Pse Ago Agaj e shkroi: “Milloshi, Heroi i Kosovës” ?

Nga Gëzim Llojdia

1.

Ish-ministër dhe prefekt i Mitrovicës  prezent në:” Luftën e Vlorës” të vitit 1920 me një libër brilant  si një prej pjesëmarrësve të saj për kushtet dhe autorët  e kësaj lufte, Ago Agaj  ka shkruar edhe  një libër që sot bëhet aktual  kur serbët, thotë poeti Visar Zhiti( dhëndër i Agaj  ) na kanë vjedhur jo vetëm territore, por edhe histori dhe heronj të saj. Mirëpo përse Ago Agaj e shkroi këtë libër?Shumë personazhe të njohur si diplomat ,studiues të kohëve të hershme sidomos të viteve’ 30-40 kishin në fokusin e tyre çështjen tonë kombëtare .Ata kapnin problematikën e origjinës tonë të hershme pellazgjike dhe trajtonin prej saj pjesë të hershme, sidomos ato që fqinjët tanë verior, na i kishin rrëmbyer. Kur Ago Agaj  punonte në Kosovë si prefekt i Mitrovicës ai krahas të tjerave ka njohur më mirë historinë,folklorin e trevave të saj .Dhe sapo ju dha rasti kur ishte azilant në Egjypt ai filloi të mendoj të shkruaj këtë libër me një domethënie tw veçantë. Sot ka ende diplomat që heronjtë tanë si Miloshi i Kosovës u atribuohet gabimisht sërbëve.Në këtë hulli ra edhe një diplomat i administratës së Trampit. Meqë folëm për këtë libër pak të njohur por të ribotuar në 2002 nga :”Toena”autori V.Zhiti në  11 gusht 1993,  në gazetë “RD”boton këtë shënim: (Shënime për librin “Milloshi, Heroi i Kosovës” me autor Ago Agaj nga diaspora”).

Serbët na kanë vjedhur jo vetëm territore, por edhe histori dhe heronj të saj.

Ballkani më poetiku në botë krijues perëndish dhe gjysmë perëndish që s’e kishin të vështirë fare të ndërhynin në fatin njerëzor që ndërkohë u dha atyre pavdeksinë me beteja gati të parreshtuara duke shkurtuar jetët e veta. Ballkani gadishull ky që siç ka ¾ e tij të rrethuara me ujë, ¾ e historisë i ka legjendë, bujaria e pasardhësve të pellazgëve dhe mençuria antike e grekërve pranuan bujtjen e madhe të sllavëve ne shekujt VII e më pas. Kompleksi i joautoktonit, të shpërngulur këtu nga stepat pas Uraleve me cilësinë aspak fatlume të skllavit u dha atyre një zili agresive ndaj zotërve të gadishullit, një inat ndaj shqiptarit fqinj duke shtyrë e shtyrë kështu kufirin e tyre sa më afër detit. Popujt e Ballkanit, ndërkohë i huazonin njëri-tjetrit legjenda të tëra, eksperiencë dhe fjalë në rast reziku të përbashkët bashkoheshin edhe më. Pastaj ndërsa vendasit të lashtë i mjaftonte kjo siguri dhe dinjiteti natyral, ardhacaku i lind nevoja të prehte dinakërinë, të rrëmbente jo vetëm territor, por edhe histori. Ndërsa vendasi prej-historik, i goditur forconte kujtesën kolektive, ardhacaku mundohej të rregullojë dekumentacionin, arkivat duke ia dëmtuar tjetrit sa më shumë. Herë herë duke vërshuar harresë siç kapen fshehurazi pendët e një lumi përmbytës e herë herë duke vjedhur heronjt si statujat e një muzeu. Dhe pastaj vetë pushtuesi, për paradoks të bëhej mbrojtje nga dhuna e sllavizmit të gjithçkaje, të gurëve dhe emrave. Ky shqetësim u ngrit që me betejën e parë të përbashkët të ballkanasve. I cilit popull është Milloshi, ai që në betejën fatrëndë të Kosovës më 1389 vrau me dorën e tij Sulltan Muratin e I dhe humbi jetën duke fituar një pavdekësi enigmatike. Shqetësim për të është shqetësim për të vërtetën dhe kur dëmton të vërtetën e tjetrit, ke dëmtuar edhe tënden. Nuk ka si të mos biesh në mendime kur mbaron së lexuari librin e ardhur nga Amerika të patriotit Ago Agaj, faqen e fundit të të cilit të lënë posaçërisht të bardhë për shënime, ke dëshirë t’i mbushësh. Autori mjeshtërisht e zotëron materialin dhe na i shpalos bukur, bindshëm në mënyrë tërheqëse nga e paqarta tek më e qarta. Të duket sikur po udhëton përmes mjegullave të largëta të kohës të buzë humnerave të ngjarjeve. Ngjarja është në retrospektivë dhe autori brenda kësaj për retrospektivën e arsyetimit duke aklimatizuar, me informacion interesant, guxim të logjikës që herë pas here bef si vetëtimat duke ndriçuar hareshëm pllaja të së panjohurës. Shkurt përshkruhet ajo betejë e shkurtër e 15 qershorit 1389 në Fushë- Kosovë. Në këtë ditë e në këtë vend u ndeshën fuqitë ballkanase me ato të osmanllinjve, dmth vendasit me të ardhurit, oxidenti me orientin, pra dy botë që ishin në çdo pikëpamje krejt të ndryshëm. Ndeshja megjithëse qe e shkurtër u bë me shumë inat dhe ishte tmerronjëse… rrallë në histori ka pasur betejë kaq të vogël dhe efekte kaq të mëdha. Kjo betejë vendosi fatin e të gjithë popujve të Ballkanit për 500 vjet, atë të Hungarisë për disa shekuj… dhe influencoi gjithë jetën ekonomike, politike e ushtarake të Austrisë, e cila atere ishte sinonime me Gjermaninë. Pasi fuqitë turke arritën të rrethojnë dy herë Vienën, kaloria e tyre hyri thellë në Gjermaninë e sotme dhe kjo u detyrua të paguaje haraç. Ndër ne shqiptarët efektet ndihen edhe sot. Ballkanasit e tjerë më realistë, më diplomatë, iu nënshtruan fatit. Mbasi i jepet version i thatë i historianëve osmanllinj njihemi me atë të tradicionit serb e grek e gjithashtu, plot romantizëm e komplekse mbi bëmat e çuditshme ku të humburit fitojnë ne vdekjen e kokës së fitimtarëve. Merren në ndihmë historianë të tjerë e personalitete byzantine, sllavë, gjermanë e shqiptarë (historian Saad, bizantini J. Dukas, Schiro, Hammer Hopf Hahn, Marka Gjoni, M. Frashëri, Koliqi, Dosti, aprovohet Barleti, citohet Kissling e Dragutin Kostiç, polemizohet me Nolin etj.), çohet më tej dilema, guxohet akoma ç’maskohet gënjeshtra dhe e vërteta del si shpata nga milli. Gojëdhëna shqiptare është më interesantja, më bindësja. Autori bën tri pyetje: a) përse nuk e përmend fare kronika serbe emrin Millosh gjer në fund të shekullit 15, (për herë të parë në Duv. Rodoslov); b) përse e përmend atë përpara, këtyre kronistëve turq e të huaj; c) përse i përmend siç duhet të kuptohet prej kronikave të huaja atë emër gojëdhëna e vendit. (Kupto: shqiptare; shënimi im). Dhe përgjigjet i gjejmë nëpër libër arsyetuar me gjakftohtësi ku primar është argumenti e jo dëshira. Kronikat serbe vonuan ta kujtojnë heroin e Kosovës se heroizmi i tij nuk ndjehej i tyre. Kur koha errësoi origjinën “ata filluan të këndojnë dhe i ndërruan edhe emrin e dytë në Obiliç”. Sepse i kishte për mbiemër, siç është zakon ndër ne, emrin e fshatit të tij; “Kopilicë” të Drenicës në Kosovën Shqiptare atëhere edhe sot. Dhe më së fundi si një epilog i debatit të gjatë e shekullor jepen fakte të gjalla të pakontestueshme për origjinën dhe vadishmërinë e gjakut të tij tek shqiptarët, nëpër Blloshmët e Bëerzeshtës gjë që e pranojnë edhe serbët. Mbreti Aleksandër i Jugosllavisë i pat drejtuar një letër Hajdar Bej Blloshmit, krushkut të Ismail Qemalit, me anën e së cilës e ftonte të shpërngulej familjarisht dhe përgjithnjë prej Shqipërisë e të vendosej në Jugosllavi ku “do të gëzonte të gjitha përkrahjet morale e materiale dhe nderimet e duhura si pasardhës i Heroit të Kosovës”. Kuptimi i fjalës “Blloshm” ndjehet si shtrembërim i fjalës “Bollshëm” që ka të njëjtin kuptim “Obiliç” emër që iu dha shekuj më vonë Heroit (sipas Z.Kostiç) mbasi fjala Kopilic u vriste veshët. (Është i njohur pasioni i serbëve për të përkthyer emrat). Dhe Dardania që gjeografët e vjetër helenë, s’dihet përse e quanin “Kosifospedhion” që do të thotë “Fusha e Mëllenjave” siç i thonë edhe historianët gjermanë “Amselfeld” u shkurtua dhe u përshtat në gjuhën serbe si “Kosovopolje-Kosovë”. Duke lexuar këtë libër do të ishte naive të thoshe se ndjehesh vetëm krenar, por edhe më i arsyeshëm e dinjitoz, më i sakrifikuar në gjithë ato kryqe dhe udhëkryqe të historisë që gati bëhet legjendë. Dhe vetëm me 53 faqe autori Ago Agaj ia ka dalë të zhveshë legjendën dhe ndërhyrjeve brutale të fatit duke na dhënë profilin e heroit shqiptar si një medalion i rëndë ku ndryshku i kohës i ngjan gjakut të përtharë! Ndërsa u kthehesh edhe një herë vijëzimeve të librit të kap kërshëria për autorin. Asnjë të dhënë nuk kemi në kopertinën e pasme apo brenda në libër. Cili është Ago Agaj. Mund të mbledhësh vetëm kaq:  U lind në 1896 në Smokthinë të Vlorës. Ndërsa shkollën fillore e mbaroi në qytetin e tij plot dallgë jete, të mesmen e mbaroi përtej detit, në bregun tjetër në Itali. Donte të studionte për mjekësi në Gjermani. I ra të fikët në një operacion. E tronditi çarja e njeriut dhe kështu i mbaroi studimet e larta për agronomi në Vienë. Po gjithsesi në shërbim të njëriut dhe natyrës. Kthehet në Shqipëri, bëhet pjesëmarrës i luftës së Vlorës më 1920 për të cilën ka shkruar dhe një vepër të gjerë e me interes. Punon nënprefekt në Gjirokastër, por edhe drejtor i shkollës bujqësore në Lushnje. Më 1937 pse nuk denoncoi kryengritjen e Et’hem Totos për të cilin dinte gjithçka, dënohet me vdekje. Falë rropatjeve pafund fati i të cilit për një kohë të gjatë “s’i hoqi këpucët nga këmbët” duke shkuar zyrë më zyrë (drama e njeriut gjithmonë vesh dhembjen e tjetrit). Ai bën burg vetëm dy vjet. Vjen Italia dhe lirohet. Më 1940 shkon prefekt në Kosovën martire, (dhimbja për të vazhdimisht i rritej si ai zjarri i vatrës). Me ardhjen e Gjermanisë, kur Mehdi Frashëri krijon një qeveri me krerët e vendit Ago Agajt i beson detyrën e ministrit të ekonomisë kombëtare e bujqësisë deri më 1944. Prapë ikën në Itali pastaj në Austri. Mbas 5 vjetësh shkon në Egjypt e më pas në Amerikë ku jeton edhe sot. Merret me studime dhe shkrime. Dashuria për atdheun  bën që zemra e tij të kalojë oqeanin e të rrahë në brigjet e Vlorës se ai vetë, gati një shekullor s’vjen dot. Ago Agaj është nga ata patriotë që ikën për të qenë më pranë atdheut në kundërshtim me ata që ishin aq pranë, tmerrësisht pranë e na u bënë tmerrësisht të largët e të huaj. Diktatura s’u prononcua kurrë kundër Ago Agajt. Siç duket ai u përket atyre njerëzve nderi i të cilëve nuk përlyhet dot as nga armiku.

2.

Ago Agaj,sa shumë punë dhe sa pak njohje?Leu 7 mars 1897 në Ramice e Mesaplikut, i biri i Shero Emin Agajt, , familje, besnik, qehaja i oxhakut të Vlorajve. Mësimet e para i mori në Tiranë. Studimet e mesme dhe të larta në Vjenë në Austri, për Agrikulture, kthehet në Shqipëri më 1919. Ai mori pjesë në Kongresin e Lushnjës dhe Luftën në Qytet në vitin 1920 në çetën e Shullerit, ai ka punuar si praktikant në Silezine e Sipërme, në Gjermani. Gjatë viteve 1920 – 23 punoi ngushtë me Dr. Ernst Noëack 1891 – 1946, në Universitetin e Kölnit, Gjermani, për hartimin e Kartës së Gjeografike, Topografike dhe Gjeologjike të Shqipërisë, dhe në vitin 1924 është pjesë e Komisionit për përcaktimin definitiv në nomenklaturës së Harta e Shqipërisë. Punoi për dy vjet në Poloni, dhe Moldavia, dhe kur ai vjen në Tiranë, emërohet agronom i zyrës së bujqësisë. Ai ishte një nder nënshkruesit e mbledhjeve të opozitës në ceremonite e zhvilluara, pas vrasjes  së A. Rustemit.

Në vitin 1925-26 ngushtësisht  me shkencëtarin zvicerian, Dr. Miller,punuan në  në hulumtimin vajguror  të  nëntokës , në emër të Dutch Shell Oil Comp. Dhe ka një shans të jenë të pranishëm në hapjen e parë vajguror  të Shqipërisë. Në fund të vitit 1926 emërohet agronom në Shkodër, më vonë në Xhafzotaj Shijak, dhe Drejtori i Shkollës Fermë në Lushnjë, dhe më tej , shërben agronom direkt në Berat, Gjirokastër .Nga viti 1937, është e ndaluar për ngjarjet e kryengritjes së Delvinës, dhe dënohet me burg te perjetshem. Dita 7 prill 1939, kur Italia pushtoi Shqipërinë, ago Agajn gjenden në burg. Që nga viti 1941 shkon në Mitrovicë, i cili emërohet drejtues, çon në organizimin dhe administrimin e, një  xhandarmërisë  të popullsive vendase, dhe hapjen e shkollave në gjuhën angleze. Në të njëjtën kohë, mban rezistencën kombëtar,  si nevojë për tu mbrojtur nga sulmet e çetnikeve e Drazha Mihajloviçit.Qeveria e Mustafa Krujës, Ago Agajn, e emëron Drejtor të Përgjithshëm të Nozullimeve, që varej nga Kryeministria.Në Qeverinë e Rexhep Mitrovicë, kur Shqipëria ishte shpallur e pavarur e neutrale, (mbasi fashizmi më 7 Shtator 1943 kishte rënë), Ago Agaj emërohet Ministër i Ekonomisë.Në qershor të vitit 1944, Ago Agaj mori pjesë në mbledhjen e Dytë të Lidhjes së Prizrenit, si dhe në Kongresi i Dytë të saj, që u mbajt më 15 janar 1944. Pas vendosjes së regjimit në vend, shkoi fillimisht në Austri dhe në Itali, dhe pastaj u zhvendos në Egjipt. Shtyhet për 20 vjet, ku ai ishte i punësuar për administrimin e pasurive të Aziz Izet Pashë Arnautit Qiprilijve, dhe drejton sektorin “Vinicole e Viticole”. Vdes në Florida në dhjetor 1994.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube