Si dhe kur u krijua kombi sllavo-maqedon?

Shkruan Fahri Xharra

Ju kujtohet pas fitorës mbi serbët,  pas luftës së vitit 1999, dolën në skenë shumë idiotsira  si mohimi i historisë , njollosja e së kaluarës , humbjes së identitetit kombëtar, privatizimet  personale e shumë e shumë të tjera, të cilat na humbën autoritetin në Europë dhe gati , gati pendimin e tyre për ndihmen e dhënë; e mbi të gjitha dëshira e krijimit të kombit kosovar dhe gjuhës kosovare. Ishte një kohë shumë e vështirë sepse kërcnoheshim nga një “modifikim gjenetik” me pasoja të rënda për ne dhe të ardhmen  tonë.
Fatbardhësisht  me ndihmen e individëve, e ndër ta kam qenë më i zëshmi e mundem paranojën e disave që e deshën një humje të tillë. Zëri i tyre u shua dhe shpëtoj shqiptaris e Kosovës pa e “ ndërruar “ kombin.
E gjeta një ngjashmëri edhe me bullgarët që me ndihmen e dreqit të mallkuar u shndërruan në Maqedon.
https://sparotok.blogspot.com/2019/10/blog-post_31.html?m=1 e gjeta kë te shkrim të bullgarëve të sotëm: “ Ata që mendojnë  që nga një popull të krijojnë dy kombe  nga e njejta origjinë, iu them që është e mundur. Do e japi japi një shembull me Maqedonët ( sllav fxh ).

Ata janë  vëllezërit tonë të të njejtit gjak, të njejtës kulturë dhe gjuhë , por pë një kohë as një shekull kur ne i vizitojmë ata duken si të huaj. Aty kemi shumë bashkatdhetar që e përdorin një gjuhë të ashpër kundër Bullgarëve. Edhe pasi që  kanë lindur  në Maqedodoni Neofit Rilski, Gotse Delchev, Grigor Parlichev, Simeon Radev, Kuzman Shapkarev, Yane Sandanski e shumë të tjerë ata mbaheshin gjithmonë si bullgar.  Në këte rast janë ekstremet e shpërlarjes së trurit të cilat udhëhiqen nga njerëzit e pa skrupëllt “

Autori i rreshtave të mësipërm ka të drejt.  sepse në hulumtimin e tij , miku Elvi Sidheri e gjeti këtë : Ati i ”Maqedonizmës” me rrënjë të panjohura shqiptare” (http://www.zemrashqiptare.net/news/58385/elvi-sidheri-ati-i-maqedonizmes-me-rrenje-te-panjohura-shqiptare.html
Ironia e fatit dhe gabimet historike kurrë nuk harrohen,pra ati i maqedonizmës së bullgarëve ishte edhe një shqiptar nga Struga :

Të vazhdojmë me leximin e këtij shkrimi me vlerë :
” Kur mendojmë për kombin dhe gjuhën e sotme maqedonase, doemos përballemi me një mori mëdyshjesh të larmishme, dyzime identitare dhe kundërshti ku ravijëzohen dilemat ekzistenciale të popullit maqedonas, në përballje me fqinjët, kryesisht grekë dhe bullgarë.

Duke ruajtur gjithsesi asnjëanësinë e nevojshme në këto përplasje ku shqiptarët nuk kanë përse të bëhen pjesë së koti, ndërkohë do theksuar se fillesat e idesë së maqedonizmës, domethënë të ndasisë së përveçme të kombit dhe gjuhës maqedonase nga Mëma Bullgari, ndërlidhen fuqimisht me disa personazhe me origjinë kryesisht nga Struga dhe Ohri, të cilët do të ishin tejet aktivë në promovimin e kësaj ideje në fundin e shekullit XIX.
Patën spikatur katër syresh, dhe njëri prej tyre ishte një njeri i quajtur Naum Evro, i lindur në Strugë në vitin 1872 (krahas tre shokëve të tij, sipas radhës: Temko Popov nga Ohri, Kosta Grupçe, sërish nga Ohri, dhe Vasil Karajovov), të cilët bashkërisht si studentë do të krijojnë në kryeqytetin bullgar, Sofje “Komitetin e Fshehtë Maqedonas” (në maqedonisht “Таен македонски комитет”) në vitin 1885.
Pasi autoritetet bullgare e zbulojnë këtë përpjekje maqedonizuese të studentëve sllavë nga viset e Maqedonisë në Universitetin e Sofjes, katër anëtarët e kësaj organizate ilegale, do të shpërngulen pastaj në Beograd (nga ku merrnin edhe udhëzimet për synimet e tyre mëvetësuese kundrejt kombësisë dhe gjuhës bullgare, të maqedonasve dhe gjuhës së tyre).

Në Beograd, në vitin 1886, Naum Evro nga Struga, dhe tre shokët e tij, bëhen pjesë e Shoqërisë së Sërbomaqedonasve, me seli në Kostandinopojë, të themeluar dhe drejtuar nga ambasadori dhe politikani i lartë serb, Stojan Novakoviç, ati i doktrinës serbomadhe, dhe drejtues i Akademisë Serbe të Shkencave.
Rrjedhojat e veprimtarisë së ethshme maqedonizuese të këtij grushti studentësh maqedonistë, me orientim serbofil, do të jenë të shumëfishta, teksa në vitin 1888, në Kostandinopojë, nën mbikëqyrjen e Stojan Novakoviç, nga Shoqëria e Serbomaqedonasve do të botohet “Abetarja Maqedonase” (në maqedonisht “Македонски буквар”), në dialektin maqedonas të bullgarishtes, ku gjenden themelet e gjuhës bashkëkohore të pavarur maqedonase.

Naum Evro, pas përpjekjeve të vazhdueshme për llogari të kauzës maqedonase (dhe serbe) në Kostandinopojë, ku bashkë me shokun e tij, Kosta Grupçe, i dërgojnë letra sensibilizuese edhe Portës së Lartë dhe Fuqive të Mëdha, gjithmonë në bashkëpunim të pandashëm me ambasadorin serb, Stojan Novakoviç, kthehet pastaj në Strugë i sëmurë në vitin 1888.
Sakaq, një tjetër personazh interesant, përsëri pjesëtar i familjes Evro, kësaj radhe prapë nga Struga, është Kliment Evrov (i lindur në vitin 1927), aktivist i shquar anti-jugosllav, anëtar i VMRO filobullgare, që bashkë me një grup nxënësish, aktivizohen në Gjimnazin e Ohrit dhe më tutje, duke kërkuar pavarësinë e Maqedonisë nga Jugosllavia. Kosta Grupçe do të mësojë greqisht nga Grigor Përliçev në Ohër, por më tutje veprimtaria e tij, mbështet pa ngurrim synimet serbomadhe ndaj Maqedonisë, ku ndër të tjera, do të drejtojë edhe shtypshkronjën qendrore serbe në Kostandinopojë, mënjanë një mori shërbimesh të tjera ndaj shtetit dhe politikës serbe.

Në ditët e sotme, Naum Evro, në Maqedoni vlerësohet gjerësisht si rilindas kombëtar, dhe njeri me kontribut të paçmuar në formimin e gjuhës dhe identitetit të pavarur maqedonas.

Ajo që bie në sy gjithsesi, është se në këtë përballje serbo-bullgaro-maqedonase, gjurmë të pashlyera ka lënë një shqiptar.

Kosta Grupçe, shoku më i afërt i Naum Evro, është ndërkohë pinjoll i familjes së madhe “Grupçe” nga Ohri, djali i rilindasit Angel Grupçe, i cili pati qenë bashkëpunëtor i ngushtë me mësuesin, shkrimtarin e përkthyesin e shquar Grigor Përliçev, autorin e poemës së pavdekshme “Skënderbej”, njohës i shkëlqyer i gjuhës shqipe (kam bindjen gjithashtu edhe vetë me origjinë shqiptare), mbështetës i shqiptarëve, të cilët gjithmonë himizohen në krijimet e tij lirike letrare. http://www.zemrashqiptare.net/news/58385/elvi-sidheri-ati-i-maqedonizmes-me-rrenje-te-panjohura-shqiptare.html

E keni të qartë se çka donin filoserbet e Kosovës  ?
Fahri Xharra, 21.10.21
Gjakovë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube