19/04/2024

Shenjteresha Tereze – shpirti i sakrifices humane dhe thjeshtesise njerezore, krenari shqiptare

0

Te dashur bashkeatdhetare, te tubuar ketu ne Namurin mikeprites per te nderuar e kujtuar Shen Terezen e Kalkutes me origjine, gjene e gjak te paster shqiptar, lindur e rritur, ne Shkupin kreshnik, pranoni pershendetjet tona dhe urimin me te mire per suksesin e kesaj verprimtarije atdhetare. Per merite te organizatoreve ky takim perben dinjtet, kenaqesi, krenari edhe njeheri pergjegjesi qytetare.

Motra e Madhe -Tereze mesonte: Cdo gje beje mire, beje me dashuri, beje per Zotin! Modeli dhe shpirti i sai na nxit te gjitheve. Figura e sai jeton tek çjo shqiptar atdhetar. Ne jeten e perditshme, ndermjet nesh, kur duam te lavderojme dike, e krahasojme me Nene- Terezen. nene tone te lavdishme.

Te bashkebisedosh me shenjereshen eshte pergjegjesi serioze qe kerkon pjekuri, perkushtim, mençuri e urtesi. Po ti lejojme vetes luksin qe per nje moment te perfy-tyronim, sikur Shenjteresha eshte mes nesh, pa dyshim, Asaj do ti behej zemra mal per arritjet tona, do te lumturohej per sukseset e komunitetit shqiptar kudo qe ndodhet dhe per kontributin qe ai jep ne vendin mikprites. Ate do ta gezonte, veçanerisht ketu ne Belgjike funksionimi i shkolles mesimit plotesues ne gjuhen amtare shqipe.

Me dashamiresine e vete duke uruar prinderit, mesuesit dhe nxenesit qe frekuentojne kete shkolle, do te thoshte, qe kjo qe beni eshte veprimtari atdhetare, por dhe do na nxiste per te shtuar dhe me shume numrin e nxenesve, dhe te shkollave, gje qe kerkonnuk sakrifica e zell te vazhdueshem te vazhdueshme.

Dihet, qe Nene Tereza (Gonxhe Bojaxhiu) per shume vite, ne Kalkuta ka kryer detyren e mesueses, edukatores se vajzave ne nje shkolle te mesme, madje edhe si drejtoreshe e asaj shkolle.

Teksa po hidhja ne leter keto shenime te thjeshta per Nene Terezen kam prane librin e don Lush Gjergjit «Nena e dashurise» me  portretin e saj dhe, nje bisede, si motra e madhe me vellain e vogel fillon, ashtu natyrshem.

Ne kete komunikim shpirteror, cfare me kujton portreti i sai?  Si te depertojme ne boten e saj shpirterore? Cfare mesazhe vazhdon te percjell ende sot? Midis te tjerave shquaj: Thjeshtesia, modestia, pervuejtnija, dashuria per tjetrin, krenaria, dhe vemendja e drej-tuar diku…preokupacioni i saj i pashtershem per gjendjen e mjeruar e te te varferve kudo ne bote.

Ne portret evidentohet dukshem : ngjyra e bardhe, simbolin i pastertise shpirterore si dhe bluja e qiellit dhe e detit qe perfaqesojne mirekuptimin midis njerezve, midis kom-beve e racave te ndyshme. Ne kete thjeshtesi brilante shquhen koka e balli te mbuluara me sarin tipik, tipare europiane, pa dyshim shqiptare, qe shprehim force, mirekuptim e besim ne vetvete. Dy vija te thella zbresin drejt gojes, qe flasin per energji dhe vendos-meri legjendare.

Ne respekt te vendit ku ajo militoi per shume vite, vajza shqiptare, Gonxhe Bojaxhiu, koken dhe ballin i ka te mbuluara  me shami te bardhe. Portreti i saj rrezaton per kedo pasterti, dliresi e sinqeritet.

Nisur nga prezantimi i jashtem i portretit, me lejoni te shprej nje konsiderate natyrshem qe buron nga zemra per boten e saj te brendshme, per shpirtin, zemren, ndjenjat, emo-cionet dhe motivet qe e nxiten Ate per vetesakrifikim per me te varferit e njerezimit. Cfare e nxiti Nene qe te vinte jeten, zemren, djersen dhe mendjen ne sherbim te njerezve? Keto rrjeshta jane nje pike loti ne detin e dashurise te Nene Terezes.

Ndjehem krenar per bshkeatdhetaret don Lush Gjonin nga Prishtina dhe profesorin Gezim Alpion per ate qe kane bere per perjetesimin e shembullit, modelit te Nene Tere-zes. Ne shekullin XX-te Ajo qendron, me dinjitet krahas shenjtoreve te tjere duke e u be-re shprese e kishes dhe e besimtareve pa dallim besimi fetar. Ajo sherben si frymezi m filozofik  e shpirteror edhe per ateistet e botes.

A nuk na fton, Shenjteresha, qe ne jeten e perditshme te udhehiqemi nga shembulli saj i ndritur humann? Te brumosur, me dashuri e tolerance, me mirekuptim, gjithmone ne bashkepunim, kudo e kurdohere, kunder dhunes, prane neri-tjetrit te bashkuar si velle-zer ne ndihme te neri-tjetrit te bashkuar si kokrrate e sheges.

Impresionante e humane jane lidhjet dhe bashkepunimi i Nene Terezes me personalitet fetare belge.  Komunikimet e perzemerta me belgen Zhaklin de Deker se ciles Nene Tereza i besoi organizaten e « Bashkepunetoreve te Semureve dhe Vuajtes” jane te jash-tezakonshme dhe ende te panjohura, ne shkallen e duhur per opinionin tone, por edhe ate belg.  Ja, se si Nene Tereza i drejtohet belges Zhakline: “A do pranosh te behesh Misionare bamiresie me trup ne Belgjike dhe me shpirt ne Indi ? Me vone i shkruante : “Jam me te vertet shume e lumtur dhe mirenjohese ndaj Zotit qe te te kem per veten time te dyte.» Dihet, se ne kongregacionin e Kalkutes, sipas idese se Nene Terezes ishte pranuar dhe vendosur, qe secila Moter misionare te kishte nje moter te dyte, moter sh-pirterore me te cilen te komunikonte me letra, duke shkembyer mendime e pershtypje per misionet e tyre neper bote. Nje moter e tille, moter e dyte ka qene edhe Nene Tereza me belgen Jacquelin De Decker e mbiquajtur Jacquelin Tereza e Anversit.

Don Lush Gjergji na informon, qe At Van Eksemit (At Le Joly), drejtuesi shpirteror i Nene- Terezes, jezuit belg, njeri shenjte dhe i ditur,  At shpirteror i i Nene Terezes  ka shkruar dy libra: « E bejme per Jezusin.» dhe « Qendro ne zemren time ». Ky misionar i madh e qua-nte Nene Terezen “Shpresa e Kishes dhe e botes”. Shenimi eshte bere ne Kalkute 02/10/1989.

Misionar tjeter belg qe ka pa patur ndikim tek Nene Tereza ka qene arqipeshkvi I Kal-kutes Perier I cili i mundesoi asaj kominikimin me Seline e Shenjte ne Rome.

Ne vitin 1983, Eshte e mirenjohyr se ne vitin 1983, Nene-Tereza pat pesuar pesuar atak ne zemer dhe u shtrua ne nje spital te Romes. Dy personalitet te larta qe e vizituan ne ate spital kane qene Roi Baudoin se bashku me la Reine Fabiola. Mirenjohje!

A nuk jane keto krenari per shqiptarte? A nuk jane keto pergjegjesi qytetare per secilin ndaj nesh? Ne ditet tona, Ajo eshte ngritur ne qiell dhe eshte shnderruar ne simbol te shenjte, jo vetem per ne shqiptarte, por per te gjithe njerezimin. Krenari e vaçante per ne dhe pergjegjesi morale per te ndjekur shembullin e saj me sa me shume devotshmeri. Ne keto dite qe shqiptaret provuan tronditje te medha termeti, kursohere na shkon me-ndja tek Nena jone e Madhe. Ne jemi te bindur se Ajo lutet per shprterat e atyre qe hum-ben jeten i merr ata ne mbrojtje. Ajo merr ne mbikqyrje krejt shqiptaret e shperndare neper bote! Amin!

Faleminderit!

Kole Tahiri, Valbona Malo-Tahiri

Bruxelles, nentor 2019

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok