Shqipëria dhe GNU/Linux

Vendimi i dhomës së parlamentit francez për të kaluar në Open Source, më shtyu t'i hedh një sy raportit të administratës publike në Shqipëri me GNU/Linux.

Në pritje të informacioneve direkte nga Shqipëria, po filloj me situatën më lehtësisht të kontrollueshme: server-ët e përdorur për faqet e ministrive të ndryshme shqiptare (një ligj i disa viteve më parë ka detyruar që çdo ministri dhe ministër shqiptar të publikojë në web sitin përkatës).

Pa shkelur asnjë ligj, ja si do të veproj për këtë fazë:

  1. Kërkim në Google për të gjithë domain që përfundojnë me .gov.al
  2. Përdorimi i një script-i që thjesht kontrollon serverin web në funksionim
  3. Publikimi i rezultateve
  1. Google.
    Ja faqja e parë me përgjigjet (http://www.google.com/search?q=.gov.al &ie=UTF-8&oe=UTF-8):

     

  2. Kontrolli.
    Ja script-i i përdorur për kontrollin:

     

    srvinfo.rb

    #!/usr/bin/ruby
    require 'net/http'

    # Get the first argument from the command-line (the URL)
    url = ARGV[0]

    begin

    # Create a new HTTP connection
    httpCon = Net::HTTP.new( url, 80 )

    # Perform a HEAD request
    resp, data = httpCon.head( "/", nil )

    # If it succeeded (200 is success)
    if resp.code == "200" then

    # Iterate through the response hash
    resp.each {|key,val|

    # If the key is the server, print the value
    if key == "server" then

    print " Serveri tek "+url+" është "+val+"n"

    end

    }

    end

    end

  3. Kontrollojmë:
    lor@desktop1:~/prova$ ./srvinfo.rb www.tirana.gov.al
    Serveri tek www.tirana.gov.al është Apache/2.0.54 (Fedora)
    lor@desktop1:~/prova$ ./srvinfo.rb www.mod.gov.al
    Serveri tek www.mod.gov.al është Microsoft-IIS/5.0
    lor@desktop1:~/prova$ ./srvinfo.rb www.mash.gov.al
    Serveri tek www.mash.gov.al është Microsoft-IIS/5.0
    lor@desktop1:~/prova$ ./srvinfo.rb www.minfin.gov.al
    Serveri tek www.minfin.gov.al është Apache
    lor@desktop1:~/prova$ ./srvinfo.rb www.mfa.gov.al
    lor@desktop1:~/prova$ ./srvinfo.rb www.mbu.gov.al
    lor@desktop1:~/prova$ ./srvinfo.rb www.mpptt.gov.al
    Serveri tek www.mpptt.gov.al është Microsoft-IIS/6.0
    lor@desktop1:~/prova$ ./srvinfo.rb www.moi.gov.al
    Serveri tek www.moi.gov.al është Apache/2.0.51 (Fedora)
    lor@desktop1:~/prova$ ./srvinfo.rb www.instat.gov.al
    Serveri tek www.instat.gov.al është Apache/1.3.27 (Win32) PHP/4.1.0
    lor@desktop1:~/prova$ ./srvinfo.rb www.dogana.gov.al
    Serveri tek www.dogana.gov.al është Apache/2.2.2 (Unix) DAV/2 mod_ssl/2.2.2 OpenSSL/0.9.8b PHP/5.1.4 mod_apreq2-20051231/2.5.7 mod_perl/2.0.2 Perl/v5.8.7
    lor@desktop1:~/prova$ ./srvinfo.rb www.alblinux.net
    Serveri tek www.alblinux.net është Apache
    lor@desktop1:~/prova$ ./srvinfo.rb www.president.al
    Serveri tek www.president.al është Microsoft-IIS/6.0

Sikurse mund të shihet nga rezultatet e mësipërme, gjejmë për të gjitha shijet: duke filluar që nga IIS e deri tek përdorimi i apache të vjetër në windows.

Ndalojmë këtu për sot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube