Sa qesharak kryeministri i Shqipërisë?

Nga Fahri Xharra, Gjakovë

Rama me demagogjinë e tij, si gjithmonë në rolin e tij jo të sinçertë ndaj Kosovës, ka deklaruar :  “Patjetër duhet kërkuar falje, çështja është si e bëjmë ne Serbinë të kërkojë falje dhe kur Serbisa duhet ta kërkojë faljen. Qasja jonë është që ta çojë çështjen edhe politike të kombit shqiptar drejt zgjidhjes, sepse është qasje diplomatike. Nuk është një qasje që imiton luftën dhe luftë nuk është ”

Me diplomacinë e tij e bëri takimin e Bledit që të qeshin të gjithë me te, atërë si do të mundet ta bindë Serbinë që të kerkojë falje Kosovës ?

Neve nuk na duhet kërkim- falja e Serbisë, sepse ajo kurrë nuk e bën. Ne këte e dimë, me vjen keq që Rama nuk po ditka.

Nuk di, se sa e informojnë , se çka shkruhet në mediumet serbe, se çka flitet nga politikanët serb për Kosovën.

Ata memëzi presin që të ndërron gjeo-strategjia ndërkombëtare dhe të futen ne Kosovë.

A është Shqipëria në gjendje që të prishë marrëdhenjet diplomatike me Serbinë për t’ i dalë krah Kosovës?

Në kohën kur Rama po e humbë simpatinë europiane, neve na mbetet vetëm Amerika. Por edhe me Amerikën Shqipëria nuk është dashamirëse.

Kujt t ‘i mbështetëmi ?

Rama po e ndjekë një poltikë të vjetër enveriste  të heqjes së kufirit me Serbinë .

Mirëpo ky burri i dheut që flet shqip, a e ka kushtëzuar Serbinë me ndonjë kusht për Kosovën?

Po me Zaevin  aka folur per te drejtën e gjuhës shqipe ne MV ?

Pse po “lufton ” më Bullgarinë për hatrin e Maqedonisë?

Si nuk po e sheh që askush nuk po e mbështeťë në krimin e Ballkanit të hapur, nje ide  që ishte e Fatos Nanos  ?

Fatos Nano kishte dalur me këtë propozim mu në kohën kur përgatitej krijimi i Shteti të Kosovës.

Sipas asaj që shohim, Serbia po punon për zhbërjen e Kosovës, marrjen e Durresit dhe sjelljen e rusëve në Ballkan.

More je ti në veti me këto plane ogurzeza për kombin shqiptar ?

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube