Shqyejeni tani lavdine e kesaj vajze, hijena…

Nga Nikoleta Kovaçi

Shqyejeni tani lavdine e kesaj vajze, hijena…

Nginji me të egot tuaja te semura! Merrni mijera pelqime jargavitese te kerminjeve qe iu ndjekin brenda llumit te paftyresise suj! Ani pse lavdia e saj asht e saj personale dhe ekipore, ju mos ndaloni! Sod Distria asht per krejt shqiptarine! Vetem sod, ndryshe s’do ia msonit emnin, as punen e aq ma pak t’ja nxirrnit foton nje vajze te thjeshte, te urte dhe te veshun deri n’gryke! Do e quanit fshatare, s’merr vesh nga jeta, te padale e pabukse!

Sod lukunia juj s’le radhe per ata qe i gzohen me lot loteve te triumfit te saj, se ju jeni msue me e ba pis çdo lavdi te njerzve te trojeve tona! Sepse doni kontrollin e çdo gjàje qe s’ka lidhje me llojin e veprimeve tuaja te ndyra prej batakqinjsh! Shpejtoni te zbukuroni baterdine tuj te cdominutshme hajna, barbarë e tinzarë qe kurre s’i dolet zot shqiptarisë po e katandisët si një plaçke tregu!

Shpejtoni te shtireni pas loteve te kesaj vajze e te harroni sportistat tuaj qe shkojne me buke me vedi ne strajce, qe sterviten neper therra, qe palestrat i gjejne neper shoke, se leket tona jane per orgjirat tuaja! Nxitoni te mbushni ekranet sod me urimet per te, te dilni ne konferenca e te mblidhni kamerat qe lavdia e saj te mos i mbetet asnje grime asaj, po ju, hajnave te Shqipnise…

Se suksesi i saj personal asht merite e juaja, asht kontribut i juaji, asht zgjatimi i poshtersise ne te cilen e keni fut sportin e ktij vendi te kapun aq sa asht kap shteti, institucionet, funksionarët e te mjeret qytetarë qe rrine pas jush per nje kothere buke!

Nxitoni t’i shtroni dreka e darka, te ngerdhesheni krah saj e t’ja thermoni ate medalje, se ajo na takon ne, ksaj Shqipnie qe mban brenda liderin e Ballkanit, shokun e Vuçiç, birin e Erdogan, pazarexhiun e maqedonsave e lepiresin e grekeve!

He, a jeni gati hijena, ta shqyejme kete vajzen bashke me arritjen e saj? S’ka gja se na vjedhim buken e tjetrit, rrugen e tjetrit, frymen e tjetrit: e ç’a asht nje medalje para ktyne? Ani pse na vrasim, rrembejme e zhdukim njerez, fundja e ç’a asht fitorja e kesaj vajze perballe gjithe ktij aktiviteti te pasur te pushtetmbajtesve te ktij vendi?

vs-Nxito Distria, kthehu, se po te presin lukunia e rrembimit te lavdise, mos na i le ne pritje…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube