Pse shqetësohet Shqipëria që Serbia nuk ka det?

0

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Shqipëria është zhytur thellë në errësirë, ndërsa djajtë e ligë përreth gëzohen.

***

Zoti ynë gjithashtu krijoi disa mallra të gabuara, ndaj nuk është faji i tyre që kanë lindur si një copë mbeturine e zakonshme.

Stuhia bën që lisi të lëshojë rrënjë më të thella. Mos e provoni pakufishëm durimin e njerëzve të mirë, e kanë të vështirë të zemërohen, por nuk e ndryshojnë kurrë mendjen kur e bëjnë këtë.

Sot është turp të jesh njeri i mirë dhe të ndihmosh të tjerët. Sot është në modë të jesh pleh dhe të shkelësh njerëzit e tjerë. Sot njerëzit rriten në lartësi, dhe të rrallë janë ata që rriten në tru. E trishtuar. Përderisa kemi tradhtarë vendas, deri atëherë do të kemi zotërinj të huaj. Dhe, mbesim shërbëtorët e zotërinjve. Tradhtarë do kemi deri sa te ndërgjegjësohet populli.

Sa keq që shqiptarët nuk i kanë kuptuar ende kokrrat e kuqe të manaferrës. Shumë mirë për ata. Më në fund kanë fituar qeverinë që ata e dëshirojnë dhe admirojnë. Sulltani heq çdo gjurmë të sovranitetit. Ai popull që zgjedh të qeverisin analfabetët, të dështuarit, të korruptuarit, gënjeshtarët, hajdutët, kuislingët, mercenarët, tradhtarët nuk është viktimë. Ai është pjesëmarrës në zhdukjen e vetvetes. Mua nuk më habitën ligësia e njerëzve të këqij por indiferenca e njerëzve të mirë. Pasardhësit tanë do t`i mallkojnë paraardhësit e tyre kokëtul që ua dhanë tokën të huajve.

***

Të menduarit për vdekjen na bën të vlerësojmë më shumë momentet dhe të shohim perspektivën reale të gjërave. Ne lodhemi më pak nga ato gjëra të parëndësishme, kalimtare dhe përqendrohemi në ato të mëdhatë. Në rastin konkret, “Ballkoni i hapur”, një ngrehinë që del jashtë murit të shtëpisë shumëkatëshe dhe nuk është i rrethuar me parmakë, është një rrezik vdekjeprurës për familjen e të zotit të shtëpisë, si dhe të vet kryefamiljarit që preferonte atë neglizhencë. Kjo sepse në çdo moment, dikush nga banorët do bjerë poshtë prej tij, në radhë të parë ata më të vegjlit dhe më të dobëtit.

Pse një qasje kaq e ndryshme ndaj vdekjes? Një nga arsyet është se vdekja e rrethon vërtet këtë popull të vogël që po vdes në shumë mënyra. Nga eksodet biblike të ikjeve jashtë atdheut për shkak të pashpresës (e shkaktuar nga qeveritarët dhe politikë-bërësit e korruptuar e kriminelë); nga sëmundja për shkak të varfërisë së tejskajshme deri në vdekje, si edhe për shkak të sulmeve nga qentë endacakë apo helmimit nga kërpudhat e të stërzgjaturit. Sigurisht, kjo nuk do të thotë se shqiptarët nuk kanë frikë apo trishtim, thjesht, ndryshe nga të tjerët, nuk ikin nga këto emocione. Në Perëndim dhe vendet normale njerëzit kërkojnë zgjidhje të shpejta, duke u shpëtuar emocioneve negative, ndërsa në Shqipërinë londineze  dhe trojeve tjera të amputuar-a pranohen si pjesë e pandashme e jetës.

***

Njeriu i arsyeshëm synon pushtetin, qoftë edhe vetëm për të bërë “mirë”. Rreziku më i madh për të qëndron pikërisht këtu, në dëshirën për të ardhur në pushtet dhe për të mbetur aty përjetësisht, në shpërdorimin e tij; në dëshirën për të urdhëruar, shtypjen dhe terrorin ndaj kombit të vet. Transformohet në një djall të rrezikshëm.

I stërzgjaturi është i mbuluar nga skandalet e pafund, i papërshtatshëm për të qeverisur, duhet të tërhiqet por ai nuk e bën këtë vullnetarisht.   Mundësisht ai nuk duhet të kishte qenë kurrë atje.

Mund vetëm të shpresohet. Ndonjëherë mund të jetë e përshtatshme të shpresosh në mënyrë aktive, jo pasive. Dhe kjo është ajo që unë mendoj se shqiptarët duan të bëjnë tani, edhe në rrezik të madh për t’u rrahur në një pulpë me një ideologji enveriste që meriton të kishte vdekur prej kohësh. Sepse politika e regjimit ka të bëjë me të qenit i pamëshirshëm me ata që nuk japin mbështetje në ligësitë. Siç e shikon e gjithë bota, është pikërisht politika e tij ajo që përfaqëson gërryerjen e vlerave shqiptare. Demokracia dhe liria e shprehjes nuk ekzistojnë, varfëria shkreton, dallimet klasore rriten, harmonia dhe besimi gërryen në shoqërinë që ai ka krijuar.

***

Si quhen njerëzit e regjimit që për sjelljen e tyre shtazore fajësojnë të tjerët, dhe pretendojnë se pikërisht ata janë manipulues dhe të rrezikshëm?

Një tradhtar i lindur, shërbëtor i armikut tradicional, që është në gjendje të shkaktojë fatkeqësi vetëm me ndihmën e fuqisë së mendimit. Bazuar në kartelën mjekësore të psikologut të tij, mund të tregohet se ai ishte i çmendur. Ai vetë besonte se ishte i pushtuar nga mendimet ekstreme dhe se mund të vriste vetëm me fuqinë e mendimit dhe të krijonte një shkatërrim të madh. Gradualisht, gjithnjë e më shumë pjesët bien në vend dhe psikologu e kupton (për tmerrin e tij) se i stërzgjaturi nuk vuan nga obsesionet, por zotëron fuqi të frikshme. Ai është ende në krye të shtetit dhe ka ende fuqitë e tij të mbinatyrshme të paprekura. Ai mund t’i zhvendosë (lëvizë) veprimet dhe t’i projektojë këto veprime tek të tjerët sa të dojë. Gjithçka që shihet është një mekanizëm mbrojtës ku ai kloun atribuon strategji të tjera për të cilat ka qenë përgjegjës.

Ai është shndërruar në një person me rrip të zi në manipulim.

***

Shqipëria ende drejtohet nga budallenjtë që shkatërrojnë gjithë vendin. Gangsterët duhet të burgosen e të dënohen për ligësitë dhe çmenduritë që i kanë bërë atdheut të tyre. A priste dikush diçka ndryshe nga një bandë primatësh që do të sundojnë një vend? Nëse nuk bëhen ndryshime, ajo situatë nuk do të përfundojë mirë, gjithçka do të shembet, si në Shqipërinë londineze, Kosovë, ashtu edhe në trojet tjera arbërore. Sepse sistemi është i kalbur, i ndërtuar mbi një themel të paqëndrueshëm.

Një kryeministër duhet të jetë atdhetar i paepur dhe lider i fuqishëm, burrështetas, që të ketë një vend të nderuar në librat e historisë. Jo gangster. Jo shqiptar nga lindja, serb, grek apo turk nga formati.

Çfarë të keqe ka shqiptaria kur ne arrijmë të krijojmë sharlatanë dhe t’i adhurojmë?

***

Fëmijët që qajnë, burrat e pambrojtur digjen për së gjalli, pleqtë që vuajnë nga pafuqia, gratë e dhunuara dhe masakruara me thikë ngadalë-ngadalë në mënyrën më të tmerrshme barbare (vetëm pse ishin shqiptare), në diellin e fundit të ditës së vdekjes. Mpiksjet e gjakut në rrokjen brutale të ngricës (…).

Gjaku i viktimave të pafajshme shqiptare në gjenocidin e fundit (1998-99), të kryer nga egërsirat serbe të ardhur nga Karpatet (Dyndjet barbare) në trojet ilire-shqiptare, nuk do të harrohet kurrë.

Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës.

Është armiku i përbashkët dhe i përjetshëm i kombit tonë kudo që të jetë. Egërsira, që ndaj nesh kanë kryer shumë masakra dhe gjenocide, që zgjojnë kujtimet e mendimeve të vdekjes dhe tmerrit, të vrasjeve groteske e të frikshme, që me të vërtetë mund të na mësojnë të ndërgjegjësohemi.

Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazëri. Të praktikojmë solidaritet dhe atdhedashuri, dhembshuri dhe tolerancë vëllazërore, lidhjen e ngushtë mes nesh, vëllezërve dhe motrave të një gjaku e të një gjuhe. Një unitet gjithëkombëtar të pathyeshëm, të fortë dhe të pandashëm, të mbështetur në qëllimet e interesat e përbashkëta.

***

Është e domosdoshme  që edhe në trojet e arbrit të sundojë ligji, i njëjtë për të gjithë, askush para ligjit.

Bëni diçka për veten tuaj. Qëndroni larg pushtetarëve që nuk ju respektojnë por mashtrojnë dhe shfrytëzojnë, nga ata që përfitojnë nga mirësia dhe naiviteti juaj. Dhe do të bëhet më mirë për ju. Për sa kohë që marrim frymë kemi të drejtën për një fillim të ri. Ta ndryshojmë situatën shumë të rrezikshme në të cilin gjendet Kombi dhe Vendi. Dhe kurrë nuk është kaq vonë! Pyetja e vetme është, a kemi të gjithë guximin për ta bërë këtë?

Asnjëherë nuk mund ta pranoni zvarritjen kur ndjeni dëshirën për të fluturuar.

Unë të dua ty, vendi im i njomur në gjak!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok