“QERDHE E BËMIRËSISË” – SHTËPIA E Z. SALI AVDULLAHUT NË VITI, ISHTE DHE ËSHTË GJITHMONË E HAPUR PËR TË VARFËR

Shkruan: Marjan N. SOPI

Sot në Viti në prezencën e Kryetarit tonë z. Sokol Haliti-t, si dhe përvaqësues të ndryshëm të institucioneve tona, në prezencën e z. Zef Shala, drejtor ekzekutiv i Shoqatës humanitare “Nëna Tereza”- Prishtinë, pastaj në prezencën e z. Halit Alidema, kordinator i Shoqatës “Nëna Tereze” për rajonin e Anamoravës, Viti-Gjilan-Kamenicë, si dhe nga një numër i madhë miqësh e dashamirë, qytetarë të Komunës sonë gjithandej, në mënyrë vërtetë madhështore u bë përurimi apo zbulimi i pllakës së Shën Nënë Tereza, humanistët sonë, nga Kryetari ynë z. Haliti me bashkëpuntorë në Shtëpinë e humanistit të madh anamoravas z. Sali Avdullahut.

Pas përshëndetjes së moderatorës dhe z. Halit Alidemaj, fjala iu dha z. Sokol Haliti, kryetar i cili në fillim përshëndeti gjithë të pranishmit e në veçanti rininë dhe mërgimtarët duke na kujtuar dhe udhëzuar në fjalët dhe veprat e shën Nënë Tereza. Në mënyrë të veçant pasi foli për veprat e shenjta të shën Nënë Tereza, falenderoi z. Sali Avdullahu-n për kontriboutin e tij të madh në çështjen humanitare. Si gjithmonë edhe me këtë rast na ftojë të jemi të bashkuar pamvarësisht bindjeve, përkatësive fetare e atyre ideologjike, potencoi se; Gjithë jemi vëllazër e motra mes veti dhe doemos duhet ndihmuar njëri tjetërin dhe kështu ta bëjmë Vitinë shembull të punës së përbashkët dhe bashkëjetesës, shembull të dashurisë mes veti. Pastaj kryetari ndau edhe mirënjohje si bashkësive të ndryshme poashtu edhe individëve të cilët kanë kontribuar dhe kontribuojnë në hamanizëm dhe jetë më të mirë për të gjithë. Përfundoi fjalimin me këto fjalë: “Emri dhe vepra e humanistës sonë të madhe “Shën Nënë Terezë” do të jetë udhërrfim për ne dhe gjeneratat e reja”

Edhe z. Zef Shala që në përshëndetje, ku përshëndeti shumë individ e institucione duke iu falenderuar, por gjithësesi duke mos harruar se Vitia që nga fillimi i marrjës së autonomisë së Kosovësnga okupuesi serb iu bashkangjitë aktiviteteve humane si para, gjatë e pas lufte, ku shumë njerëz gjetën strehim e kafshatën e bukës të cilën iu dhanë nevojtarëve siç iu dha gjithmonë edhe z. Sali Avdullahu. Z. Shala potencoi se ky rast është unikat ku shpallosët pllaka përkujtimore “Shën Nëna Tereza”, duke cekur gjithë emërat që punuan e ndihmuan Shoqatën dhe punuan për kauzën e shtetit të Kosovës, ku nuk e harroi as të ndjerin z. Dr. Fetiun.  Z. Saliut i uroi shëndet e të mbara Z. Saliut, si dhe gëzime në familje duke thënë; paqshi gjithmonë, sepse gjithmonë edhe keni dhënë!

Për pjesmarrësit, moderatorje lexoi një pjesë nga biografia e z. Sali Avdullahut e  cila theksoi:

Sali Abdullahu është i lindur në Debellde (Viti) në një familje të përsekutuar nga sistemi komunist i atëhershëm e të cilët ia vrasin axhën të të cilit që nga atëherë nuk i dihet as varri ku e ka. Saliu si i ri, që në moshën 17 vjeçare mërgon në shtetet Perëndimore, konkretisht në Zvicër, por gjithnjë duke mos e harruar për asnjë moment Kosovën. Z. Saliu ka tre djemë e një vajzë me bashkëshortën znj. Sanije e cila vazhdimisht e ka mbështetur si në aspektin kombëtarë poashtu edhe në aspektin humanitar. Z. Saliu ishte tre herë i arrestuar nga policia serbe dhe njihet nga të gjitha gjeneratat meqë ishte pjesmarrës i pandashëm i gjitha demostratave tona shqiptare të organizuar kundër regjimit fashizoid serb. Ishte pjesëmarrës i çdo tubimi, organizimi e demostrate në mërgat e në vend që nga viti 1981 e deri në vitin 1999 kur u bë kurorëzimi pra hyrja e forcave të NATO-s në Kosovë. Në aspektin humanitar z. Salihu nuk ka lënë familje që nuk është përfshirë nga dora, mirësia e bujaria e tij së bashku me z. Ahmet Ahmetin që ishin të pandashëm. Dhe e gjithë komuna e Vitisë i gëzohet veprava të këtyre dy burrave për veprimtari si në aspektin humanitar ashtu edhe atë kombëtar. Z. Saliu dha kontribout të madh në ndërtimmin e varrezave të dëshmmorëve në komunën e Vitisë dhe lapidarëve në Koshare. Z. Saliu është kontribues i madh në ndërtimin e shtëpive të familjeve skamnore në Komunën tonë. Edhe tani meqë është në penzion por që ndihet mirë me shëndet, nuk e ndale aktivitetin humanitar ku bënë pjesë në grupin punues në Shoqatën Humanitare Bëmirëse në Rajonin e Anamoravës në Gjilan pa dallim feje e race.

Më pas moderatorja që udhëhoqi programin në mënyrë të shkëlqyer, ftoi të pranishmit në krye me kryetarin z. Haliti që të bëjnë zbulimin e plakës përkujtimore humanitare Shën Nënë Tereza. Me këtë rast deri sa bëhej zbulimi i pllakës përkujtimore z. Xhemail Berisha poet e rapsod, enkas për këtë rast lexoi poezi kushtuar z. Sali Avdullahut:

Kur Kosovën e okupoi serbia

Hapi zemrat shqiptaria

Si n’vendlindje si n’gurbet,

Nuk kursyen për vend të vet.

 

N’atë kohë kur ishte rreziku

U hap shtëpia e Salihut

Ishin vitet e nëntdhjeta

Në Viti në këto treva

U hap shoqata Nënë Tereza.

 

Kur i ardhke era luftës

për veshëmbathje kafshatë të bukës

lapsa, fletore për shkollar, libra e mjete për Arsimtarë.

 

Ishte dekreti i Ibrahim Rugovës

Arhitekt i Kosovës

Kontributi për liri

sot nderohet kjo shtëpi

Me pllakë Shoqatës Nënë Tereza

Histori nëpër breza

Shtëpi malësori, rrënjë Karadaku

Nderim i Kombit Sali Avdullahu.

 

Me këto vargje përfundoi ky takim madhështor për të vazhduar më pas në drekë solemne të shtruar nga i zoti i shtëpisë së Sali Avdullahu me familje në ambientet e restaurant “Roni” në Viti. Këtu nuk mungoi edhe pjesa artistike me këngë e valle folklorike për të cilët u përkujdes si zakonisht z. Xhemail Berisha, rapsod. Gjithçka përfundoi të lumtur e të gëzuar, por edhe me fjalët e kryetarit të Komunës tonë Z. Sokol Haliti-t i cili tha; Pas punëve të mirë gjithësesi se duhet gjithmonë të bashkohemi të të këndojmë, të rrijmë e të kënaqemi në atdheun tonë të dashur.

Viti; 20.11.2021

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube