19/04/2024

THOMAIDHA DHE DRITA E DASHURISË

0

NGA BAKI YMERI, BUKURESHT

Duke e lexuar me kënaqësi të veçantë poezitë e ThomaidhaTanuçit, konstatova se poezia është dëshmi e dashurisë. Poetika e saj përfaqëson një festë të shpirtit për lexuesit. Vargjet e Thomaidhës përbëjnë një përjetim të thellë estetik që manifeston sentimentin e lindur në mënyrë të natyrshme, një ndjenjë e bekuar që bashkon trokitjet e dy zemrave të gërshetuara me fërgëllimën e zjarrit romantik, poeteshës dhe lexuesit, duke realizuar një binom brilliant për të receptuarintensitetin e ndjenjave, thellësinë e përjetimeve, kuptimin e temave dhe sfondin ideatik që fshihen në zemrën e çdo poezie. Vargjet e autores kanë lindur nga një impuls fisnik, duke u shndërruar në një befasi të re letrare dhe sentimentale. Poezia është testament i jetës dhe drita e së vërtetës, ndërsa poezia e saj pasuron botën tonë letrare dhe e fisnikëron qytetërimin e një kombi. Poezitë e Thomaidhës janë realizime të bukura etike, sinteza të një koncepti për jetën, dëshmi të mendimit dhe ndjeshmërisë.

ThomaidhaTanuçi është një poete e lindur që krijon një botë të re me ligjet e reja të ndjeshmërisë dhe harmonisë. Krijimi është një magji që të shpie në tryezën e shkrimit, që të nxit t’i ripërjetosh ngjarjet me një intenzitet të ri subjektiv, të cilat të duken më reale se sa vetë realiteti objektiv. Vepra e Thomaidhës që vjen nga Përmeti i Vjosës dhe NaimFrashërit e jeton në Tiranë, përbën realitetin e një jete personale, me vargjet e një misterioziteti që gërshetohet me magjinë e bekuar të dashurisë. (BakiYmeri) NJË DEHJE Si pellgje shiu këta sy sot, padukshëm nëpër mall këndellen në një gotë vere, e pambrojtur nga dehja si liria tretem në këtë lëng dhe të pushtoj; të pushtoj… si më ka pushtuar kjo dehje. Ngatërrohet vetja nëpër ty dhe… heshtje! Heshtje! Oh, kjo jetë me lëngje sysh, si pasqyrë shihet në lëng të kuq. Shiko, shiko si jam lidhur pas teje. Ti nuk më flet. Unë gjej fjalët, flas për mua dhe ty; normalët hyjnë në monolog, të marrët flasin me zë të lartë për të dy. Duhet të fle; por në gojë më fle nata.

Dita zgjohet e rrënohet mbi dritë e unë jam e fortë vetëm kur eci me ty; zbathur, nëpër lëndinat e dashurisë. Më shijon ky lëng, ndiej gjuhën e athët dhe të mpirë; nuk dua të zgjohem, nuk dua të zgjohem nga kjo humbësi! * SONATA E SHIUT Sapo nisi një shi i butë, shi i shtruar, shuar mbi pika etja ime dhe ka në duar qiellza të lëngëta. A e ke ndier aromën e tokës? Si fërshëllen dheu posht’ hapave; a e ke ndier? A je futur nën ndonjë lofatë të lagësht? Tani filloi me rrëmbim, i ngjan revoltës sate furtunë; por unë e pres, e pres si dashurinë. Bie shi në Tiranë dhe unë nuk jam as Anë, as Adrianë, por bija e shiut, që fle në jastëkë të lagur dhe zgjohet mëngjeseve me vesën mbi lëkurë. Bie shi në Tiranë, të panjohurit i fshehin dëshirat nën shikime e unë jam e padukura; e humbuna e kohës, e gjetura e ëndrrës. Ti, nuk guxon të endësh kërcime ëndërrimtare rreth trupit as fjalë të bukura rreth buzëve e ndosha brenda vetes, do ta këndoja një këngë të pakënduar, që do të shoqërojë ëndrrën time. Bie shi në Tiranë dhe unë nuk jam as Anë, as Adrianë; ndoshta një krejt e panjohur duke pritur në shi…

 

THOMAIDHA TANUÇI

 

ËNDËRRMAKTH

 

Ti që je

si një vegim,

ti ëndërrmakth

a si “mallkim”

një herë real,

pastaj ënd’rrim,

si ditënektar

a si harrim;

si dashuri,

si përqafim;

 

si zhveshjedashje

me dëshirë,

si dhënie vete

pa ngurrim;

 

oh, ç’po këlthet

ky shpirti im,

ti ëndërrmakth

e ti “mallkim”

që po më tret,

e prapë më ngjall,

ti që largohesh

kaq ngadalë,

dhe një vështrim

e hedh mbi valë,

mbi një direk

a një palë sy,

a një palë flokë,

kur s’jam aty.

 

Eci në rrugë,

notoj në det,

s’kërkoj askënd

që ngjan me ty;

 

sepse të kam

në trupin tim,

të kam në lot

si një trishtim,

të kam me dashje

një largim,

që ta qetësoj pak

shpirtin tim.

 

Dhe kur të nisim

udhën prapë,

të jesh ti pritja

më e gjatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok