenë edhe vet njëri nga të burgosurit dhe të përndjekurit për shkak të angazhimit në sendërtimin e atyre idealeve. Nëpër këto e epoka, Sinan Sadiku gjithnjë ka ruajtur unin e vet, në  ballafaqim e qëndrueshmëri për të ngulitur fjalën dhe veprën në peshoren e  jetës.

Studenti i drejtësisë kishte diçka brenda shpirtit që i vlonte,  por nuk e publikonte asnjëherë në vitet e mundimshme të ndjekjeve të asaj periudhe. Shkrimet letrare e lidhën botën dhe shpirtine tij për të thënë atë që i vlonte në thellësi të imagjinatës artistikedhe ajo erdhi një ditë si shpalosje ndriçuese. Në fillim poezia, pastaj të tjerat erdhën bashkë me universin e tij brenda  kopertinave të librave dhe faqeve të revistave  të kohës sonë. E them të kohës sonë, sepse  botimi i shkrimeve për shumë pena ishte i ndaluar, disave iu merrej jeta, e disave iu ndalohej shprehjae mendimit të lirë.

Angazhimet politike  dhe ndërgjegjësimi i popullatës për liri krijoi dhe hapi shumë shtigje për ta mundur robërinë. Viteve të 90-ta, edhe në komunën e Kamenicës-Dardanës, si në tërë Kosovën jeta filloi të marrë frymim më të lirë, përkundër dhunës dhe represionit okupues serb. Sinani dhe një grup krijuesish, kryesisht nga treva e  Dardanës, nga vullneti dhe dëshira e flaktë për të thënë fjalën artistike,  themeluan Klubin Letrar “Nositi”, me kryetarin e parë Ibrahim Ibishin, i cili ishte më i njohur me shkrimet e tija.  Atëherë, klubi letrar filloi aktivitetin kulturor, kryesisht nëpër shkolla të komunës sonë. Në ato organizime, Sinan Sadiku shpalosi shkrimet e tija. Në atë kohë morëm iniciativën për botimin e revistës  “Nositi”, po në mungesë të mjeteve financiare ajo  mbeti vetëm dëshirë.

Përfundimi i Luftës së vitit 1999 në Kosovë, edhe në Kamenicë-Dardanë erdhi si feniks me Nositin. Filloi aktiviteti i veprimtarisë letrare edhe me botime të veprave. Po këtë vit, Sinan Sadiku botoi librin e parë të tij “Rrobat e engjëllit”, me emblemën e klubit letrar “Nositi”. Njeriut në këtë botë të gjitha mund t`i merren, por ëndrrat assesi, ato sikur e bëjnë jetën e tyre në thellësi  të botës së brendshme shpirtërore. Nga viti në vit jeta kulturore ringjallej, tanimë në një formë më të organizuar institucionale. Në vitet 2000 e 2001, klubi letrar organizoi aktivitete  të ngjeshura, kryesisht me promovim librash, dhenë  vitin 2002 edhe me jetësimine botimit të revistës letrare “Nositi”, kryetar  e kryeredaktori saj  u zgjodh Sinan Sadiku. Në këtë angazhim të vullnetit të mirë, revista  e bëri jetën e vet nga një numër në tjetrin.

Dhe sot kemi arritur te botimi i numrit 18, të revistës. Për disa vite revista botohej nga një numër në vit, e kishte vite kur ajo nuk u botua fare për shkaqe e motive të ulëta politike, për mos përkrahje e financim të shtypjessë saj. Megjithatë, ajo vazhdon të  bëj jetën e vet bashkë me  një grup krijuesish nga kjo trevë. Sinan Sadiku, gjithnjë mbeti shtyllë e ruajtjes dhe vazhdimësisë së jetës kulturore në qytetin tonë. Pastaj erdhën edhe shumë vepra letrare, si nxitje e inkurajim për pena të reja. Vlen të theksohet se në këtëvazhdëu botua edhe libri “Etje e Pashuar” me autorë të lindur apo me origjinë nga komuna jonë, e cila përfshinë 45 poetë.

Vepra poetike e Sinan Sadikut në botimet e saja ka vlerën e cilësisë, ai në botim të veprave është racional. Vëllimet poetike: “Rrobat e engjëllit” (1999), “Shigjetat e lakmisë” ( 2009) dhe  “Nata rri zgjuar” (2019), e kanë krijuar portretine tij letrar, bashkë me disa vështrime kritike në librin “Rendi i vlerave në poezinë bashkëkohore shqipe” (2013).

Në fillim të vitit 2021, Sinani i ribotoi të gjitha këto vepra, duke u marrë edhe një herë me korrigjime e përpunime, sidomos e plotësoi librin ”Rendi i vlerave në poezinë bashkëkohore shqipe”, e cila  në brendi  ka trajtime e vlerësime të dalluara të kësaj problematike të marrë në shqyrtim dhe është ndër librat e rrallë në kulturën tonë  që trajton këto shqyrtime antologjike në letrat shqipe.

Portreti artistik i Sinan Sadikut, ka shtrirje edhe në fushën e publicistikes. Ai ka shkruar shumë punime nga kjo fushë, të cilat ruajnë në vete ngjyrimet e kohëvepër problematikën e shtjelluar gjatë viteve. Besojmë se edhe  shkrimet publicistike, një ditë do ta shohin dritën e botimit. Shkrimet publicistike ruajnë mendimin politik të autorit,ruajnë rrjedhën e ngjarjeve politike në periudhën e tarnzicionit politik në Kosovë e më gjerë.

Roli i individit në shoqëri ka peshën e vet, në çdo fushë veprimari shoqërore, ai krijon e ruan identitete në formim të avancimit prej një gjenerate në tjetrën. Në këto kondita letrare e kulturore emri i Sinan Sadikut, ka krijuar personalitetin e tij artistik në kulturën tonë.

Pra, në këtë 60-Vjetor të lindjes dhe të veprimtarisë jetësore, Sinan Sadiku, përveç punës dhe angazhimeve të tija profesionale në vendin e punës ka determinuar me sukses vullnetin, dashurinë, prirjen dhe sakrificën edhe në jetën letrare. Roli i tij në këto aktivitete është i rëndësishëm në mbarëvajtjen e ngjarjeve kulturore që zhvillohen në kuadër të Klubit letrar “Nositi”, Ars Clubit  “Beqir Musliu“, me shtrirje dhe  bashkëpunim edhe në vende të tjera në Kosovë e në hapësirat tjera shqiptare. Kontributi i tij është i çmueshëm me angazhimet në jetën kulturore në fushë të letërsisë, sepse ai i takon brezit të shkrimtarëve të kësaj treve që po krijojnë vlera origjinale në afirmim të kulturës nën emblemën e qytetit të Dadanës dhe afirmimit të përgjithshëm kulturor.

Në këtë Përvjetor të 60, të jetës dhe punës së tij, vlerësojmë e çmojmë këto vepra që ka botuar dhe ato që  do të vijnë bashkë me përvjetorët tjerë.

Dardanë, më 13 nëntor 2021

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube