18/04/2024

REGJIMI QË VRET MËSUESIT KA VRARË JETËN E KOMBIT

0

Rikujtim mësuesit e shkolluar në Austri të vrarë  nga komunizmi

REGJIMI QË VRET MËSUESIT KA VRARË JETËN E KOMBIT

“ Armiqtë e Shqipërisë janë shqiptarët, jo të tjerët”-Faik Konica

Nga Hazir MEHMETI, Vjenë

evolucion

Zhvillimi evolutiv i njeriut rrjedh paralel me specializimet specifike të korës së truri, si baza organik e vetëdijes dhe të mësuarit.  Orientimi në të mësuar varet nga shoqëria njerëzore në etapat e zhvillimit të tij. Ato vende ku dijes, pra mësimit, iu kushtuan kujdes, u zhvilluan si shoqëri duke ndikuar në zhvillimi e shoqërisë njerëzore shekujve. Kështu është edhe sot e gjithë ditën, ato shtete që investojnë në dije (mendimin njerëzor, shkencë, art…) janë prijëse të rrjedhave të përgjithshme në botë, edhe të forcës.  Pra, të kuptuarit e dijes si forcë, e ngritë nivelin e sigurisë së shoqërisë, kombit dhe shtetit.

valët e rrjedhave

Kombi dhe shteti shqiptar, mjerisht, asnjëherë nuk e kuptoi drejtë këtë sintagmë kohe të domosdoshme për të ardhmen e tij. Përkundrazi, arsimi ishte hallka më e anashkaluar dhe persekutuar materialisht, politikisht e fizikisht. Nëse i japim një vështirim rrjedhave të shkollës shqiptare shekullit “të pavarësisë” do të shohim dhe tmerrohemi me qëndrime të gabuara dhe kriminale të regjimeve që nga lindja e gjysmë shtetit shqiptar ( gjysmë shtet territorial dhe funksional). Periudha pasluftës së Dytë Botërore do karakterizohet me ristrukturimin e shkollës shqiptare, mjerisht ristrukturim ideologjik komunist antinjerëzor dhe antikombëtar. Në territoret shqiptare të pushtuara nga sllavët filloi lejimi i mësimit në gjuhë shqipe, por i bazuar në  parimet ideologjike komuniste serbosllavenë çdo shkronjë programore. Pozitive ishte, se do mësohet edhe  në gjuhën shqipe, kjo u pa në rrjedhat e deritanishme në Kosovë dhe Maqedoni.

Pikërisht nga ky fillim dolën mësues të arsimuar duke thithë edukatë e dije nga rrethi i tyre kombëtar i përvuajtur shekujve. Ata nuk pyetën shumë për plan programin zyrtar serbosllav, por mësuan dhe ligjëruan mbi tabanin kombëtar duke formësuar mësues e mësuese me vetëdije të lartë kombëtare që sot janë figura nderi në historinë e shkollës shqiptare dhe historinë kombëtare.

armiq e miq
           Derisa në trevat e pushtuara shqiptare bëhej luftë për mbijetesë të shkollës, thyerjen e vetëdijes  së mbrapshtë patriarkale, religjioze konservatore, propagandës negative të armiqve, në Shqipëri instalohej sistemi diktatorial komunist duke ndjekur, persekutuar, internuar e vrarë mësuesit përparimtarë kryesisht të shkolluar në vende të ndryshme të botës. Këta mësues të edukuar në frymën demokratike të mendimit dhe ideve, nuk u pajtuan me kursin dhe kahen e proklamuartë nisur nga sistemi totalitar.  Shumë prej tyre ngritën zërin e tyre mospajtues, disa heshtën në heshtjen që flet dhe vret ide të mbrapshta. Të gjithë gradualisht e pësuan dhe sot rreth tyre mësohet përmes kartonëve dokumentues të gjyqeve, burgjeve dhe internimeve. Pësuan ata së bashku me familjet e tyre, pronat e tyre.

… a vritet mësuesja!

Mësuesja, Marie Toçi i shkruan nënës:”Unë po vdes sot”. Xhelatët e kuq e menduan artin e krimit  më i urryer n botë; e futen mësuesen e re në thes së bashku me macen e egër deri në vdekjen e saj. Sa kriminel mund të jetë shqiptari ndaj njeriut të tij.

“ekorata e kthimit në Atdhe”!!

Shumë nga mësuesit dhe intelektualët që studiuan në Austri u kthyen në Atdhe, dhanë ndihmë të madhe në arsim, shkencë e kulturë. Shumë prej tyre të edukuar me kulturë e dije perëndimore nuk u pajtuan me sistemin komunist që po instalohej në Shqipëri. Ata u dënuan në forma të ndryshme. Në këtë shkrim, në shenjë respekti të veprës së tyre e cila buronte nga ndjenja kombëtare patriotike, po japim emrat e disa prej tyre sadopak në shkundje të harresës sonë. 
           Mësuesi dhe intelektuali i lindur nga Prizreni,KolëMargjini, arrestohet nga Enverianëtnë Shkodër ku jetonte. Kjo nuk mjafton, ata ua dorëzojnë serbeve të cilët pas torturave çnjerëzore e pushkatojnë.

Torturat ndaj mësuesve vizionar ishin mizori “brenda kufirit dhe jashtë tij” ishin të pa përshkruara për nga përmasa dhe për nga arsyeja çmendurake e njeriut tonë.SafetButka, njeri atdhetar nga familja atdhetare u detyrua të vetëvritet nga zhgënjimi i tij me sistemin dhe njerëzit e tij që po vinin në pushtet pas gjithë asaj lufte që kishte bërë.ZefMalaj, nuk u pajtua kurrë që Shqipëria të heshtë ndaj çështjes së Çamërisë e të Kosovës dhe territoreve tjera shqiptare të copëtuara. Për këtë nga enveristët dhe klika e tij u cilësua si “Anarkist konfuz” dhe duhej të dënohej me çdo kusht, dënim e internim tërë jetën, prej tyre i kalon 23 vjet në burg nga 60 vjet dënim. Mësuesi i cili solli jetë pedagogjike e didaktike moderne nga shkollat  gjermani Fadil Gumani, dënohet dhe pushkatohet mizorisht.EthemHaxhiademi ishte ndër pjesëmarrësit e mbledhjes themeluese të Lidhjes së Shkrimtarëve, u arrestua në mes të natës, në shtëpinë e tij, kur ishte duke korrigjuar hartimet e nxënësve. Ai  ishte mësues i letërsisë në Shkollën Normale të Elbasanit, duke e sjell në Tiranë, ku qëndron në hetuesinë  muaj të tërë mes torturash të tmerrshme. Kur kryetari i gjyqit ushtarak shqiptoi dënimin e tij me vdekje (sipas AbdullaMemes , i cili ishte dënua edhe ai në seancëngjyqësore  me te), EthemHaxhiademi me plot gojën thirri: “ Rroftë Shqipëria!”.
Vargu i mësuesve të dënuar që kishin studiuar në Austri vazhdon tragjikisht me të njohurin Dr.Venemin Dashi i cili u dënua 20 vjet burg dhe iu konfiskua e tërë pasuria. Dr. Dashi u dha jetë në gjuhën shqipe veprave madhore të studiuesve me famë botërore të veprave albanologjike nga GeorgVonHahn, Mayer. Kraitscher. Ky do shpërblehet nga shteti shqiptar dënim me vdekja!

Poeti i madh i lirikës LasgushPoradeci u la të´ në gjendje të mjerueshme ekonomike, në burg me emrin shtëpi, deri në vdekje. Syleman Harri u dënua me një shekull e një vit burg. Mësuesi tjetër i talentuar i cili po ashtu studioi në Austri,HivziXeka, dënohet me 15 vjet burg. Ibrahim Babamusta  arrestohet e burgosët qëllimisht nga pushteti, të cilin fatbardhësisht gjyqi e nxjerr të pafajshëm. IzetBebeziqi, mësues dhe intelektual i përmasave evropiane lihet të jeton në gjendje të mjerueshme ekonomike deri në vdekje. SkendërLuarasi nga pushtetarët u përjashtua nga Lidhja e Shkrimtarëve edhe pse ishte njëri nga themeluesit e saj. Mësuesi tjetër i shkolluar në Austri Qani Panariti  arrestohet dhe pushkatohet. Intelektual i madh i përmasave evropiane, veprimtar dhe luftëtar për lirinë kombëtare,Xhevat Korça, u dënua për jetë, derisa vdes në burg. Dr. Xhevat Korça, njeriu që ngriti lartë figurën e Skënderbeut shkencërisht me disertacionin e tij, “Tri pyetje nga jeta e Skënderbeut”. përkthyes i librittë JohnReed-it “Dhjetë ditë që tronditën botën“ Ai haptas i tha katilit të quajtur Mehmet Shehu se: “E urrej komunizmin  duke e njohur teorinë dhe praktikën e saj në Rusi”.

XhaferBelegu, intelektuali patriot, autorin e veprës së përkryer “Lidhja e Prizrenit”, e dërgojnë për punë të detyruar në bujqësi. Shembull kulmor në piramidën e krimit komunist është dënimi i Dr. SokratDodbibibës i cili sapo doktoron në Universitetin e Vjenës kthehet në Atdhe duke dhënë kontribute madh në ekonomi dhe financa.  Ai është i njohur në historinë kombëtare si njeriu që ktheu thesarin e shtetit shqiptar në nëntorin e vitit 1943 dhe makinës së shtypjes së monedhave, të grabitur nga Italia. Për gjithë këto vepra kombëtare nga regjimi komunist u dënua me 30 vjet burg, i konfiskohet pasuria, i shkatërrohet familja. Vdes në burg nga uria dhe torturat.   Historia e  intelektualëve, e veçanërisht e mësuesve shqiptarë, është e dhimbshme aq sa edhe katandisja e shtetit shqiptar në vepra kriminale ndaj kombit shqiptar.

Jo pa argument Faik Konica thotë: “ Armiqtë e Shqipërisë janë shqiptarët, jo të tjerët”.

(të drejtat e rezervuara: autori)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok