Provokimi i kriminelit Vuçiç me frymëzim të Lajçakut

Nga Prof. Dr. Eshref Ymeri

Pasuesi i përbindëshit Milosheviç, krimineli me karrierë të gjatë Aleksandër Vuçiç, ditën e djeshme, 19 mars, e provokoi rëndë Kosovën, duke postuar në Instagram hartën e saj, të mbuluar me flamurin serb. Ky ishte një provokim shumë i rëndë, për arsye se hartën e Republikës së Kosovës, krimineli Vuçiç e kishte ndotur me kryqin e flamurit serb, me flamurin më gjakatar tëkontinentit evropian pas Luftës së Dytë Botërore.

Në vitin 2018, Shtëpia Botuese “Klubi i Poezisë” Tiranë, nxori nga shtypi dhe hodhi në qarkullim librin e akademikut prof.dr. Flori Bruqi, me titull “Shtëpia e Verdhë”. Është një libër mjaft interesant, me një vëllim prej 350 faqesh, në të cilin gjen një pasqyrim të hollësishëm politika agresive e shovinizmit serb kundër kombit shqiptar. Autori, duke argumentuar me fakte, zbulon thelbin e politikës së kahmotshme serbe ndaj etnisë shqiptare.

Një temë që meriton vëmendjen e veçantë të lexuesit në faqet e këtij libri, është ajo që akademik Flori Bruqi ia ka kushtuar kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç. Ai e ka titulluar “Duart e përgjakura të Aleksandër Vuçiçit”.

Në trajtimin e figurës së Vuçiçit, autori ka meritën e veçantë se ka flakur tutje “vellon e moderimit” të kryeministrit-kriminelserb, e cila i është veshur prej propagandës shtetërore, duke anashkaluar natyrën e tij kriminale në gjenocidin e ushtruar kundër myslimanëve në Jugosllavi dhe veçanërisht kundër popullit shqiptar të Kosovës.

Akademik Flori Bruqi i çjerr maskën Aleksandër Vuçiçit, si bashkëpunëtor i ngushtë i kriminelit Sheshel,  kryetarit të Partisë Radikale Serbe, ku Vuçiçi mbante postin e sekretarit të përgjithshëm dhe Nikoliçi postin e zëvendëskryetarit. Që të tre këta kriminelë kishin hartuar planin “për spastrimin etnik të Kosovës”, platformë kjo, e botuar në gazetën “Serbia e Madhe (Velika Serbia) më 14 tetor 1995 në Beograd” (f. 46).

Por natyra çnjerëzore e Vuçiçit del më shumë në pah përmes deklaratave të tij në përkrahje të dy kriminelëve me damkë, si Ratko Mlladiçi dhe Radovan Karaxhiçi, të dënuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për krime kundër njerëzimit. Akademik Flori Bruqi citon deklaratat e Vuçiçit për Mlladiçin dhe Karaxhiçin, të publikuara në vitet e para të këtij shekulli:

“Radovan Karaxhiçi është simbol i luftës për liri të popullit serb. Karaxhiçi dhe Mlladiçi janë patriotë të shquar serbë dhe heronj të luftës atdhetare. Nuk do ta dorëzojmë as Radovan Karaxhiçin dhe as Ratko Mlladiçin. Nëse i takoj diku, do të pi me ta kafe. Shtëpia ime, ashtu si edhe gjithë shtëpitë e familjes Vuçiç, do të jenë pikërisht shtëpi e sigurt e gjeneralit Ratko Mlladiç  (f. 50).

Fakti që Vuçiçi është president i Serbisë, dëshmon më së miri për psikologjinë e kriminalizuar të popullit serb. Se jo më kot populli serb, me votën e vet, nxori në krye të shtetit pikërisht Vuçiçin, ministrin e informacionit të Sllobodan Milosheviçit, të kriminelit me damkë që lau me gjak mbarë Bosnjë-Hercegovinën dhe popullin shqiptar të Kosovës. Prandaj akademiku Flori Bruqi, në faqet e këtij libri, i ka bërë “skanerin” e duhur Aleksandër Vuçiçit, duke ia flakur tutje përfundimisht “mantelin e udhëheqësit të moderuar” të Serbisë dhe duke nxjerrë në pah natyrën e tij prej krimineli të regjur të popullit shqiptar të Republikës së Kosovës.

Këtë provokim të poshtër, krimineli Vuçiç e bëri disa ditë pas frymëzimit që përjetoi nga provokimijo më pak i poshtër i Miroslav Lajçakut, të këtij shovinisti të regjur, të cilin Brukselizmi e ka caktuar ndërmjetës në dialogun Kosovë-Serbi. Në një dalje pak ditë më parë në mjetet e informimit masiv, Lajçaku u paraqit me një hartë të Evropës në përtejanë (sfond), në të cilën Republika e Kosovës figuronte si pjesë e Serbisë. Është i pahijshëm, për të mos thënëi  turpshëm, qëndrimi i Brukselizmit ndaj Republikës së Kosovës. Ky qëndrim nuk mund të vlerësohet ndryshe, përderisa ngrehina e Brukselizmit, në fyerje të popullit shqiptar të Republikës së Kosovës, si ndërmjetës në dialogun Kosovë-Serbi, ka caktuar pikërisht Miroslav Lajçakun, një shovinist nga Sllovakia, shteti i së cilës nuk e njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës. Shteti sllovak nuk mund ta njohë pavarësinë e Kosovës se ka qenë dhe mbetet një shtet servil i shovinizmit rusomadh, të këtij armiku të betuar tradicional të kombit shqiptar.

Në qëndrimin jo vetëm ndaj Republikës së Kosovës, por edhe ndaj mbarë kombit shqiptar, ngrehina e Brukselizmit frymëzohet nga Moska dhe nga Parisi, të cilët urrejtjen e dikurshme që pati shpërthyer ndërmjet tyre gjatë fushatës së Napoleonit kunër Rusisë, e kthyen në dashuri përvëlimtare për njëri-tjetrin pas hyrjes së bujshme të trupave ruse në Paris më 09 mars 1814, me në krye carin Aleksandri I.

Tradita e armiqësisë së shovinizmit rusomadh ndaj etnisë shqiptare, në bashkëpunim të ngushtë me Parisin,është e kahershme. Ajo zë fill në Kongresin e Berlinit të vitit 1878, ku përfaqësuesi i carit, Hitrovo, diktoi vullnetin e vet për copëtimin e parë të trojeve tona etnike. Ajo traditë vazhdoi në çerekun e parë të shek.XX, me copëtimin e dytë të trojeve tona etnike.Më 27 tetor  (9 nëntor) 1912,në një telegram sekret që i dërguari rus në Beograd, N.G. Hartvig, i përcillte Ministrisë së Jashtme Ruse në Sankt Peterburg, thuhej:

            “Për shkak të zgjerimit të ardhshëm të territoreve të të katër aleatëve, një Shqipëri autonome do të dukej si një anomali, si një vatër e përhershme trazirash, të cilat do të ngjallnin shqetësime për paqen në Ballkan… Shqipëria do të duhet të copëtohet mes Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë” (Citohet sipas librit: “Faktori shqiptar në zhvillimin e krizës në territorin e ish-Jugosllavisë. Dokumente.Vëll.i parë (1878-1997)”. Shtëpia Botuese “INDRIK”. Moskë 2006, f. 57).

Menjëherë pas këtij njoftimi, vjen edhe reagimi i ministrit të jashtëm të Rusisë Sergej Sazonov. Në kujtimet e veta, ky ministër, si armik i betuar i kombit shqiptar, shkruan:

“Kuptohet vetvetiu se nga ana e Rusisë copëtimi i Shqipërisë mes ballkanasve, në thelb, nuk mund të haste në kurrfarë kundërshtimesh… Lejimi i Serbisë për të pasur një dalje në Adriatik, gjatë një periudhe të gjatë kohe, u shndërrua në një problem qendror të politikës evropiane, megjithëse në vetvete ai kishte një rëndësi thjesht të karakterit lokal…” (Sergej Dmitrijeviç Sazonov. “Kujtime”. Shtëpia Botuese “Harvest”. Minsk 2002, f. 77-79).

Moris Paleologu, ish-ambasador i Francës në Rusi prej korrikut të vitit 1914 deri në maj të vitit 1917, në kujtimet e veta shkruan:

“Sot në mëngjes (e shtunë, 21 nëntor 1914 – E.Y.)Sazonovi (asokohe ministër i jashtëm i Rusisë cariste – E.Y.) më tha:

“Sovrani (cari Nikollaj II – E.Y.) ju pret në orën katër.Nuk ka asgjë për t’ju deklaruar zyrtarisht, por dëshiron të bisedojë me ju fare lirshëm dhe me çiltërsi. Ju paralajmëroj se audienca do të jetë e gjatë”. Në orën 3-10 nisem për në Carskoje Sjello me një tren ekspres… Perandori më pret me mirësjelljen e tij karakteristike, me përzemërsi dhe paksa me druajtje… Mandej, pasi shpalosi hartën e Gadishullit të Ballkanit, ai, në vija të përgjithshme, më parashtron këndvështrimin e vet se cilat duhet të jenë ndryshimet territoriale, të cilat ne, sipas vlerësimeve të tij, duhet t’i dëshirojmë: Serbisë t’i aneksohen Bosnja, Hercegovina, Dalmacia dhe pjesa veriore e Shqipërisë. Greqia të marrë Shqipërinë e Jugut, përveç Vlorës, e cila do t’i lihet Italisë” (Moris Paleolog. ”Carskaja Rossija vo vremja mirovoj vojnëj” (Rusia cariste gjatë luftës botërore).Shtëia Botuese“Mezhdunarodnëje otnoshenjija” (Marrëdhëniet Ndërkombëtare). Moskë, 1991, f. 125-126, 128-129).

Traditën e qëndrimit armiqësor të shovinizmit rusomadh ndaj kombit shqiptar unë e kam pasqyruar me fakte të hollësishme në një ese të gjatë, të botuar në internet në vitin 2009. Ajo traditë, të cilën shovinizmi rusoputinian e ka pasuruar më tëj, vazhdon deri në ditët tona, çka u shpreh fare qartë me shpërthimin e egër tëhisterisë së mjeteve rusetë informimit masiv kundër rezultatit të zgjedhjeve të 14 shkurtit në Republikën e Kosovës.

Kryeministri francez Klemanso, në sinkroni të plotë me rusopolitikën shoviniste ndaj kombit shqiptar, në Konferencën e Paqes të vitit 1919 në Paris, pati deklaruar për një ricopëtim të asaj ngastre Shqipërie që mbeti në Konferencën famëkeqe të Londrës të vitit 1913. Akademiku Flori Bruqi thekson:

“Duke propozuar një zgjidhje të përgjithshme të çështjes së Adriatikut, Klemanso, në cilësinë e kryetarit të Konferencës së Paqes, në lidhje me lëshimin e Rijekës Italisë, deklaroi më sa vijon: pra, sipas kësaj, shteti i S.H.S. (serbëve, kroatëve e sllovenëve) do të ngrihet në kulmin e fuqisë së vet, pasi t’i ketë në zotërim Shkodrën, Drinin dhe Shëngjinin” (f. 27-28 e librit të sipërcituar të akademikut Flori Bruqi).

Në mars të vitit 2015, mbarë opinioni publik shqiptar u njoh me një deklaratë skandaloze të një eurodeputeti, një shovinist francez ky në parlamentin evropian, i quajtur Emerik Shoprad (Aymeric Chauprade 1969). Ky tellall i shovinizmit rusoserbomadh, nga tribuna e parlamentit në fjalë, shprehu tërë urrejtjen e vet për Kosovën, të cilën e etiketoi si “çerdhe të krimit”, duke deklaruar se Parisi na paska bërë, demek, një “gabim historik” me njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Sipas këtij shovinisti të regjur me dashurinë përvëlimtare për Serbinë dhe me urrejtjen shembullore për Kosovën, “Kosova kurrë s’mund të hyjë në Bashkimin Evropian”. Se Kosova, sipas këtij injoranti me gramë të madhe, jo vetëm që na qenkej “çerdhe e krimit”, por mbakej përgjegjësi edhe “për spastrimin etnik të serbëve dhe të popullatës tjetër joshqiptare” (Citohet sipas: “Europarlamentari francez: Kosova çerdhe e krimit, njohja e saj gabim historik”. Marrë nga faqja e internetit “BalkanWeb”. 02 mars 2015).

Eurodeputeti shovinist francez Aymeric Chauprade, nga tribuna e parlamentit evropian, sulmoi edhe NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për bombardimin e Sebisë në pranverën e vitit 1999. Me këtë deklaratë, ky eurodeputet shovinist francez, radhitej përkrah skifterëve ushtarakë francezë që i jepnin të dhëna paraprake Beogradit për bombardimet e NATO-s.

Por shqetësim kryesor për mbarë shqiptarët atdhetarë, nuk përbënte deklarata armiqësore e një eurodeputeti francez me një formim kulturor gjysmak. Shqetësim kryesor për ta përbënte heshtja e krejt eurodeputetëve të  tjerë, midis të cilëve nuk u gjend asnjë burrë për be që t’i jepte përgjigjen që Aymeric Chauprade meritonte për shpifjet që po nxirrte nga goja në adresë të Kosovës. Heshtja e eurodeputetëve vërteton më së miri deklaratën e vitit 2011 të Shefit të UNMIK-ut në Kosovë, Lamberto Zanieri. Në atë deklaratë, ai është shprehur:

“…pas ndërhyrjes ushtarake, një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare mori anën e Serbisë” (Citohet sipas: Lamberto Zanieri. “Kosova ka mbetur në mes të rrugës”. Faqja e internetit “Radio Evropa e Lirë”. 16 prill 2011).

Ish-kandidatja për presidente në zgjedhjet e fundit presidenciale në Francë, Marine Le Pen, gjatë fushatës zgjedhore pati deklaruar se kur të bëhej presidente e Francës, do ta anulonte  njohjen e Kosovës. Le Pen, kryetare e Frontit Demokratik, gjatë një interviste për gazetën serbe “Srpski Telegraf”, pati thënë se “Kosova është tokë e shenjtë serbe”, prandaj shteti i saj “do ta tërheqë njohjen e Kosovës”. Po ashtu, ajo tha se ndaj “serbëve është bërë padrejtësi e madhe në vitet ’90 dhe se Evropa është e obliguar të përmirësojë këtë padrejtësi” (Citohet sipas: “Shokon Le Pen: Nëse e fitoj Francën, anuloj njohjen e Kosovës, tokë e shenjtë serbe”. Faqja e internetit “Voal.ch”.20 mars 2017).

Këtë deklaratë, MarineLe Pen, me formim intelektual gjysmak për historinë e kombit shqiptar, e pati bërë publike pas vizitës “fluturake” në Moskë dhe takimit frymëzues me Putinin, Sepse pas atij takimi, ajo me siguri që është bindur edhe shumë më tepër për anulimin e njohjes së Kosovës, nëse zgjidhej presidente. Pavarësisht nga deklarata e saj shoviniste në adresë jo vetëm të Kosovës, por edhe të mbarë kombit shqiptar, kësaj politikaneje të majmur me 9 milonë eurot e Putinit, i duhej kujtuar se Kosova ka qenë dhe vazhdon të jetë tokë e shenjtë shqiptare, ashtu siç janë të shenjta të gjitha trojet etnike shqiptare që shtrihen që nga Arta e Preveza dhe deri në Manastir, Shkup, Preshevë, Mitrovicë e Tivar.

Gati një vit e gjysmë më parë, presidenti francez Makron pati deklaruar:

“NATO po përjeton vdekje klinike dhe BE duhet të rimarrë sovranitetin ushtarak” (Faqja e internetit “Faktor”. 08 Nëntor 2019).

Për çudi, askush nga parlamentarët mumje të Brukselizmit, nuk u ngrit dhe ta kundërshtonte deklaratën e Makronit. Një deklaratë e tillë paradoksale e presidentit rusoman francez, i vjen shumë në osh politikës shoviniste rosomadhe, e cila është mjaft e interesuar për minimin e aleancës transatlantike.

Pra, duke gëzuar përkëdheljet e gjithanshme të Brukselizmit, përkrahjen e fuqishme të rusopolitikës dhe nënshtrimin tërësor ndaj Beogradit të kastës tradhtare të deridjeshme të Hashim Thaçit, Vuçiçi u bë “trim me fletë” dhe njollosi rëndë hartën e Republikës së Kosovës me kryqin e flamurit kriminal serb. Mendoj se klasa e re politike, me në krye Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, duhet t’i japin fund një herë e përgjithmonë poshtërimit që krimineli Vuçiç, në vazhdimësi, po i bën publikisht Republikës së Kosovës. Ata duhet t’i rikthejnë autoritetin e duhur popullit shqiptar të Kosovës,duhet të ndërpresin çdo kontakt për dialog me Serbinë dhe duhet të djegin etapat për diçka që mund të kryhej më vonë: Albini dhe Vjosa, duke vënë në provë edhe dy ish-partitë kryesore se kujt i shërbejnë, – popullit shqiptar të Republikës së Kosovës apo shtetit kriminal serb, – të organizojnë votimin në Kuvend për ndërrimin e emrit nga “Republika e Kosovës”“Republika e Dardanisë”, me një flamur të ri dhe me një stemë te re. Paskëtaj Vuçiçi do të mbetet me gisht në gojë se do të rrijë t’i pijë lëngun Kosovës në kushtetutën-paçavure serbe.

            Indianapolis. Indiana

            20 mars 2021

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube