Ta kujtojmë sot Nënën e dashurisë

Nga Ndue Ukaj

Sot është dita e Nënës Tereze – Gonxhës shqiptare – gruas së imtë e me zemër të madhe, që përgjatë jetës së saj tokësore ndërtoi një perandori të pafund të dashurisë për njeriun.

Prandaj ta kujtojmë veprën e saj madhështore në shërbim të njerëzimit dhe tesatamentin e dashurisë sublime që la trashëgimi.

Aj në faqet e historisë së njerëzimit gdhendi me shkronja të arta emrin shqiptar duke treguar me vepra paqe dhe dashurie se drita përherë e mund errësirën, ashtu siç e mira e mund të keqen.

Ajo e ka kuruar të keqen vetëm me dashuri dhe dhembshuri, ndaj sot është personaliteti më shembullore i kohës sonë, nënë dhe shenjte e dashurisë dhe humanizmit.

Gonxhja jonë është lule e bukur në kopshtin tonë kombëtar dhe shtylla ma fisnike e ma sublime e identitetit tonë kombëtar.

Shkolla e saj është dritëdhënëse dhe një trashëgimi e pasur dashurie që ka kapacitete të pafund për t’ i kuruar plagët e njerëzimit. Ndaj, neve, si pakkujt na takon të bëhemi nxënës të kësaj shkolle, për të mirën tonë dhe të njerëzimit.

Këshillat e saj të thjeshta, por shumë domethënëse janë thesare ushqyese për zemrën e mendjen njeriut, çdo herë dhe në çdo kohë, sepse burojnë nga një zemër e madhe, që pati vend për të gjitha dhimbjet dhe gëzimet e botës.

Ja një nga to:

“Mos më thuaj se në botë ka luftë. Mos

më thuaj se njerëzit veniten nga

uria. Mos më thuaj

se njerëzit vriten nga urrejtja. Mos

më thuaj se njerëzit gërgasin

dhe përndjekin njëri-tjetrin, por vetëm më thuaj: Ç’bën ti?“

E në këtë ditë dua ta kthej në vemendjen tuaj atë që thoshte Ibrahim Rugova për nanën tonë:

“Populli i Kosovës dhe i gjithë populli shqiptar, sot është krenar para botës me Nënën Tereze, me Nënën e vet. Nëna Tereze është engjëll i rojës për Kosovën dhe për popullin shqiptar.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube