Shqiperia drejt autoritarizmit — rezistenca e shqiptareve kunder autoritarizmit duhet te kete mirekuptimin e nderkombetareve!

Nga Frank Shkreli

Gjithnje e me shume po degjohen zera , brenda dhe jashte Shqiperise, se ai vend eshte duke rreshqitur shpejt drejt autoritarizmit. Keta zera ekspertesh, analistesh dhe organizatash vendase dhe nderkombetare te drejtave te njeriut, po shprehin shqetesimet e tyre teper serioze mbi gjendjen  aktuale politike ne vend: se Shqiperia nen udheheqjen e Kryeministrit Edi Rama po shkon me hapa te shpejt drejt autoritarizmit. Ata nenvijojne perpjekjet dhe masat  e marra prej tij — de facto dhe de jure — per te kontrolluar te gjitha entet qeveritare dhe shteterore vendit, duke perfshir elzekutivin, parlamentin, gjykatat, sistemin juridik ne pergjithesi dhe pothuaj te gjitha bashkite e vendit, dhe nje pjese te madhe te medias, duke e kercnuar ate me ligje te re te ashtuquatura antishpifje. Lufta qe Kryeminstri Rama ka shpallur kunder zyres se presidentin te vendit— i vetmi ent shteteror qe deri tani nuk kontrollohet nga Kryeministri Rama dhe shumica e tij socialiste, duket se ka zgjuar shqiptaret nga gjumi, sic tregoi edhe manifestimiasiv i para disa diteve ne Tirane. Ishte kjo nje shprehje e qarte e shqiptareve se mjaft eshte mjaft , nje mesazh i forte ky per kryeministrin Rama dhe shumicen e tij socialiste, se populli shqiptar eshte i gateshem ti thote STOP prirjeve autoritare dhe arrogances se Kryeministrit Rama dhe diktatures se tij te shumices socialiste.

Paul Lendvai, njeri prej eksperteve me te njohur te ceshtjeve shqiptare dhe ballkanike, e ka cilesuar kohet e fundit per gazeten Der Standard, Shqiperine si nje shtet i brishte, nderkohe qe paralajmeron se autoritarizmi i Kryeministrit shqiptar, Z. Rama duhet marre seriozisht. Tonet e here pas hershme nacionaliste te Rames shkruan ai, nuk duhet te merren me aq seriozitet dhe shton se, “Me shume kujdes i duhet kushtuar asaj qe kritikohet si kapja e institucioneve te drejtesise dhe ndikimit te hatashem te karteleve te droges ne Shqiperi”.

“Une u perkas opinionisteve te pakte qe kane perjetuar diktaturen me mizore ne Evrope, regjimin vrastar te Enver Hoxhes”, shkruan Lendvai dhe u drejtohet diplomateve nderkombetareve  ne Tirane me kete thirrje: “Forca mahnitese e rezistences se popullit shqiptar kundra prirjeve autoritare duhet pa tjeter te gjeje mirekuptimin, ndihmen dhe solidaritein e komunitetit nderkombetar”, ka shkruar para nja tri javesh Paul Lendvai, per gazeten austriake Der Standard.

Fatkeqsisht,  mbeshtetja dhe perkedhelja e autoritareve dhe diktatoreve ane mbane botes nga bota perendimore nuk eshte dicka e re. Historia ka shenuar dyzina rastesh kur nderkombetaret, neqoftse nuk kane mbeshtetur haptazi diktatore aktuale ose ne formim e siper, atehere ata i kane mbyllur syte dhe veshet perball veprave te tyre, per interesa te ndryshme.

Me kujtohet nje thenje qe i atribohet ish-presidentit amerikan Franklin Delano Roosevelt, i cili thuhet te jete shprehur per mbeshtetjen qe Shtetet e Bashkuara i kishin akorduar diktatorit te Nikaraguas,ne ate kohe, Anastasio Somoza. “Somoza may be a son of a bitch, but he is our son of a bitch”. Eshte pak banale ta perkthej kete thenje nga anglishtja por pak a shume do te thote: “Somoza mund te jete nje diktator, por ai eshte diktatori yne”, nje fraze kjo qe edhe sot perdoret ne raste kur eshte veshtire justifikohet mbeshtetja e vendeve demokratike per diktatore qe abuzojne me te drejtat baze te qytetateve te tyre. Sot kemi dyzina vende te tilla ane e mbane botes, perfshire Rusine dhe Kinen. Por kjo nuk duhej te ndodhte me Shqiperine!

Eshte e vertete se nderkombtaret duhet te merren me qeverine e zgjedhur ne cilindo vend qofte, perfshir Shqiperine. Pasi pa njefare marredhenjeje normale midis dy paleve nuk mund te behet asnje perparim. E kuptoj edhe balancin e interesave dypaleshe. Por ajo qe nuk kuptoj eshte heshtja publike e nderkombetareve ne Tirane karshi kapjes se institucioneve shqiptare nga nje person e nga nje parti politike — dicka qe nuk perputhet fare as me interesat dypaleshe dhe as me vlerat e perbashketa perendimore qe pretendojme.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatet e saj petendimore per pothuaj nje shelull tani kane balancuar interesat e vendeve te tyre me respektin per vlerat perendimore, respektin per te drejtat e njeriut, lirine dhe demokracine perfaqsuese, e tjera. Heshtja e nderkombetareve ne Tirane ndaj shkeljes flagrante te ketyre te drejtave te sanksionuara edhe nderkombtarisht, perfshir kapjen e institucioneve, nuk eshte ne intetesin e perendimit — se ne interesin e shqiptateve, jo se jo!

Kjo duhet te jete kauza e nderkombetareve ne marredheniet e tyre me Kryeministrin shqiptar, me qeverine e tij dhe me te gjitha  entet e tjera te shoqerise dhe te shtetit shqiptar. Per ndryshe, perball kaosit politik aktual ne Shqiperi, taksapaguesit amerikane dhe evropiano-perendimore,me te drejte, mund te bejne pyetjen: ku eshte suksesi ne Shqiperi qe eshte premtuar nga derdhja e fondeve marramendse keto 30-vjet post-komunizem.

Rezistenca e shqiptareve sot ndaj prirjeve autoritare ne vend, ka nevoje me shume se kurre, sic sugjeron edhe analisti evropian i ceshtjeve shqiptare, Paul Lendvai – per mirekuptimin, ndihmen dhe solidaritin e diplomateve nderkombetare ne Tirane.

Per ndryshe, ne syte e popullit shqiptar — qe dita dites po largohet masivisht nga vendlindja, si rezultat i kaosit politik — ju do te dukeni te pa afte dhe te diskredituar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube