TRËNDAFILJA  ME  AROMË TË KËNDSHME APO TË PAKËNDSHME

Nga Dedë Preqi

Njerëzit e pëlqejnë këtë lloj lule edhe pse nganjëherë edhe trëndofili jep mesazhe kontraverse, kur e kuqja kombinohet me të bardhën, apo me të zezën, por shumica e njerëzve e përvetësojnë emrin e trëndafilës, sikurse vjen edhe mbiemri i kryetares së Dhomave të Specializuara në Hagë, zonja Ekatarina Trëndafilova, e cila gjatë vizitës së saj në Kosovë, gjatë një konference fishkëllohet nga disa përsona, të cilët ndoshta do të shprehin mos pajtimin e tyre.

Kryetarja e Gjykatës Speciale, zonja Trëndafilova, në pyetjen e gazetarët, se pse gjatë kësaj vizite që i bënë shtetit të Kosovës, i mbani dy Konferenca, njërën në Prishtinë dhe tjetren në Mitrovicë ? Mirëpo, zonja Trëndafilova, nuk dha ndonjë përgjigje të qartë se pse mbanë dy konferenca të tilla, apo edhe vetë kryetarja e kësaj Gjykate, nuk e ka të qartë rrolin e saj, që po e realizon në Kosovë.

Nga informatat që jep zonja Trëndafilova, lidhur me zhvillimin e kësaj Gjykate në Hagë , përsëri mungon një sçarim i linjave dhe çëllimëve të kësaj gjykate për opinionin shqiptarë kosovar, se pse, një Gjykatë e tillë Speciale, bëhët vetëm kundër një etnie, kur dihet botërisht se UçK, e kishte në prioritet çlirimin e vendit dhe lirinë e popullit të vet, ndërsa kriminelët e regjimit serb, ata ishin  shkakëtarët e luftës dhe gjenocidit në Kosovë.

Sëcili qytetar i Kosovës, do të pyste se, ciilat janë çëllimet e kësaj Gjykate, e cila i gjykon njëherë autorët e krimeve të supozuara në Hagë, ku shumë prej tyre dualën të pafajshëm dhe tani  predentohet të gjykohen dhe rigjykohen të tjerët, apo (vetëm shqiptarët) në këtë rast nga radhët e UçK-së, e cila në një mënyrë, sikur po e trajton drejtësinë në mënyrë anësore.

Është fakt se, nëse dikush nga radhët e kësaj ushtrie është i akuzuar për krime të bëra gjatë luftës dhe pas luftës në Kosovë, këto pasoja duhet ti bartin autorët e krimit, por  drejtësia Ndërkombëtare në Hagë, është e mbushur përplot me dosje të shqiptarëve, sikur shkakëtarët e gjenocidit në Ballkan, do të ishin vetëm shqiptarët e jo serbët dhe regjimi i tyre, që shkakëtuan katër lufta njërën pastjetres.

Pse një Gjykatë e tillë nuk u krijue edhe në shtetin e Serbisë, aty ku është çerdhja e krimeve dhe kriminelëve, aty ku kriminelët shetisin të lirë dhe mbajnë poste përgjegjëse në qeverinë e Serbisë, aty ku akoma njerëzit kryesor të qeverisë së saj përditë thërrasin dhe nxisin luftë, duke kënduar edhe këngë të « kthimit » në Kosovë.

Nëse duhet ti besojmë kësaj Gjykate, sipas formulës së Bashkësisë Ndërkombëtare, do të ishtë një zgjidhje e duhur edhe  për shqiptarët, nëse do të gjykoheshin eshe kriminelët serb, por jo duke supozuar se shqiptarët ishin vrasës, atëherë ç’farë është vizioni i kësaj Gjykate, kur dihet botërisht se shakëtarët e shumë luftrave dhe gjenocidit në Bllkan, ishin vetë serbët dhe Serbia, që humbën jetën me mijëra njerëz të pafajshëm me çrast as çereku i kriminelëve serb nuk është i dënuar për krimet e shkakëtuara.

Padyshim se Kosova, ka pasë dhe ka nevojë për ndihmën e Bashkësisë Ndërkombëtare, për shkak të pasojave që ka shkakëtuar lufta dhe krimet e Serbisë, poashtu edhe krimet e supozuara nga vetë shqiptarët, kanë mundur ta bëjnë edhe Institucionet dhe ligjet e Kosovës, mirëpo, mosbesimi real në fuqinë e politikës zyrtare të këtyre institucionëve për një zgjidhje të drejtë dhe të pa anshme të problemeve në Kosovë, u pajtuam me mbikqyrjen  ndërkombëtare, të cilën e kemi menduar dhe ëndërruar ndryshe, por jo edhe në këtë mënyrë…

Duke u nisur që nga UNMIK-u, në vitin 1999 (The United Nacions Mission in Kosovo), i cili në bazë të Rezulutës 1244, kishte për qëllim të krijojë Institucionet e Kosovës, të mbështesë funksionimin e ligjeve dhe të kordinojë e mbrojë rendin dhe sigurinë e ligjit, poashtu edhe të mbështesë edhe shumë shtylla të tjera të sigurisë dhe Institucioneve tjera në Kosovë, mirëpo, gjatë këtij Misioni të OKB-së, për 8 vite në Kosovë, sipas Raportit të Amnesti Internacional dhe Raportit të Panelit Këshillimor për të Drejtat e Njeriut, janë bërë shumë vërejtje dhe mangësi.

Një hetim më saktë do na qojë edhe në shumë dështime, veqenarisht në mungesën e mbrojtjes së kosovarëve shqiptarë, të cilët u vranë mbas lufte, duke mos hetuar si duhet autorët e vrasjeve, dhe në shumë raste ka bërë edhe shkelje të ligjëve, duke  bërë edhe zhdukjen e shumë raporteve të hetimëve të rastëve që kanë ndodhur në Kosovë.

Dhe mbas UNMIK-ut, vjen EULEX-i, në Kosovë, i cili e trashëgon funksionin e tij nga i pari, duke vepruar nga viti 2009-2018, dhe më tutje deri me sot, ky Mision i trashëgoi shumë lëndë të pakryera nga misioni i parë, duke besuar se trajtimi i këtyre lëndëve do të përfundojë me një përkushtimin më të  sinqertë të këtij misioni si dhe në bashkëpunim me prekurorët e gjykatësit vendor, sidomos trajtimi i krimëve të luftës, krimi i organizuar dhe korrupsioni.

Për dallim nga misioni i parë, Eulex-in, e kritikojnë edhe eurodeputetët në Bruksel, që japin vlerësimet e tyre nagative në drejtim të tyre, përveq të tjerave,  nuk janë të kënaqur me përformancën e këtij misioni në Kosovë, përshkak të mos arritjes së rrezulltatëve konkrete, sidomos në aspektin funksional të ligjeve, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Kosovë, të cilat e qojnë vendin në krizë të thellë, ndërsa taksapaguesit evropian pagujnë nga buxheti i vetë mbi 100 million euro në vit.

Kosova dhe populli i saj, padyshim se nuk e refuzoi asnjëherë përkrahjen e Misioneve ndërkombëtare, sepse mbështetja e tyre e ka luajtur rrolin kryesor në krijimin dhe fuqizimin e Institucionëve të shtetit të Kosovës, dhe nuk mund të konkludojmë se misioni i tyre do të konsiderohet i tëri i dështuar, por nëse kthehemi në anën tjetër, sikur këto misione do të kishin vepruar dhe kryer rrolin e tyre në mënyrë të sinqertë dhe me një përkushtim të dinjitetshëm në bashkëpunim me vendorët, posaqërisht në trajtimin e krimeve dhe vrasjeve të pas luftës në Kosovë, me siguri se nuk ka pasë nevojë me ardhë deri te Gjykata Speciale e ditëve të sotme, e cila krijohet vetëm për shqiptarë.

Mirëpo, në realitet dhe pikpamje tjetër, që do mbështetet në faktorin vendor, i cili  nuk e dëshmoi të tregojë besimin dhe përkushtimin real në udhëheqjen e drejtë të vendit të vet, duke udhëheqë me orekset e tyre të shfrenuara politike dhe avanturiere nga strukturat e dobëta të saj, të cilët erdhën në qeveri jo me meritë dhe dije, por përmes një zingjiri dhe strukture njerëzore të pa edukuar dhe shkolluar.

Në këto rrethana koha e tregoi vetë se një strukturë e tillë në qeverisje, çfarë i sjelli për 20 vite Kosovës,  duke e zhytur deri në fyt vendin në krim dhe korrupsion, pranda do të gabojmë nëse i fajësojmë në tërësi të tjerët, kur vetë nuk tregojmë respekt dhe përkushtim ndaj vendit tonë. Nga kjo prizmë mund të përfundojmë se, edhe ndërkombëtarët të cilët erdhën për të na ndihmuar janë njerëz, që kanë ndjenja njerëzore dhe pasionet e tyre, të cilët shumica e tyre e gjetën terenin e përshtatshëm në Kosovë, për të qenë edhe të pandërgjegjshëm, por,  si do që të jetë, pasojat e të gjithave  po i bartë popullata e këtij vendi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube