19/04/2024

Nga Nikoleta Kovaçi

Sot isha ne Iballë! Per ju qe s’e njihni, Iballja asht nji fshat shumë i bukur ne Pukë! Ka qene motesh i tille; Nji fushe e rrethueme krejt me kodra, thuajse me lartesi te njetrajtshme! Asht nji zone Lekase, andej kah shkonte Leka i Dukagjineve, asht vendlindja e nje atdhetari e shtetari te rralle si Kol Bibe Miraka, asht nji zone unike bashkejtese…

Ndersa per ju qe e njihni, Iballja ishte kthye ne nji shkretine! I frikshem boshi… mungesa e jetes, harresa e aneksimi… Kisha vite e vite pa shkue! Dekada! Hahaha, sa e hershme jam, sa krejt jeta! Iballja asht vendlindja e nipave te mi, si te thuash nje lidhje siperiore, pa pse-he… E kisha lane te plote, te zhurmshme, kerkuese! Sot e gjeta te dorezueme, te fjetun e si te thuash te paujte… Edhe ai liqeni ndjelles qe gjendej gjithnjë ne krye te vendit tashma kishte veç shenje; asgja s’kishte mbete nga e dikurshmja e para 20 vjeteve…

Nga Fushe-Arresi deri ne Iballe nuk u nderruem me asnje makine qe vinte prej andej! Pak pertej Kryeziut dalluem nje tufe me dhí, asht kafsha jeme e preferueme! U knaqa sa ma s’ka! S’pava çoban, po veç qenin qe rrinte i qete ne mes te rruges! As kur u kthyem s’kishte asnje mjet qe vinte ne drejtim te Iballes! -Ndoshta, nisa te llomotis me vedi- kane mrri per ato dy ore qe na bujtem ne nje familje te fisshme te asaj zone!

Ndalimi i parë ishte te ndertesa qe sherben si pajisese me letra e dokumenta te banoreve te zones! Dikur quhej komune, tash s’di ma si quhen! Ishte e shurdhet! Nji djale i ri sherbente ne nje zyre! U gzova kur pashe nje te ri! Sikur mu ngjall shpresa e te qenurit ende zone n’zá! Suvaja ishte ngrit perpjete, dukej revoltuese! Askush s’kishte vu dorë ne ato mure! Ishte ende me ngjyren jomavi… Asnje zhurme, qetesi e frikshme! Dola! Doja te ulerija që te thoshte dikush se ka ardh nje e cmendun e sna lë ne hallin tone! Ja edhe dy tre njerez ne kafenenë e perjetshme! Sa mire, hasem ne njerez! Masanej nji kafe, nji mireseardhje, te qeshuna me te madhe si me dashte me mbyt ate fushe te stermundimshme heshtjeje! Asgja su zgjue… Tv-ja kalonte titra e citime; Ditmiri i braktisun i rilindjes dhe Taulanti i votave te mafies se Elbasanit nderronin vendet ne ate ekran zymtesie, ndersa kabineti i ri, mush me emna femnash nuk sillte asnje reagim ne iballsit e pakte, krejt te pakte te atyshem!

Shkretnimin s’dashta me e pranue: Sa shpia kane mbetë ktu? Sa banore? Po ambulanca-spital a funksionon? A ka shkolle? Po msues? Po nxanes sa jane? Si i bahet per internet? Msimi online a mund te realizohet? A kane mujt me msue prindet me i ndihmue femijet te kjo metoda e re me msim ne telefon? A kini drita? Po uje? Rrushi a piqet?

Pergjigjet ishin thuajse te njejta; mbush me droje, keqardhje dhe nje pezm qe vazhdon; shpia ka pak, femije edhe ma pak, nxanes te vegjel nja 30-40, gjimnazistë hiç, te rinj hiç e hiç… e hiçi vazhdonte edhe sikur te vijoja me nje mije pyetje po hiç… Hiçi me rrethoi… Marramendja m’erdh ne Tiranen tiranizuese me profile talibaneske! Sapo ishin emerue nja tre kater kukulla per shkollen, femijet, te rinjte, standartet, cilesine! M’erdhi si turp; askush prej atyne njerzve s’duan t’ja dine per perrallat qe shpik nje kryeminister qe merr patronazhiste prej andej dhe i pajton ketej; Iballja asht kthye ne shkretine e ata njerez e kane te pamujtun me e mbajt gjate gjalle…

Nji i kamun i zones, qe ka ik prej atje kur asht kane i pakamun, asht kthye e ka ba nje Bar-Restorant te kandshem! Tash po ndertonte edhe nje shtese hoteli! Iballja e meriton nje objekt te bukur! Ia kishte qellue! Dukej si “mish i huaj” po duhej me kanë aty si me thane se ajo ndertese do te jete guri i parë i nevojes per rikthim! Ndejta jashtë! E kisha frike luksin e mrendshëm… s’ja ndava syte asnje sekond Iballes, kodrat gjithnje m’afroheshin e fusha gjithnje me zvogelohej! Me mbeti sa nje dore…

Ika! Si te arratisesha! Mendova Qelzen teme, tana Qelzat dhe Iballet e vendit tem, tonit e te pushtetarëve gjithfarësh; krejt shkretnime te rrenueshme vetem ne dy dekada! Atëherë erdha prape ne Tirane! Kalova prape neper emerimet e qeverise, u trishtova! Sa me shumë i ikja Iballes aq ma shumë me shtohej e me ndiqte hiçi; hiçi i femijeve, nxanesve, gjimanzisteve dhe te rinjve! Tash ma lehte flitet per Itali, Greqi, Gjermani, Angli e deri Kanadae e Kolumbi se sa per vendlindje! Po harrova edhe per Tiranen, por me k’të emen dhe vend shqiptarët gjithnjë kane nje mori por-esh…

Sa bosh i shkrete ky vend… sa te shkrete e te pamundun njerzit e ndershem te ketij vendi, kudo e kurdo neper vendin tone te marrun peng nga bandat me pushtet dhe pushteti mafioz qe prodhoi shkretinen ne Iballe e krejt Iballet e ksaj Shqipnie!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok