Thelbi i keqkuptuem i PD-së!

0

Nga Nikoleta Kovaçi

PD, fillimisht, erdh te njerezit si forca me rrëzue sistemin gjakatar të Enver Hoxhës! I pashoq në tanë rruzullin tokësor! Themeluesit e saj, që ma vonë do t’perbanin edhe bazën e ksaj partie ishin njerëz plot ideale, të ndershëm e ku e ku me nivel ma të naltë dijesh se sa pjesa tjetër që ishte miklua nga sistemi monstruoz që po zhbahej veç figurativisht!

Sigurisht themeluesit, në ato vite t’para iu përgatiten ktij rrengu e për pasojë u munduen me e mbajtë të pastër rrethin: duke mos lejue që aty të afroheshin njerez me ‘hije te kuqe’!  Por duke qenë se k’ta njerëz që moren përsipër themelimin e nji shprese për vendin ishin të paktë në numër, siç vazhdohet sot e asaj dite, i la vend nevojës për afrim të kujtdo që deshironte të ishte pjesë! E ky afrim solli edhe mynzyrën e madhe që ban në k’të vend plot 29 vjet!

Komunistë, bijë e bija komunistësh, sigurimsë, fëmijë dhe lidhje sigurimsësh, që i kishin duart ende me gjak shqiptarësh intelektualë, jo vetëm me fsheh gjurmë po edhe me mbet në pushtet ia behen tek PD dhe morën flamujt! Duke qenë ma t’kamun ekonomikisht per shkak te puneve te liga qe kishin ba ne tre breza mrena shpie, duke pas edhe ndonje ne fis me diplomë, duke qenë njohës të mirë të lidhjeve mes batakqinjve, të regjunit me shërbimin 24 orësh ndaj drejtuesve u gjendet shpejt në krye! Morën stafetën e perfaqesimit e për pasojë, ata të ndershmit, idealistët dhe premtuesit e ndryshimit të domosdoshëm në bazë vlerash e morali të lartë u tërhoqën! Nisen rrugën pakthim të emigracionit, ashtu siç fiks ishte ba edhe me instalimin e monstrës komuniste në ‘41-n!

Për pasojë bjerrja ndodhi shpejt! Të gjithë luftuan të mbrojnë vetë atë ç’ka iu kishte mbetë nga ai sistem! Morën me vete historinë e vet e të familjes së vet dhe u nisën për të mbajt gjallë dinjitetin e tyne dhe të gjithë atyne që ose ishin zhduk, ose ishin pushkatue, ose ishin kalbë burgjesh, ose s’kishin mujt me çue krye kurrë nga lufta e klasave sepse pushteti i kishte dhane forcë çdo të kërme që kishte prodhue vetë ndër vite!

Por PD, pavarësisht ksaj bjerrjeje thelbore, e cila në ato kohë nuk u vue shumë re, për shkak të zhurmës që bajshin flamurtundësit e kuq, vazhdoi të tërhiqte zvarrë idenë e fillimit; atë të shpresës së madhe për me ndryshue fatet e kombit! Manej ndodhi ‘97 e zezë, manej lufta në Kosovë, manej, nisi instalimi dhe fuqizimi i mafies së ligjshme, manej vjen modeli Nano-mafiozi pushtetar!

Sigurisht, PD, ço-rrzo, tërhiqte gjithmonë mas vetes të pamundunit, t’paknaqunit, të ndershmit e ata që vijonin të shpresonin se nji ditë do të vihej ne vend dinjiteti i tyne dhe kjo gja duhej të ndodhte nga PD si partia qe u ngrit si garant i te drejtave themelore të Njeriut, të dhunueme per 45 vjet e te naperkambme gjatë postdiktaturës!

Ndërkohë që mirrte formë autokracie dhe oligarkie e pashoqe e modelit mafioz të pushtetit të Fatos Nanos me kompani, kur trafiqet e droges dhe të njerzve gëlonin ne çdo cep të vendit, kur shqiptarët e kishin frymen vetem te nje grusht dhrahmish apo liretash që iu vinin nga femijet apo te afermit jashte vendi, njerzit sërish besuan se PD duhet të ishte forca e vetme që do ta shpetonte vendin nga grykësia e pakontrollueshme e nanoistëve të cilët kishin pushtue vendin!

PD rierdhi thuajse me të njajtën frymë dhe shpresë në 2005-n, siç kishte ardhë edhe n’fillimet e veta, por me nji ndryshim thelbësor; i mungonin Njerëzit, ata që e themeluan, familjet intelektuale, ideatorët, ata që s’do ta shihnin PD-në si mjet per tu pasurue e me marr pushtet, por si mjet me i dal zot e perzot Kombit! Kopistë, socialistë e komunistë të konvertuem ne demokratë zunë vendet si me thanë; lanë bidonët në radhët e qumshtit, ndërkohë që vendi vinte nga një degradim i gjithanshëm shtetëror! Demokratët e vërtet, ata idealistët sërish gjetën neper zyra njerez me te shkueme te denueshme! Madje edhe me pushtet te fuqishem! Por pushteti nuk iu la kohë me reague, ose ndoshta nevoja me vazhdue ua hoqi mundësine e revoltës! Të tjerë, ata që refuzuan të bashkëjetojnë me uzurpuesit brenda PD moren rruget e mergimit, mos me kanë vonë e t’vonuem, ndërkohë që gjithnjë e ma shumë po rritej keqkuptimi mbi thelbin e ekzistences se PD-se!

Masanej dihet se çfarë mund të ndodhte! Tashma thlebi keqkuptuem nuk zhbahet ma, demokratët, ata të vërtetët janë sërish në kërkim udhësh e shtigjesh per jashtë vendi! Sepse ata e vetëm ata janë vijuesit e moslejimit të perdhosjes së dinjitetit individual dhe familar! Prej tyne dhe njerzve si ata do shpetohet ky vend dhe komb: kur- se di, por se si- e di fort mirë!

Vs-Shqipnia ka nevojë për me e dit se ç’a po luhet me fatin e saj e atë të Kosovës! Në duart e Edvin Ramës asht si në duart e Serbisë- mos harroni!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok