Shqiptarë, të bashkuar rreth Kosovës!

0

Nga Vladimir Shyti

Kosova në të drejtën e saj qëndron ashtu, me vendosmëri nën qiellin e fatit të vet.

Që nga ky pranim i vendosur për të ruajtur lirinë e demokracinë fituar me gjak, kundër shovinizmit Serb, tashmë ruan veten nga përlyerja e asaj lufte çlirimtare, që qarqe të caktuara dëshirojnë t’a emërtojnë këtë revolucion çlirimtarë në rebelim. Këtu zënë fill fatet e mëtejshme të këtij shteti që u ngrit me gjakun e tërë popullit të Kosovës martire. Ku, çlirimtarët “rebelë”dërgohen në Europë për t’u gjykuar si kryengritës. Mos vallë dhe gratë e fëmijët ishin rebeluar, që u vranë e u prenë nga ushtria e policia Serbe?Ushtria çlirimtare u krijua në radhë të parë për të mbrojtur familjet e tyre, nga qeni i tërbuar Serb dhe, pastaj për lirinë e pamvarsinë e mohuar ndër vite. Kjo bëri të mësoi shumë shpejt tragjizmin, që po i afrohej me shpërbërjen e shtetit Jugosllav. Lufta e saj heroike nuk ishte kundër botës as kundër Europës që e shkëputi nga shteti am Shqipëri, por me Djallin Serbë, e cila ka luftuar ndër shekuj. Ndaj dhe çlirimtarët, duke ëndërruar për lirinë e vendit të tyre kthyen me vendosmëri timonin e jetës drejt lirisë të rrëmbyer me pa të drejtë nga ujqërit e uritur dhe, arritën në bregun e lirë nga çakejt e mallkuar.

Forca shpirtërore e një vendi si Kosova gjithnjë fatkeqe, që po ruan veten krejtsisht të papërlyer, dëshira për tu dhënë me gjithë shpirt lirisë së kombit, heronjëve e popullit përfshin gjithçka në krenarinë tonë shqiptare.

Por, unë shoh përgjumje, indiferntizëm, moskokçarje nga të gjithë shqiptarët anembanë botës. Nuk shoh shpirtin martir që të dëshiroj të bëhet kumtar i hyjnores, të përkushtohet dhe të sakrifikohet për vendin e tyre. Të gjithë i kemi borxh Kosovës legjendare, çfar presim?Kjo është lufta jonë, vullneti jo i plotë nuk fiton tjetër veç fundit poshtërues. Të mbështesim heronjtë tanë që sot po hetohen si rrebelë, të lartësojmë misionin e tyre heroik çlirimtarë me kryelartësi qoftë edhe me protesta të ashpra në të gjithë skajet e botës ku jetojnë shqiptarë. O sot, o kurrë, të bashkuar rreth Kosovës!Thellësisht të vetëdijshëm se kjo çështje është fisnike dhe e dobishme për të gjithë ne, ciladoqoftë frytshmëria apo ndikimi saj. Shpresa për t’u treguar gjykatës europiane dhe zagarëve Serb mënyrën që ata të ndjejnë forcën tonë amtare. Politika të bëj punën e vet, sidomos marshallët e Tiranës, të cilët ende heshtin…Shqiptarët e bashkuar duhet të luftojmë e të mbrojmë të pacënuar idealin kombëtar. Të refuzojmë çdo lloj kompromisi politik, çdo marrëveshje me vulgaritetin e fitimit praktik dhe në çdo lloj shtërngese të mos pranojmë të biem në padinjitet.

Këtu shoh, një subjektivizëm të rrëmbyer;kjo gjëndje është e rrezikshme në ecurinë e shtetit Kosovar, sepse është e vështirë të dalin në breg të sigurt si një shtet Sovran dhe pa pasoja në të ardhmen e sigurtë. Kjo qetësi që kërkohet është në pranga të kohës modern, digjet shpirti Kosovar të largoj elementin e zjarrtë, do apo s’do europa, apo disa qarqe që luajnë me ndjenjat e popullit shqiptarë. Ky element ekzaltimi kërkon me domosdo reagimin e të gjithë shqiptarëve të ndershëm, sepse veç lufta të shpëton. T’a dinë ata që na coptuan se më shumë na forcuan, kjo është një tjetër betejë për jetën dhe në këtë farkë kaliten gjërat më të larta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok