Si ta kuptosh që je komunist

Nga Edison Ypi

Të bësh si i ditur, si patriot i thekur, si nacionalist i regjur, si vigjilent, të shpartallosh armiq e tradhëtarë, të japësh këshilla, të gjitha këto duke u fshehur pas pseudonimit, s’je asgjë tjetër përpos një derr komunisti që se ke shokun.

T’ja hedhësh në kurriz të gjitha fajet apo të falenderosh për të gjitha të mirat 1 njeri të vetëm, je komunist budalla, komunist zhabulan, komunist kërrmë.

Ta përgojosh Ambasadoren e Amerikës, vendit që tundi Botën, shpenzoi 30 miliardë dollarë me ta fal Kosovën, je absolutisht dhe dedinitivisht më komunist se kurvi, më bolshevik se Lenini, më kriminel se Stalini. Se edhe ata s’u linin kusur ambasadave dhe ambasadorëve. Por nuk i besonin as vetë. E bënin për propagandë. Ndërsa ti copa e mishit armatosur me Internet dhe Fejsbuk, hajvanllëqet për ambasadorët i thua seriozisht.

Të mos ndjesh aspak lumturim, por vetëm mall, vetëm nostalgji, për Teatrin kriminal propagandistik që u shemb, je komunist 24 karat.

Ta quash dikend që ka vuajtur në burg ose internim, Shkrimtar ose Poet vetëm pse ka krrejtur ca vjershëza, duhet me ta shtyp kokën urgjentisht. Është nga symptomat më të rënda të “Zgjebus Komunistus” prej së cilës sëmundje vdekjeprurëse nuk ka shpëtuar ‘kush deri më sot, dhe pas pak do ngordhësh ngadalë duke uluritur nga dhimbjet.

Të mos kesh qënë kurrë brenda ndonjë kishe apo xhamie, je një komunist i pafytyrë dhe i pashpirt, komunist adhurues i dynamitit, komunist i 1967-ës.

Nëse dikend që punon, djersit, fiton, e quan “qen i punës” ose “qen i lekut” je komunist orwellian.

Të mos e kërkosh kuponin tatimor kur nuk ta japin, ose ta refuzosh kur ta japin, je komunist safi’.

Ta dekurajosh tjetrin duke i thënë “a u lodhe ?” sapo del nga shtëpia që në mëngjez, je komunist vjetnamez.

Të shpërndash gjithandej falenderime për X apo Y se na bëri rrugët apo na nxorri në dritë, je adhurues i kurvit, je dishepull i Mao Ce Dunit, je komunist kinez.

Të habitesh dhe të prishesh me një mik për të vetmen arësye se nuk mendon politikisht njëlloj me ty, je komunist bodrumesh maksiste, komunist komitetesh, stalinist sloganesh.

Të vejë mendja se ata që s’mendojnë si ty duhen shfarosur, je komunist junglash hindokine, kriminel kamboxhian, komunist khmer.

Të kesh bindjen se të gjithë lebërit dhe të gjithë tropojanët janë komunista, je vetë komunisti më i ndyrë.

Të lexosh me ankth artikuj gazetash ku të mësosh kush ja futi e kujt ja qiti gjatë diktaturës, je një komunist nepotik lindur e rritur mes rrenash komuniste, lyer duart me gjak.

Të kesh sadopak nostalgji për kohën e mbledhjeve të kolektivit dhe aksioneve vullnetare, për kohën kur rrinit bythë më bythë dhe spiunonit njëritjetrin, më komunist se kaq nuk bo nona.

Të japësh leksione patriotizmi duke u mbështjellë me flamur kuq e zi me shkabë në mes, je një komunist i neveritshëm folklorik që s’i duhesh as dreqit.

Të kesh bërë ose blerë, për shembull në Kanada, vilë me paret e mercenarizmit politik, me paret e dallavereve ose privatizimeve të paligjëshme në Shqipëri, dhe të ngresh prej andej flamurin e rreckosur e rë pocaqisur të ndershmërisë patriotike me fjalor propagandistik, je komunisti më kriminal në fytyrë të dheut, je pisi politik më i neveritshëm që meriton të shkulet gjuha me pincë dhe të nxirren sytë me pirun, të merret fryma dhe të ngordhësh në shtyllën e turpit i mbuluar me pështymat e kalimtarëve.

Të jesh thjesht një sharlatan, një injorant, një budalla, që mbahesh për i përndjekur, dhe veçse për interesa materiale, me shpatën e ndryshkur të vigjilencës donkishoteske të korrësh armiq në hava’ duke pirë demek kafe antikomuniste me të ngjajshmit e tu, je një cop muti, je një komunist i pakurueshëm, je një zagar, një zorraxhi kafenesh.

Të jesh pinjoll nomenklature, ta kesh pasur babain, për shembull, prokuror, dhe pasi ke lëpirë kockën që të kanë hedhur të bësh si Lenini i kapitalizmit, je një komunist i lindur, një komunist i pakurueshëm.

Të kesh qënë spiun i Sigurimit  dhe, në përpjekje për ta larë mutin me shurrë, ushtron atë sportin e njohur të hedhjes së hijes së dyshimit mbi njerëz krejt normalë që me Sigurimin s’kanë pasur asnjë lidhje, je vrroma komuniste më e ndyrë, duhesh lidhur.

T’ja numurosh një nga një heroizmat një antikomunisti të shquar, me të njëjtën gjuhë, të njëjtin stil, të njëjtat patetika, si i numuroheshin heroizmat “partizanëve heroikë”, je nga komunistat më të rrezikshëm.

Të ndjekësh nat’ për natë në televizor programe gjoja investigative që në fakt janë manovrime gjobvënëse bazuar mbi spiunllëkun, je komunist budalla.

Të mos pranosh ose ta refuzosh të vërtetën uluritëse se pa llaftaritë e pushkatimeve, tmerret e burgjeve, skëterrat e internimeve, Lirinë që kemi sot s’do e shihnim as në ëndërr, je një komunist bastard që Njeri s’bëhesh dot kurrë.

Ta besosh rrenën trashanike se Partia Demokratike do vijë ndonjëherë në pushtet, të jesh komunist ku ma gjen. Je kafshë, shtazë, hajvan, gomar, budalla, idiot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube