Tri kurorat e Gjergj Kastriotit

Nga Gjon Keka

Rreth kurorëzimit Mbret të Gjergj Kastriotit ka mendime të ndryshme nga kronistët e auorët e shumtë të cilët janë marrë me këtë figurë mbikohore të kombit tonë.

Poashtu edhe disa bashkëkohës që kanë shkruar për të nuk japin detaje të tjera as në kohën e rinisë së Gjergj Kastriotit e as rreth kurorëzimit të tij mbret i Arbërisë.

Duke qenë se epoka e Gjergj Katriotit e konsideruar edhe si një nga ato epokat më të arta të kombit tonë,  e me të cilat po merrem vazhdimisht kam gjetur dokumente të shumta si për rininë e tij ashtu edhe për kurorëzimin e tij Mbret dhe tezat e ndryshme që janë shpalosur. Këtu do të nënvizojë shkurtimisht disa gjëra rreth kurorëzimit të tij Mbret. Sipas autorëve dhe kronistëve të shumtë europian thuhet se Gjergj Kastrioti ka patur tri Kurora,  apo më mirë është nderur me tri kurora si vijon:

  1. Ai u prit dhe u bekua e kurorëzua Mbret me ardhjen e tij në atdheun e tij arbëror, sikur që thuhet se pasi e shpalli Arbërinë të lirë dhe pavarësinë e saj populli e thirri atë Mbret të tyre dhe iu dha bekimi e kurora simbolike sipas traditës iliro-arbërore.
  2. Ai u kurorëzua mbret në Kishën e Shën Ndout në Kepin e Rodonit nga ipeshkvi Pal Engjëlli i cili kishte marrë autorizimin e Papa Piut II për ta kurorëzuar atë Mbret të Arbërisë dhe Europës.Sipas kronsitëve thuhet se ipeshkvi Pal Engjëlli do ta kurorëzonte atë Mbret për shkak se në atë kohë kishte shumë zili në mesin e Princave dhe Mbretërve europian, sepse kurorëzimi mbret i Gjergj Kastriotit nga Papa Piu II do të nxiste pakënaqësi e zili tek Princat dhe Mbretërit tjerë europian dhe kështu ata do ta braktisnin projektin e Papa Piut II për një luftë të të gjitha kombeve europiane kundër pushtuesit otoman.Prandaj Papa Piu II kishte vendos që ta autorizonte ipeshkvin Pal Engjëlli që ai ta kurorëzonte Gjergj Kastriotin mbret, ndërsa kurorën që ai thuhet se kishte përgatitur do ta dërgonte personalisht kur të mbërrinte në Arbëri.Por sikur që dihet as projekti i Papa Piut II nuk u realizua dhe as kurora që ishte menduar për Gjergj Kastriotin nuk shkoi tek ai, prandaj sot e kësaj dite ekziston teza se për shkak të vdekjes së Papa Piut II nuk u kuororëzua Gjergji mbret, gjë që nuk duket të jetë ashtu, Gjergj Kastrioti ishte kurorëzuar mbret nga ipeshkvi Pal Engjëlli, por kurora e planifikuar nuk shkoi kurrë tek ai, dhe
  3. Ai u kurorëzua poashtu mbret nga Mbreti Alfons i Napolit, dhe iu ndan merita e diploma të shumta të fisnikërisë napolitane të asaj kohe.

Me pak fjalë mund të thuhet se Gjergj Kastrioti ynë jo vetëm se ishte mbret i kurorëzuar si nga vetë arbërorët e tij, pra populli i tij,  por edhe ishte mbret i kurorëzuar dhe njohur edhe nga popujt tjerë europian të asja kohe. Ai në fakt ishte mbret në kuptimin e mirëfillit të fjalë, sepse kishte të gjitha ciliësit e një Mbreti fisnik dhe të bekuar i cili rrënjët e mbretërisë së tij i kishte në liri dhe të drejtën e pamohueshme të atdheut të tij për të jetuar,  për ta mbrojtur dhe ruajtur veten nga armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm.Sepse sikur që mësojmë Gjergj Kastrioti shpesh u fliste arbërorëve të tij me këto fjalë proverbiale që i kishte rrënjosur nga besimi i thellë në veten e tij:“Ne vuajmë,  por nuk trembemi; ne biem në ngushtica,  por nuk humbasim; vuajmë përndjekje por nuk ndihemi të braktisur; ne jemi rrëzuar në tokë,  por nuk nënshtrohemi. ”(shih.poashtu 2.Kor.4, 8-9)

Jo rastësisht shumë kronist, autor dhe jetëshkrues të tij shkruanin këto fjalë për të si p.sh. kjo:”Ai u pajis me të gjitha cilësitë që dikush mund të dëshironte ;të një gjenerali të një ushtrie,  të një mbreti të mirë,  të një qytetari të drejtë dhe të një atdhetari. Çfarë fati,  çfarë lavdie për shpirtin e këtij njeriu të madh…”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube