Shqiptarë nga Kosova me sytë  e tyre e panë vdekjen dhe tmerrin …

0

Njëzet dy vjet më parë në  luginën e ferrit dhe tmerrit në fshati Bllacë njëqindmijë

Nga Hasan Hasanramaj

Bllaca, një fshat malor, më  ma shumë së pesëqind, me popullsi qind për qind shqiptare, shtrihet midis Shkupit e Kaçanikut. Popullata shqiptare e kësaj ane nga pushtuesit shekullorë përjetuan ditë dhe momente të vështira. Ishte mbarimi i muajit dhjetor të vitit  1944 kur në  Bllacë  pas katër orësh lufte të përgjakshme komunistët maqedonas u  detyruan të tërhiqen  para forcave të rezistencës shqiptare, duke i lënë në fushën e mejdanit  qindra të vrarë dhe shumë të plagosur, kurse nga ana shqiptare kishte pak të vrarë e disa të plagosur. Pas kësaj masakre  komunistët maqedonas, në krye me komandantin kriminel Stevo Atanasovskin, në shenjë të hakmarrjeje u urdhëroi treqind e tetë djelmoshave të zgjedhur shqiptarë të fshatit Bllacë  të rreshtohen buzë kanalit, të cilin e hapen me duart e gropën e  madhe dhe të gjithë i pushkatuan dhe u hodhën ne këtë gropë. Andaj edhe sot e kësaj dite,  nënat, motrat dhe popullata e këtij lokaliteti vajtojnë e mbajnë zi për djemtë dhe vëllezërit që u masakruan, jo në luftë, por të pushkatuar nga xhelatët shovinistë maqedonas. Barbaritë e serbo-maqedonasve serish dolën në shesh me fillimet e bombardimeve të NATO-së mbi caqet serbe, më 24 mars të vitit 1999. Këto ishin ditët më të gëzueshme për popullin shqiptar anekënd  Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare, por edhe sinjal se forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe do të vazhdojnë terrorin e paparë antinjerëzor me një intensitet dhe tërbim më të egër ndaj popullit të pafajshëm shqiptar. Para  njëzetë e dy vjetëve në të gjitha rrugët e kryeqytetit tonë Prishtinës dhe të qyteteve e të fshatrave tjera ane kënd Kosovës mund të shihje vetëm pamje të tmerrshme – kolona të gjata fëmijësh, pleqsh, grash, të sëmurësh. Të gjithë kishin një drejtim: stacionet e trenit dhe të autobusëve në Prishtinë, në Fushë-Kosovë, në Lypjan, në Ferizaj, në Kaçanik. Në Mitrovicë, në Pejë, në Gjakovë, në Prizren, në Gjilan. Të zhveshur, këmbëzbathur, pa bukë, pa shtrojë, pa mbulojë e me lot në sy, të tmerruar e të frikësuar se çka do të mund të ndodhte çdo minutë, çdo orë, me dhunë u detyruam të largohem nga trojet tyre stërgjyshore ku lindën e u rritën duke lënë pasurinë e çdo gjë që kishin, me dhunë të paparë u detyruan ta marrinë botën në sy.

Një përndjekje e madhe, një eksod i paparë tani njëzet e dy vjet në të gjitha anët e Kosovës i cili i përngjante eksodit të hebrenjve të viteve dyzetë të ndërmarrë nga nazistët gjermanë, cak e kishin gropën e tmerrit e të ferrit në Bllacë, aty ku para shtatëdhjetë nëntë vjetëve u bë masakra e paparë mbi qytetaret e pafajshëm shqiptarë.

Lugina e Bllacës krijoi lotët dhe mallkimet me të cilat mbuluan  shumë trupa të pajetë …

Pamjet e fytyrave të  zhvendosurve, të trishtuara dhe të dërrmuara të fëmijëve, të grave shtatzëna, pleq, të sëmurëve e të masës së hutuar, fizikisht të dërrmuar e të demoralizuar, të përkujtonte “Zonën e Errësirës”, ku njerëzit e pashpresë ishin të dënuar për vdekje të ngadalshme. Nuk ishin këto pamje patetike të ndonjë filmi artistik, por dhimbje të njëqind mijë  njerëzve të lënduar në shpirt, të cilët duke mos pasur mundësi t’u kundërvihen forcave paramilitare të armikut shekullor anekënd Kosovës, merrnin botën në sy…

Vaji i fëmijëve i të  gjitha moshave, zërat e dhimbshëm të nënave duke kërkuar fëmijët e humbur në këtë rrëmujë, klithjet tmerruese për ndihmë, tollovitë e papërshkrueshme të   gjitha moshave (që i dokumentojnë fotografitë e këtij reportazhi) në mesin e të cilëve isha edhe unë si gazetar, të bënte që ta humbasësh edhe atë pakë shpresë për jetën.

Të zhvendosurit nga Kosova: fëmijë, pleq e sidomos nëna shtatë zëna, që lindnin fëmijë të vdekur, filloi t’i kositë  vdekja e pamëshirshme. Lugina e tmerrit dhe e ferrit në kampin e  Bllacës, me njëzete më shumë hektarë sipërfaqe, ku ishin grumbulluar njëqind mijë të zhvendosur nga Kosova të cilët mirë shpifen në fotografit tona të këtij reportazhi, pas të reshurave të shiut të përzier me borë, u shndërrua në kënetë balte të gjallë, e cila për çdo ditë gëlltiste njerëz të pafuqishëm. Kjo ishte strategjia serbo-maqedonase për shfarosjen e njëqind mijë të zhvendosurve nga Kosova në Luginën e Bllacës, të cilët shikimin e kishin drejtuar kah kufiri ku ishin koncentruar forca të mëdha të njësive policore e ushtarake serbo-maqedonase dhe silleshin me përbuzje e agresivitet, që pak a shumë i ngjante agresivitetit të vrastarëve që kishin dëbuar popullatën pafajshme nga trojet e tyre stërgjyshore. Vaji i fëmijëve të lodhur, të rraskapitur, të uritur, të lagur dhe pa vetëdije nuk kishte të ndalur. Gjëma e pleqve dhe plakave arriti kulmin, sepse nuk e dinin sa do të qëndronin në kampin e barbarive, të rrethuar me tela me gjemba dhe në çdo dhjetë metra të mbrojtur nga forcat ushtarake e policore serbo-maqedonase, të cilat nuk lejonin lëvizje askund. Lumi Lepeci bartte me vete lotët dhe mallkimet e kësaj mase të qytetareve të trishtuar të Kosovës martire. Shiu i përzier me borë në   luginën e Bllacës krijoi lotët dhe mallkimet me të cilët mbuloi shumë trupa të pajetë. Të gjithë pyesnin: Çfarë do të ndodh me ne?!

Autoritet serbo-maqedonase  e  kishin një qëllim, që kësaj pjese të popullatës, të zhvendosur nga Kosova, në le4dinat e fshatit Bllacë t’i shkaktojë tragjedi të njëpasnjëshme duke e mbajtur të ngujuar në kushte që s’i duron as kafsha e lëre më qenia njerëzore. Sot, kur po bëhen njëzet vjet, dhe gjithmonë sa të jemi gjallë, me shpirt e me zemër  i falënderojmë vëllezërit tanë shqiptarë nga të gjitha anët e Maqedonisë, të cilët në momentet më të vështira, kur  ne vëllezërit e tyre nga Kosova përballeshim me jetë a vdekje, në kampin e Bllacës, me tërë qenien e tyre u angazhuan që t’i shpëtojnë jetët tona …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok