PROF. DR. SALI BERISHA, BURRËSHTETASI MË I MADH I SHQIPËRISË, PAS MBRETIT ZOG

NGA IDRIZ ZEQIRAJ

Shpallja e Prof. Dr. Sali Berishës, me familje “person non grata”, befasoi shqiptarët e përbotshëm, sepse ai ka frymuar dhe vepruar si amerikan i pahile. Si i tillë, është vlerësuar edhe nga shumë personalitete amerikane dhe botërore. Andaj, edhe reagimi i shqiptarëve ishte i matur, me përjashtime të pakëta. Kjo maturi dhe heshtje, ishte domëthëse dhe fliste shumë: “Amerikë, të duam shumë, por, kësaj here i besojmë Prof. Dr. Sali Berishës!” Ky pozicionim i shqiptarëve, ndodhi për herë parë, përgjatë këtij 30-vjeçarit, të pluralizmit dhe të domokracisë të mangët shqiptare!

Pa dashur të mirrem me të tjerët, që u pozicionuan ndryshe nga shqiptarët e kudondodhur, po veçoj dy avoketër, njëri nga Shqipëria, tjetri nga Kosova. Reagimet e tyre janë kontraverse, sepse ata e pranojnë se “arsyeja e ndëshkimit të Berishës, nga sekretari i Shtetit amerikan, Antony Blinken, nuk është korrupsioni e as abuzimi i tij me pushtetin. Por, është krejt politik, kryesisht, rrjedhat politike në Kosovë, denoncimi dhe kundërshtimi i tradhtisë të krerëve pushtetarë, në Shqipëri dhe Kosovë, bashkëpunimi i tyre me Serbinë, për ndarjen e Kosovës!”

Por, njëkohshëm, vetëdemantohen, dhe përrallisin gjëpura të tjera, përfshi edhe korrupsionin! Për ndryshim nga ai, avokati laro i Kosovës, Tomë Gashi, këtë memorfozë nuk e prisja nga kolegu im i burgut shqiptar, Avokat Spartak Ngjela!

Retrospektivë:

Me Avokat Spartak Ngjelën, kam ndarë qelinë, birucën e burgut, në fund-vitet `70-a, vetëm me atë. Një djalë i shkolluar bollshëm, i sinqertë, i guximshëm, i cili, tej realitetit, bësonte përrallat e literaturës komuniste, për të drejta e të burgosurit dhe kërkonte të zbatoheshin në praktikë, sidomos veshjet dimërore, në qelitë, birucat ndëshkimore.

Spartaku vinte  nga “Blloku i Zi” i byroistëve të Tiranës. Babai, Kiço Ngjela dhe nëna Vera, përkatësisht, ministër e zëvendësministre, për tri dekada radhazi! Ai ishte rishtar në vuajtje. Ai habitej pse ndodhi ndarja e motrës së tij, kur bashkëshortët ishin pedagogë në Universitet, kishin edhe një djalë të mitur?! Ai nuk e kishte idenë, se çfarë ndodhte në Shqipëri, jashtë “Bllokut të Zi”, siç e quajnë shqiptarët. Bashkëshortër shqiptarë, të ndarë për arsye politike, kishte me mijëra në Shqipëri. Lufta e klasave,”armiku i brendshëm”, për arsye politike, shkatërroi shoqërinë shqiptare, shenjtërinë e familjes shqiptare, dikur krenare me fisin, prejardhjen e tyre.

Për ndryshim nga ai, unë, i përkisja një famlijeje, e cila kishte filluar burgjet politike serbo-sllave, në vitin 1945, deri i fundit i familjes i liruar më 1992! Dhe, kurrë nuk kërkova asgjë, përgjatë burgut shqiptar. Madje, edhe atëherë, deri në tempetarura 17 grad nën zero, në një birucë çimento, më hiqnin rrobat e brendshme, përfshirë edhe çorapët, duke më lënë vetëm në këmishë dhe pantollona, unë heshtja. Një gjysmë batanije (qebe) kuajsh, më jipnin, në ora 21.00 dhe ma merrnin në 05 të mengjesit. Dhe, kjo ndodhte përgjatë hetuesisë dimërore, përtej gjysmë viti. Ndëshkimet tjera me birucë, kishin trajtim të ngjashëm. I gjithë trajtimi ishte çnjerëzor e kriminal.

Avokat Spartak Ngjela, në mbrojtje të dinjitetit, qoftë edhe burg, si dhe në kërkim të drejtësisë, vuajti shumë, personalisht dhe familjarisht. I pari u dënua me 25 vjet burg të rëndë, në Burrel, babai, Kiço Ngjela, për sabotim, si ministër i Tregëtisë, pse u kalbën 4-5 arka portokaj, në një magazinë!

I dyti i familjes u dënua Spartaku, me akuzën klishe, për agjitacion e propagandë, me 8 vjet heqje lirie. Duke vuajtur dënimin në Ballsh të Fierit, i bënë një gjyq farsë, për t`ia shtuar edhe 10 vjetë të tjera burg. E transferuan në burgun minierë të Spaçit. Spartaku kondërshton punën në minierë, përshkak të shëmbjeve të rrezikshme, por edhe të vrasjeve, me levë hekuri kokës, të cilat i organizonte komanda e burgut. Pas ndëshkimeve me birucë, e transferojnë në “Burgun e Burrelit”, në “Burgun e Vdekjes”, siç ka hyrë në literaturën botërore të burgjeve.

Në Burgun e Burrelit, fjalët janë të pakëta, por, dajaku është i bollshëm. Këtë e provoi edhe Spartaku im. Në vend të shkopinjve të gomës, përdorëshin drunj të stufave, të cilat mbushën me drunj të gjatë nga lart. “O kiço, me mbytën kriminelët”,- bërtiste e thërriste Spartaku, babain e vet, i cili vuante dënimin, në të ndarën e mesit të burgut, në dhomëzat dyshe, ku ishin ish-zyrtarët dhe ushtarakët e lartë shqiptarë. Çuditërisht, ia shtuan edhe 5 vjet burg, që shifronin në 23 vjet gjithësejt. Akuza ishte banale, kinse, “ka dashtë me i rrahë policët dhe me ikë nga burgu”, ku muri i mini-oborrit ishte 6 metra i lartë!?”

Sokoli, vëllai i vogël, që kishte mbaruar Gjimnazin shkëlqyeshëm, u dënua, vuajti burgun e Ballshit dhe i la kockat atje, në rrethana që i di policia, pasi nuk lejohej as tërheqja e kufomës. Ishte djalë i lezetshëm, i inteligjent, shumë kurajoz dhe me qëndrim të drejtëpeshuar. Vlen të theksohet se djemtë e “Bllokut”, papërjashtim, kanë qenë të ekuilibruar. Ata kanë qenë korrektë dhe nuk kanë kokëtuar, nuk kanë flirtëruar, asnjëherë me personelin drejtues të Komandës së burgut.

Artisti i  përmasave tej shqiptare, Llukë Kaçi, i dënuar politik, dikur, kishte aktëruar dhe kënduar në Teatrin “Skala” të Romës, më zërin karakteristik, bas-kumbues, lexonte, çdo ditë, pjesë nga “Veprat” e shokut Enver, nëpërmjet altoparlantit të burgut. Të burgosurit duhej të dëgjonin përrallat e Hoxhës, me heshtje varri!

Komisari i burgut organizonte komentimin e “Veprave”, në sallën e menzës, më 1.700 të burgosur politikë. Komisari provokon Sokol Ngjelën, kërkon për ta komentuar, leximin e ditës!

– Sokoli gjegjet: “Zoti komisar, unë nuk marrë vesh nga politika”.

– Komisari: ” Dëftesa e jote e Gjimnazit ka vetëm notat 10-a”.

– Sokoli: ” Të jeshë djalë ministri, 10-shet nuk janë problem”.

Dhe, nuk pranoi ta komentojë asnjë rrjesht.

Nëna Verë, dikur, doktore dhe zëvendësministre, tani, e internuar në Selenicë të Vlorës, me gjithë vajzën, ish-pedagoge dhe djalin e saj të mitur, punonin në kooperativën bujqësore të fshatit. Motra e internuar, merrte leje nga policia vendore, për të vizituar vëllezërit: Sokolin në burgun e Ballshit; Spartakun në Burgun e Spaçit dhe babën, Kiço, në burgun e Burrelit.

Me udhëtimet rrethanore, kryesisht me kanionë, në kushtet mizerabël të Shqipërisë, nga Jugu në Veri, i duheshin tri ditë ecejake. Kur u shua kësaj bote Sokoli, dhe Spartaku u ndëshkua me burg të rëndë në Burrel, itenerari u reduktua në Selenicë-Burrel. Burgaxhinjtë dhe shqiptarët, që mësuan, për sakrificën e motrës të Spartakut, kursimet që bënin ajo më nënë, nga ato mini-fitime nga puna në kooperativë, për të vizituar dhe dërguar ndonjë ushqim, tre anëtarëve të familjes të burgosur, meqë e gjithë pasuria familjare, përfshi edhe orenditë shtëpijake, ishin konfiskuar, meqë babai Kiço ishte dënuar me sekuestrim, e quanin – motër ideale, motër heroinë -.

Bëra këtë eksoze, të familjes fatkeqe Ngjela, për të ardhur tek Spartak Ngjela i sotëm, akuza e tij kundër Dr. Berishës. Avokat Ngjela, i dënuar si armik, madje, familjarisht, “kundër popullit dhe pushtetit popullor”, nga regjimi fashizoid, i Enver Hoxhës, ishte i papranueshëm për krerët neokuministë, me kryetar Fatos Nanon. Dr. Berisha, e mëshiroi, e bëri anëtar të PD-së, deputet, anëtar Kryesie, sekretar organizativ të PD-së, madje, edhe kandidat për kryetar Bashkie të Tiranës.

Por, së fundi, Ngjela u josh për ministër të Drejtësisë, post, të cilin Dr. Berisha hezitoi t`ia besojë, pikërisht, pse Spartakut i mungonte dje, i mungon edhe sot, maturia, është i paparashikueshëm, siç po dëshmohet edhe në akuzat, tashmë, kundër Dr. Berishës. Gjenerali francez Napoleon, për mosmirënjohësit, bukëshkalët, kishte aversion, madje, edhe më shumë se sa për tradhtarët!

Nëse Ngjela, nuk veproi si presidenti Meta, me solidarizmin burrëror e proverbial, më Dr. Berishën dhe Familjen e tij të nderuar dhe ideale, që buron nga një e vërtetë e pakontestueshme, nga një bindje e dëshmuar, për ta mbrojtur burrështetasin më të madh të Shqipërisë, pas Mbretit Zog, të paktën, duhej të heshte. Dhe, unë jam i zhgënjyer, me mikun tim të vuajtjes, me të cilin kam ndarë dhimbje e lot, për Sokolin tonë rinor, të shuar, dhunshëm e kriminalisht, në burg dhe Familjen fatkeqe Ngjela, në vuajtjet e saj, sa të gjata, aq edhe të pamerituara, për dy dekada radhazi.

– V a z h d on –

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube