PSE FSHAT ËSHTË VËRZHEZHA?!!! *

Si shenjë nderimi e mirënjohjeje për PROFESOR-DOKTOR, PANDELI ÇINA

Nga Përparim HYSI

Kjo pyetje retorike që e ka brenda përgjigjen,  më është bërë, pothuja 9-vjet më parë dhe jo vetëm më bashkëshoqëron, por edhe më rri varur mbi kokë si”SHPATA MITIKE E DEMOKLEUT”. Shkurt i  jam përgjigjur kësaj pyetjeje dje tek  faqa “JEHONA E SKRAPARIT”,  se VËRZHEZHA  ndodhet në SKRAPAR. E shkrova për VËRZHEZHËN se është vendlindja e timeti, HAZIS HYSI; të xhaxhallarëve dhe hallove të mia. Në VËRZHEZHË kanë lindur motra ime e madhe, PROTOKOJA dhe vëllai im i madh, QAZIMI. Mandej, nga tetori i vitit 1941 ne kemi ikur dhe jemi vendosur në fshatin PETOVË të FIERIT. Nisur, nga sa shkruaj, unë jam myzeqar. Dhe, para se t’i përgjigjem KARDIOLOGUT TË SHQUAR, PANDELI ÇINA,  vendosa që ta zgjeroj përgjigjen e kësaj pyetjeje.

*       *     *

Parabolë:

Mesviteve ’70-të të shekullit kaluar kam përjetuar me të tillë pyetje që, edhe ato,  kanë brenda një histori të tërë dhe, veç historisë, edhe domethënie të madhe. Ishim në makinë  si pasagjerë që udhëtonim për në Tiranë. Në të djathtë një lab me veshjen”VERSAÇE made in SELAM SALARIA” (me dok të zi, pothuaj të zgjyrosur dhe identitetin që ishte lab, ia jepte qeleshja me shajak të bardhë dhe”thumbi” si rrufepritëse mbi kokë. Pasagjeri tjetër, veshur qytetëse, por dhe kostumi i roitur, tregonte për një jetë të vështirë. Nga të folmet, dukej që ishte shkodran. Sa u ul, shkodrani pyeti labin:

-Nga të kemi?

-Jam nga fshati i SHEFQET PEÇIT, – tha labi.

Shkodrani u murrtye një fije, kur thonë në Shkodër,  mend do t’i thoshte diçka këtij të”SHEFQET PEÇIT”, por duket ndaloi.

Tani qe radha e labit të pyeste.

-Na,  mor shok,  nga të kemi?

Dhe shkodrani sikur mori vijëshënimi mbi labin, e mbushi “pushkën e mllefit, e ngriti nja dy oktavë zërin dhe tha:- Jam nga BURGAJETI i MATIT, fshati i LARTMADHNISË, MBRETIT ZOGU i PARË!!!

U murrëtye labi, më keq se xhaketa që kish veshur, por shkodrani u shtriq tërë kënaqësi mbi kolltukun ku qe ulur.

Dhe tani që shkruaj për t’I dhënë përgjigje PROFESOR-DOKTOR PANDELI ÇINËS,  e përqasa këtë ndodhi si për të zgjeruar  përgjigjen  time.

*     *    *

Pyetja retorike nga PROFESOR-DOKTOR PANDELI ÇINA m’u bë në një promovim libri. Shkova atje dhe rastisi që të ulem pranë PROFESORIT. Natyrisht, unë e njihja.E dija,  në vija të trasha, gjithë Golgotën e tij. Kish mbaruar në Poloni dhe bashkë me diplomën e mjekut kardiolog, mori dhe gruan polake. Sado që qe lauruar shkëlqyeshëm, kish filluar”lufta e shtrigave”, ngaqë gruan e kish polake, e degdisën në SKRAPAR. Më vonë,  në BERAT dhe, kur erdh demokracia në TIRANË. Nuk është vetëm kardiolog, por dhe POET.  Shkruan poezi dhe ka përkthyer në polonisht MIGJENIN dhe poetë të tjerë. Përkthime ka bërë dhe në gjuhën franceze.Unë  u ula ngjitur me të dhe në dorë kisha revistën “HORA” që ma dhuroi, miku im.DURO MUSTAFAJ! DURO MUSTAFAJ,  gazetar i vjetër;shkrmtar, poet, skenarist, sado që kish dalë në pension,  duhet të shkruhet në librin”Geenes”. Për 25-vjet me radhë boton revistën “HORA”. HORA është emri i vjetër i fshatit VRANISHT të VLORËS dhe, ngaqë gjaku nuk bëhet ujë, sado që DUROJA nga viti 1960 jeton në  TIRANË, ka qenë i lidhur pazgjidhmërisht me VRANISHTIN  e tij. E kujtoj me dhimbje e mall mikun tim të mirë, se ka njëvit e ca që është ndarë nga jeta.  U ula pranë PROFESORIT dhe në dorë, mu në kapak DOROJA kish shkruar me gërma kapitale emrin dhe mbiemrin tim. Profesori, sa pa emrin,  më pyeti:

– Nga jini?

– Prindërit i kam nga  SKRAPARI?

– Nga ç’fshat?

– Nga VËRZHEZHA.

– Pse fshat është VËRZHEZHA? Mos të dëgjoj që të thuash që VËRZHEZHA është fshat.

Unë e mbylla shkarpën dhe vërtet isha në atë pozcionin që djali i tha babait.-Hajde,  baba,  se do të tregoj arat. PROFESORI i kish nxjerrë ujtë e zi VËRZHEZHËS dhe, pse e “kish pirë atë ujë”, kish arritur në atë përfundin aq me domethënie.

*     *    *

Dhe ca më tutje.  Ka qenë verë e vitit 1957, kur isha në SKRAPAR dhe ca më shumë në VËRZHEZHË. Zbrita në ÇOROVODË dhe, pasi kalova URËN e SHAROVËS,  lashë SPATHARËN, VËLESHNJËN, djathtas në një faqe mali Cërovën dhe duke ngjitur malore të sforcuara, mbrrita në NISHICË ku rronte gjyshi im nga nëna, HEKURAN PËLLUMBI dhe dajot e mi:ENEVER dhe SKËNDER PËLLUMBI. I kishin cilësuar kulakë dhe të mëdhenj e të vegjël, mend u binte bretku në atë zheg vape. Më dhimbeshin dhe më dukej që, ndërsa atyre u digjej mjekrra, unë kërkoja të ndizja cigar. I shkurtova ditët e mia në NISHICË dhe, pasi u riktheva në ÇOROVODË, u nisa për tek dajot e babait tim në KORITË. Kur ngjita maloren e fortë të PIROGOSHIT, hasa tek pusi i DERVISH ILAZIT.KY bamirës me zemrën oqean qe nga VËRZHEZHA dhe më bëhej si i gjallë aty, pranë pusit.NË KORITË në shtëpinë e  XHEPES(REXHEPIT) dhe NESHATIT, Safetit ;XHELalit e ZAIMIT qendrova një javë dhe malit e malit rashë në DOBRUSHË. Tek teze REFIKOJA, atëherë e ve dhe djali i vetëm i saj, ALIU ishte dëshmor. Pak qendrova në DOBRUSHË dhe u vara tatëpjetë për në VËRZHEZHË. Së pari,  e rroka qytetarinë e VËRZHEZHËS tek DERA E MADHE E KAPLLANËVE. E KAPLLANËVE që ishin kulakë; që partia i kish burgosur;që kish pushkatuar oficerin me akademi italiane, Muharrem KAPLLANIN. Porta dykanatëshe e KAPLLANËVE ishte e hapur. Unë qendrova një çast para asaj porte. Oborrin ta lëpije me gjuhë me një pastërti virgjine dhe, ndryshe, fare ndyshe nga shumë shtëpi,  në oborr kundërmonin lule.  Epo qytetaria nuk ka brirë dhe një syripreçiz  si të PROFESORIT nuk kishte se si i shpëtonte ky fakt me kaq domethënie.Por qëndrova dhe për një fakt tjetër. Në shtëpinë tonë,  në PETOVË të FIERIT, kish ardhur për punë të pushtetit një veteran i asaj kohe:XOXI ANDONI. Në darkë i tha babait:-Ore HAZIS ku bëhen ata, KAPLLANËT e VËRZHEZHËS dhe, ndërsa imatë po tregonte seç i kish gjetur, veterani tha:- Vëllan e MUHARREM KAPLLANIT, DERVISHIN e kishim arrestuar.Ishte 17-vjeç. Kërkoj të vinte në banjo dhe një nga partizanët e shoqëroi për atje. Prit, prit dhe i burgosuri nuk po dilte. Partizani hapi derën dhe e gjeti që me brisk, kish çarë barkun dhe me duarët e gjakosuar copëtonte zorrët.Derëtrimmash.- tha veterani. Kërkoja mos shquaj njeri dhe, pa u larguar nga ajo portë, m’u kujtua xhaxhai im, HILMI HYSI që kish mbaruar  si jurist në  MON PELIE dhe u bë avokat mbrojtës për bashkëfshatarin e tij, MUHARREM KAPLLANI, por partia ua kish prerë qyrkun që të dyve, duke u marrë jetën.

QYtetarinë e VËRZHEZHËS, atë verë, e hasa tek GJINECËT, tek QAFOKËT;tek MYFTARAJT;tek ÇELAJT dhe kudo ku më shpuri kushëriri i babait, XHA MAKSUTI apo siç e thërrisnim: MAKSUT BE! Padyshim, qytetarinë edhe tek HYSËT se në SKRAPAR askush nuk e ha bukënthatë

*     *   *

Natyrshëm, që ndihem krenar për atë mendësi të PROFESORIT për VËRZHEZHËN dhe ka të tjerë që dinë të flasin më mirë për VËRZHEZHËN, por, tek e mbyll, dua të them që VËRZHEZHA e ka të bardhë ballin para historisë. I ka dhënë vendit patriotë e luftëtarë;i ka dhënë njerëz të ditur dhe, pa menduar se mund të jem i drejtpërdrejtë, pa frikë mund të shkruaj: VËRZHEZHA ka patur KLERIKUN më ZEMËRMADH, njësoj si NËNË TEREZA që është quajtur:DERVISH ILAZI! VËRZHEZHA ka një  nga prozatorët më të mirë që quhet SHKËLQIM HAXHI ÇELA, me profesion ekonomist që rron në AMERIKË dhe para trivjetësh mori çmimin”KADARE”. Nga VËRZHEZHA është sopranoja me emër në botë, ERMONELA JAHO alias MARIA KALLAS. NGa VËRZHEZHA janë Ekonomisti GJERGJI QAFOKU që veçlibrit për “DERVISH ILIAZIN” ka bërë “PEMËN GJENEALOGJIKE TË VËRZHEZHËS”. Nga VËRZHEZHA është i ndjeri, kolonelGAZMOR HYSI që ka bërë “PEMËN GJENEALOGJIKE” të HYSËVE. Dhe me kaq, sikur i jam përgjigjur asaj pyetjes retorike të PROFESORIT. Vërtet ca vonë. Vonë është më mirë se kurrë.

Sa për PROFESOR-DOKTOR, kardiologun  e shquar, PANDELI ÇINA e di që mot mbush 90-vjeç.I uroj të rrojë një shekull.

*Fshat i madh në SKRAPAR.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube