Sa ia shet një familje kryeministrit gjakun e djalit të pafajshëm, të vrarë me dashje nga Policia e Shtetit?

Nga Kastriot Myftaraj

Televizioni në shërbim të qeverisë Top Channel na bëri të ditur se ai disponon ekskluzivisht një letër të familjes Rasha, ku ajo shprehet për vrasjen e djalit të saj të pafajshëm nga Policia e Shtetit. Top Channel e ka publikuar foton e letrës origjinale me stampën e tij, duke vënë kështu shenjën e ekskluzivitetit të tij, që do të thotë se ka të drejtën e copyright dhe pamjet e letrës dhe përmbajtja e saj mund të përhapen duke iu referuar Top Channel. Dhe sipas rregullave të pronësisë mediatike, të gjitha mediat që citojnë letrën e familjes Rasha i referohen medias private Top Channel, si disponues dhe shpërndarës i letrës. Këtë gjë e bën edhe RTSH, media në pronësi publike, edhe ATSH, agjencia e lajmeve në pronësi publike, kur citojnë letrën. Nëse nuk e bëjnë Top Channel mund t’ i padisë në gjykatë për vjedhje të pronës së tij. Dhe Top Channel po dihet i ka shumë për zemër këto lloj padish.

Sipas rregullave të tregut mediatik në të gjithë  një media mund të fitojë ekskluzivitetin e diçkaje duke e blerë me para atë. Kështu që kam gjithë të drejtën e logjikës, arsyes, ligjit, praktikës mediatike që të pyes se sa e bleu Top Channel letrën e familjes Rasha. Apo që ta shtroj pyetjen nga pikëpamja tjetër: Sa ia shiti familja Rasha letrën Top Channelit?

Kjo pyetje shtrohet thjesht nga publikimi ekskluziv, pavarësisht përmbajtjes së letrës. Përmbajtja e letrës shtron pyetje të tjera. A ka vepruar Top Channel si sekser ndërmjetës mes Kryeministrit Rama dhe familjes Rasha? Këtë e them sepse përmbajtja e letrës është krejt sipas frymës dhe logjikës së fjalimit të Kryeministrit Rama ditën e enjte. Fjalimi dhe letra duket sikur kanë dalë nga e njëjta dorë.

Në letër, familja Rasha dënon dhunën e protestuesve ndaj policisë dhe shpreh keqardhjen për një polic të lënduar gjatë protestave që rrezikon të humbë njërin sy.

Nga letra duket se familja Rasha i ka ndjekur ngjarjet e ditëve të fundit vetëm nga një pikëpamje ajo e Kryeministrit Rama dhe e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu. Nga letra duket që familja Rasha paska parë vetëm dhunën e protestuesve ndaj policëve, por nuk paska parë asgjë nga dhuna që i parapriu së parës, dhuna e tejskajshme e policëve ndaj protestuesve. A thua vërtet nuk paska parë asgjë familja Rasha nga skenat e dhunës së tejskajshme të policisë ndaj protestuesve? Në media janë shfaqur pamje filmike të shumë rasteve kur shtatë deri dhjetë policë rrihnin me shkopinj e shkelma një protestues të shtrirë në tokë. Gjithashtu janë shfaqur pamje filmike të shumë rasteve kur disa policë tërhiqnin zvarrë një protestues të vetëm duke e rrahur atë me ç’ të mundnin që nga grushtet, te shkkopinjtë, shkelmat. Meqënëse familja Rasha paska gjetur kohë të shikojë televizionet në këto ditë të para të zisë për vrasjen e djalit, a thua vërtet nuk i ka parë këto pamje, apo ka parë vetëm RTSH-në e qeverisë dhe Top Channelin?

A thua vërtet nuk e ka parë familja Rasha se protestuesit kanë qenë paqësorë në fillim deri kur u sulmuan nga Policia me gaz kimik dhe ujëhedhës me trysni të lartë?

Letra përmban një humor makabër mazohist kur thuhet në të se: “Por e drejta duhet të shkojë në vend, në gjykatë dhe ne presim nga shteti të garantojë drejtësinë, jo nga dhuna politike.”(Duke cituar letrën pohoj të drejtën ekskluzive të Top Channel mbi të si pronësi mediatike e tij.)

Që e drejta në rastin e vrasjes së Klodianit nuk do të shkojë në vend as në gjykatë dhe që shteti nuk do të garantojë drejtësinë, këtë tashmë e kanë të qartë edhe adoleshentët protestues dhe nuk e paskan të qartë personat madhorë të familjes Rasha! Këtë e them duke u nisur që nga vepra penale me të cilën është cilësuar vrasja: Neni 83 i Kodit Penal që përmban veprën penale “Vrasje në tejkalim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” Ky nen thotë: “Vrasja e kryer në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme dënohet me burgim gjer në shtatë vjet.”

E thënë qartë Prokuroria është tallur. Vetë polici vrasës ka thënë në dëshminë e tij se ishte duke e ndjekur Klodian Rashën dhe, kur gjendej 20-25 metra larg tij pa se ai i drejtoi diçka, që iu duk si armë. Në këtë moment polici u rrëzua dhe shtiu me armë kundër viktimës.

Cili prokuror në botë e beson këtë përrallë të trashë, përveç ndonjë prokurhorri shqiptar? Që të qëndrojë version i policit vrasës duhet që Klodian Rasha të ketë pasur aftësi psikokinetike që ndryshe quhen telekinetike. Kështu e kam shkruar në shqip fjalën anglisht “psychokinesis” që ndryshe thuhet edhe “telekinesis” dhe që ka kuptimin e aftësisë mbinatyrore të një personi për të bërë të lëvizin objektet fizike me anë të forcës psikike të ushtruar nëpërmjet vështrimit të tij. Ndryshe nuk mund të shpjegohet sesi polici u rrëzua kur viktima u kthye nga ai. A mund të na thotë familja Rasha që ka besim te Drejtësia nëse djali i saj kishte aftësi psikokinetike?

Sepse që Klodian Rasha t’ i ketë drejtuar policit një send duhet të jetë kthyer ballas me të. Por nëse ka ndodhur kështu, si shpjegohet që viktima i ka marrë plumbat nga pas shpine? Merret vesh, polici gënjen dhe të njëjtën gjë bën edhe polici tjetër i pranishëm, partneri i policit vrasës. Polici tjetër thotë se ai pa nga njëqind metra larg se partneri i tij dhe viktima po përlesheshin mes tyre dhe në këtë kohë dëgjoi të shtëna arme. Por polici tjetër çuditërisht nuk pa nga dy metra afër gjakun e viktimës të shtrirë në tokë, pasi ishte qëlluar me dy plumba. Dhe në ndërkohën që polici tjetër përshkonte njëqind metrat për të shkuar në vendngjarje duhet të jenë bërë dy njolla të mëdha gjaku në tokë nga dy plagët prej plumbi të viktimës. Është e qartë se edhe polici tjetër gënjen.

Prokurori dhe oficeri përkatës i policisë gjyqësore kanë bërë sikur nuk kanë parë shenjat e dhunës fizike që kishte viktima përveç plagëve të plumbit. Këto shenja provojnë keqtrajtimin e tij para se të qëllohej me armë nga polici. Për këtë arsye, prokurori duhet ta kishte cilësuar ngjarjen sipas Nenit 79 të Kodit Penal, si “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”. Ky nen në shkronjën “e” të tij thotë se vrasja me dashje e kryer “në mënyrë të tillë që i shkakton mundime të veçanta viktimës” dënohet jo më pak se njëzet vjet ose me bugim të përjetshëm.

Që nga dita e ngjarjes dhe deri më sot kanë kaluar gjashtë ditë, kohë e mjaftueshme kjo që prokuroria të lëshonte urdhër arresti për personat përgjegjës në Policinë e Shtetit që kishin lejuar këta policë të dilnin në patrullim pa videokamerë në trup. I pari që duhej të ishte arrestar është komandanti i repartit “Shqiponja”. Bashkë me të duhej të ishte arrestuar drejtuesi i qendrës operative me të cilën komunikojnë policët në patrullim dhe që ka pranuar këtë praktikë kundër rregullores policore. Por prokurhorri i çështjes e dinte mirë se nëse arrestoheshin këta dy oficerë policie atëherë ata do të tregonin se mungesa e videokamerave ishte një praktikë që bëhej me urdhër nga lart. Dhe atëherë do të duhej  të arrestohej Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu. Dhe meqënëse kështu  vërtetohej bashkëpunimi kriminal Prokuroria duhet të niste një çështje penale për një grup të strukturuar kriminal brenda Policisë së Shtetit, madje eventualisht për një organizatë kriminale.

Dhe kështu Prokuroria duhet të merrte të pandehur zinxhirin komandues të oficerëve të Policisë së Shtetit duke iu ngarkuar veprën penale të parashikuar nga nenet 333/a dhe 334 të Kodit Penal. Sipas nenit 333/a “Krijimi, organizimi dhe drejtimi i një grupi të strukturuar kriminal dënohet nga tre deri në tetë vjet burg.” Sipas nenit 334 të Kodit Penal, kryerja e veprës penale nga grupi i strukturuar kriminal, kur dispozita përkatëse referuese përmban dënim me burgim ose burgim të përjetshëm dënohet me 25 vjet burgim ose me burgim të përjetshëm.”

Në këtë rast dispozita përkatëse referuese është neni 79 i Kodit Penal që e kam përmendur më lart dhe që parashikon dënimin me 25 vjet burg ose burgim të përjetshëm.

Dhe kur Ardi Veliu të vihej para një dënimi të tillë ai do të kërkonte statusin e të penduarit dhe do të dëshmonte se videokamerat nuk përdoreshin me porosi të Ministrit të Punëve të Brendshme, çka do të bënte që edhe ky të vihej nën të njëjtën akuzë. Dhe merret vesh se pastaj ky do të zbulonte se kjo shkelje ligjore praktikohej me urdhër të kundërligjshëm të Kryeministrit Rama, të cilin familja Rasha e priti në shtëpi si ngushëllues hipokrit, që në mbrëmje të mund ta përdorte arkivolin e Klodianit si podium për të mbajtur fjalim. Në këtë histori ka një vrasës që është polici Nevaldo Hajdaraj dhe një kryevrasës që është Kryeministri Edi Rama.

Edhe më tepër do të zbulohej nëse policit vrasës do t’ i bëhej një ekspertim mjekësor i specializuar për të parë nëse në organizmin e tij ka prani të lëndëve narkotike të posaçme që nxisin instinktet e dhunshme primitive që flejnë në nënvetëdijen njerëzore. Vetëm kështu shpjegohet sjellja e tij e pashpjegueshme, sipas Kryeministrit. Këto praktika narkotizuese përdoren në Turqi ndaj policëve, xhandarëve dhe ushtarëve që veprojnë në zonat e banuara nga kurdë ku njerëzit keqtrajtohen dhe shfarosen si insekte të dëmshme. Këto praktika turke të “policimit në komunitet” i ka sjellë në Shqipëri Ardi Veliu i shkolluar dhe i trainuar në Turqi për polic, si dhe grupi i oficerëve të Policisë së Shtetit i shkolluar dhe trainuar në Turqi. Praktikat narkotizuese eksperimentohen në Shqipëri ndaj grupeve të caktuara- pilot të policëve. Ekspertimi mjekësor i policit vrasës do të zbulonte edhe këtë krim shtetëror.

Kjo do të ishte drejtësia e vërtetë dhe e plotë për Klodian Rashën. Por “drejtësia” do të kufizohet me dënimin e policit vrasës, e shumta me shtatë vjet burgim, dënim nga i cili do t’ i falet gjysma pas tre viteve kur të jetë harruar ngjarja, në një gjykim pa bujë.

Drejtori i Policisë së Shtetit ka shkuar personalisht në mjediset e paraburgimit dhe e ka takuar policin Nevaldo Hajdaraj të cilin e ka kërcënuar se nëse do të kërkojë statusin e të penduarit dhe do të fajësojë eprorët, atëherë do të ketë pasoja jetike.

Në letrën e familjes Rasha dënohen protestat si të nxitura dhe organizuara nga opozita, krejt sipas atyre që tha Rama në fjalimin e tij. Në letër thuhet: “Politikanët t’ i thërrasin mendjes se boll e kanë lodhur këtë popull me lojërat e tyre dhe të mos i hedhin benzinë zjarrit për interesin e tyre.” (Duke cituar letrën pohoj të drejtën ekskluzive të Top Channel mbi të si pronësi mediatike e tij.)

Por në letër nuk thuhet asgjë kundër ndezësit të zjarrit, pushtetit që vrau djalin e familjes Rasha në një krim shtetëror. Asgjë nuk thuhet në letër për atë se përse përgjegjësia e krimit është kufizuar vetëm te polici vrasës. Nuk thuhet asgjë në letër për atë që Kryeministri Rama që premtoi drejtësi në familjen Rasha nuk ka marrë asnjë masë për të zbuluar përgjegjësit për atë që policët patrullues nuk kishin videokamera në trup. Dhe kjo është në kompetencën e Kryeministrit sepse Policia e Shtetit varet prej tij.

Është një ironi e zezë që, në letër praktikisht kërkohet arrestimi i politikanëve opozitarë si përgjegjës për protestat e dhunshme, në një kohë që nuk thuhet asgjë për arrestimin e zinxhirit përgjegjës të Policisë së Shtetit dhe pushtetit, për atë që polici vrasës veproi sipas praktikës së xhandarëve turq në zonat e populluara nga kurdët. Të gjitha këto të krijojnë dyshimin mëse të arsyeshëm se familja Rasha nuk e do drejtësinë për djalin e vrarë. Këtu nuk mund të mos bëhet pyetja se në këmbim të çfarë gjëje e mban familja Rasha këtë qëndrim. Me një arkivol të mbushur me para, me sa duket.

Nëse ka ndonjë letër që duhet të shkruajë familja Rasha, kjo është një letër që t’ i drejtohet familjes së policit vrasës, duke i kërkuar që të dyja familjet të bashkohen në përpjekjet e tyre për drejtësi, pasi në këtë histori ka dy djem të rinj-viktima, Klodian Rasha dhe polici Nevaldo Hajdaraj. Ky i fundit i përpunuar me lëndë narkotike të posaçme për t’ u shndërruar në përbindësh policor.

Letra e familjes Rasha, e publikuar në Top Channel dhe e ripublikuar gjerësisht nga mediat proqeveritare, na bën të kuptojmë plotësisht natyrën e regjimit që është instaluar në Shqipëri nga Edi Rama në vitin e tetë të pushtetit të tij. Kur një qeveri arrin deri atje sa të blejë edhe familjet e viktimave të tij duke i bërë të shprehen sipas fjalimit të kryevrasësit, mund të merret me mend se çfarë do të bëjë në zgjedhjet duke blerë votën e votesve-viktima të keq-qeverisjes.

Letra e familjes Rasha të kujton praktikën e juntave policoro-ushtarake të dikurshme në Amerikën Latinë, që nxirrnin disa nga familjet e desaparecidos (njerëzve të rrëmbyer dhe të zhdukur nga policia e juntës) për të thënë se njerëzit e tyre ishin rrëmbyer nga kundërshtarët e regjimit, të cilët donin të shkaktonin trazira. Në atë kohë këto praktika bëheshin sipas udhëzimeve të këshilltarëve të CIA-s të pranishëm në këto vende. Sot CIA e ka pranuar si gabim të sajin bashkëpunimin me juntant e tilla dhe ka kërkuar ndjesë për këtë. Provën për këtë e keni në publikimet në faqen zyrtare online të CIA-s. Këtë gjë e dijnë dhe në Ambasadën Amerikane në Tiranë, e di dhe shefi i stacionit të CIA-s në Tiranë. Por kur lexon qëndrimin e djeshëm të Ambasadës Amerikane në Tiranë për vrasjen e Klodian Rashës të krijohet dyshimi i arsyeshëm se praktika të tilla, në mos udhëzohen mbështeten ende nga përfaqësuesit zyrtarë amerikanë në Shqipëri. A mos duhet që të kalojnë 30 vjet që CIA të kërkojë falje edhe për këto bëma të saj në Shqipëri, si për ato në Kilinin e Pinoçetit? E përse do të shërbejë kjo atëherë?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube