24/04/2024

Takim përkujtimor: Gjenocidi dhe masakra serbe e 1.520 banorëve me 1921 në Prapashticë

0

Njoftim-Ftesë-thirrje e takimit  përkujtimor nga gjenocidi dhe masakra serbe e 1.520 banorëve me 1921 në Prapashticë

Gollaku po i kthehet vetvetes. Krahina e Malësisë se Gollakut edhe se e boshatisur dhe harruar nga qeveritarët e pas luftës së fundit, bijtë e vet nuk e harrojnë!

Ftesë-thirrje e takimit  përkujtimore   te 100 vjetorit nga gjenocidi i masakrës serbe te  1.520 banorëve me datën 11.01.1921 në Prapashticë në ora 12,00.

– Të nderuar qytetarë, shqiptarë, intelektual, krijues, dhe artdashës të kulturës dhe artit shqiptar, biznesmenë, veprimtar, shoqata, klube dhe organizma të vlerave tona kombëtare qeveritare dhe jo qeveritare, të Prapashticës  dhe fshatrat për rreth  të asaj ane si dhe ju emigrant  qe jeni akoma per pushime  dimërore  , me një fjalë jeni të ftuar të gjithë që te merreni pjesë në këtë takim madhështor përkujtimor. Pra ftoheni të jeni pjesëmarrës nga të gjitha zonat e Gollakut, Diasporës, Luginës së Preshevës. për gjenocidin që ka bëre Serbia, në fshatin Prapashtice, ku masakroj 1.520, civil, te ri, fëmijë, gra dhe pleq, nga e cila  me 11.01.1921 ne ora 12h. ka kris topi artilerisë dhe ka filluar ekzekutimi, ku për me pak se 24 ore, janë ekzekutuar  duke i prere , therrë ,vrarë dhe me ne fund janë djege kufomat për ti humbur gjurmët… Deri me sot, çdo qeveri ka heshte, tani është koha qe populli mos ta harron një masakër e pa shembulltë për botën.

Malësia e Gollakut – krahinë kjo që shtrihet në pjesën verilindore të Republikës së Kosovës, shënon vijën kufitare me shtetin e Serbisë fqinje. Territori gjeografik i kësaj Malësie, administrohet nga këto komuna: Prishtina, Podujeva, Novobërda, Kamenica, Bujanoci, Vraja, Medvegja dhe Presheva, prandaj ju bëjmë thirrje njëzëri që t’i bashkëngjitni thirrjes tonë për këtë takim sa madhështor, po edhe kombëtar, human dhe shumë i nevojshëm qe ti kthejmë vlerat kësaj zone edhe strategjike për Kosovën me sa vijon:

  1. Le të jetë kjo ditë pikënisje për Projekte të reja që kësaj ane i kanë munguar qëllimisht nga të gjitha pushtetet e kohës.
  2. Le të jetë kjo ditë një shkëndijë e re shprese për banorët e këtyre zonave të thella, për ata që mërguan në Turqi, nëpër qytete të ndryshme të Kosovës, kudo në Diasporë e gjetiu, se akoma ka njerëz idealist e të denjë që këtyre trojeve do t`u dalin zot siç u dolën nëpër të gjitha etapat e kohës.
  3. 3.Le të jetë pra ky takim i parë i këtij niveli si mesazh për të gjithë banorët e Gollakut , kudo që jetojnë se pa i bashkërenditur forcat e guximshme, progresive drejtë një sfide të re kjo Trevë do të mbetet sërish nën mëshirën e kohës dhe individëve të pa përgjegjshëm.

Për këtë manifestim janë te njoftuara te gjitha mjetet e informimit, te gjithë kryetaret e partive politike, të Kosovës, Presidentja  e Kosovës zonjën Vjosa Osamnin qe inicioj aprovimin e gjenocidit nga Parlamenti i Shqipërisë kundër Serbisë  si dhe kryetarin e komunës së Prishtinës dhe Organet e Sigurisë.

Këtij takimi i parapriu edhe këshilli iniciues  për ngritjen   e një memoriali  të viktimave të Prapashticës të cilat i përkasin këtij  viti 1921. Fiknete Mehmet Bejta

Asambleiste e pavarur në Kuvendin e Prishtinës është njëra nder ta qe dha kontribut për ti  nda mjete  për këtë memorial me shumën  175,000 euro, nga e cila thotë se lokacioni është i përcaktuar të dheu i kuq. Ka zëra qe thonë objekti duhet te realizohet  te shkolla. apo të fusha   madhe në Flur. Sidoqoftë kjo  do te jete marrëveshje e fshatarëve ma vonë, po për manifestimin përkujtues  te gjithë do te jenë unik  dhe të bashkuar.

Po ashtu ne këtë tubim do te miratohet  iniciativa  nga qytetarët  e këtij fshati qe të behet një kallëzim penal ndaj Serbisë për gjenocidin e kësaj masakre të 1520 burrave, grave e fëmijëve të 11 Janarit 1921 në Prapashticë, Këtij kallëzimi penal për ketë gjenocid të Serbisë kundër popullatës se pa fajshme do të udhëhiqet  nga juristi i këtij fshati Ali Ramadan Latifi!

Këshilli iniciues fton pjesëmarrësit qe ti respektojnë, masat e sigurisë nga C.V.19.

Iu mirëpresim  për çdo informate  thirrni në këta numra  telefoni:

1.Ali Latifi  Jurist dhe aktivist 044115230

2.Fitnete Bejta Ansambleiste  e Komunës se Prishtinës .gazetare dhe veprimtare. 044552558

  1. Ramadan Ibrahimi gazetar ,shkrimtar i cili nxori librin për këtë ngjarje dhe veprimtar 043522585 te gjithë nga po ky fshat.

Takimi mbahet ne ora 12.00 h.

Njofton Asllan Dibrani për këshillin organizativ te përkujtimit të 1520 viktimave me rastin  e 100 vjetorit të kësaj masakre barbare serbe.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok