Sali Berisha ka përkrahjen e shumicës dërrmuese të shqiptarëve

0

Nga Enver Bytyçi

Dje ndodhi ajo që pritej. Kryetari i PD-së shpalli “non grata” në këtë parti themeluesin e liderin historik të saj. Nuk është bërë hataja! Por nëse sorosistët do ta donin Lulin, do ta kishin ndaluar Edi Ramën ta merrte pushtetin me dhunën e patronazhistëve dhe të parave e do ta sillnin atë në pushtet. Ardhja e Ramës në pushtet e ka zënë Lul Bashën në çark.

Publiku është në kërkim të një njeriu që përballet me Edi Ramën dhe e nxjerr atë në pension politik. Në këto kushte era fryn në favor të Sali Berishës! Asnjë shans nuk ka që demokratët dhe shqiptarët të përkrahin një lider që nuk bën ndryshimin politik në Shqipëri. Sali Berisha duhet të zotohet se do ta bëjë këtë ndryshim. Dhe ai e ka të sigurt jo vetëm përkrahjen e demokratëve, por të shumicës dërmuese të shqiptarëve!

Mjafton të dalë garant për ta shporrur Edi Ramën! Dhe shqiptarët atij i besojnë! Ata i besojnë madje një njeriu që nga 22 vite në politikë aktive si kryetar i Partisë Demokratike, 13 i ka patur në krye të piramidës së pushtetit! Kjo nuk ndodh me askënd tjetër! Eshtë fat i madh të të besojnë dhe është gropë e madhe ta humbësh besimin!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok