19/04/2024

THIRRJE KRISHTIT!

0

Nga Përparim HYSI

Bota sa vjen e bëhet më e ftohtë
Ktheu dhe bëje këtë botë prapë të ngrohtë!
CA monstra me shpirtin e tyre të pistë
Gjithë botën dua ta lidhin”pisk”.

Dymijë e njëzet e një vite je bërë, O KRISHT!
Hidh sytë e m’i qëro nga këta njerëz të pistë!
Janë aq të pasur, sa nuk dinë se sa kanë
Dhe duan që nën”pranga” të vënë dynjanë.

Ka tri vjet e ca që na shtrëngojnë lakun
Kanë aq kënaqësi dhe duan të na pinë gjakun.
Mbjellin lloj-lloj viruse dhe lloj-lloj vaksina
I gjithë njerëzimi sikur rron mbi mina,

Të pasurit janë shpirtvegjël;ua ka zënë sytë pasuria!
Nuk duan njerëz të gëzuar (u pëlqen veç vetmia)
Nuk flemë hiç të qetë dhe të vrarë jemi shpirtërisht
Lësho mbi ta mallkimin, të lutem, KRISHT!

Je mëshirëmadh, po për këto”vemje” mos ki mëshirë!
Se botën të tërë duan ta”lidhin me zinxhirë”
Që prapë kjo botë dhe ne njerëzit të flemë të qetë
Presim që të vish, O SHENJT që je aq i drejtë!

*GËZUAR KRISHTËLINDJET KUDO NË BOTË!

Tiranë, 24 dhjetor 2021

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok