U NDA NGA JETA NOKË SINISHTAJ, NJË POET I MADH MALËSOR

0

Nga Dedë Preqi

Më kujtohet kur takoheshim në kopsht, Noka gjithnjë më dilte para te hymja dhe me atë stilin e tij malsorqe dhe mikpritës njëherë më tha, edhe këto kopshtet tjera rreth meje i kanë « bajraqet » e veta, por ky i imi është diçka i veçantë… po, po i thash, por këtu në Zvicërr, zvicërranëve u intereson kopshti, bajrakun e lënë rëhat, buzëqeshi dhe më përqafoi e më tha, ju kosovarët vloni shpejtë, e ftohi ngadal…

Noka jetonte dhe punonte në Luzern të Zviccres, dhe përveq angazhimeve të tjera dhe si hobi mirrej edhe me kopsht, të cilin e kishte dikund në periferi të banesës së tij, aty në një bregore të plleshme, ku sëcili nga komunitetet e ndryshme mund ta shfrytëzonin me një tarif jo aq të madhe, por e veçanta e tyre ishte se dallimin e këtyre komunitetëve e bënë flamuri i sëcilit prej tyre, që valon në shtëpizat e kopshtarëve.

Në kopshtin e Nokës, kultivoheshin kultura të ndryshme të barishteve dhe pemëve dhe miqët më të mirë të tij, të pendës dhe të ndejave pritëshin dhe argëtoheshin në kopsht. Me poetin Nokë Sinishtaj, kemi biseduar shumë herë dhe për tema të ndryshme, por temat e veçanta ishin rreth poezisë, të cilën e donte shumë dhe e kishte në shpirt. Noka tregonte edhe hapat e parë të krijimtarisë që i kishte arritë të shkruaj poezi, përmes shkrimtarit Martin Camaj, i cili vargun e tij e kishte çmuar dhe kuptuar ndjeshëm, sa që e sygjeron Nokën, të shkruaj në një frymë të tillë, sepse përveq që keni një dell poetik, i thoshte, ju shkruani në frymën dhe në gjuhën burimore të malësorëve.

Ksheva e Malësisë së Madhe, është vendlindja e poetit Sinishtaj, aty ku shpeshherë e vënë në vargjet e veta dhe nuk e harron kurrë, duke e marrë më vete dhe nëpër gojë kudo që shkon, atë vend ku thellësia e mallit dhe dhëmbjes së atyre viseve i mbetët gjithëherë në kujtesë dhe si tingëllimë e brendshme, që prek dhe gërryen nastalgjinë shpirtërore të poetit Sinishtaj.

Nokë Sinishtaj, nuk do të ishte vetëm një poet i rastit, shkrimet e tij janë të mbushura me plot nastalgji, e ndër ato më të preferuara me kujtime nga atdhedashuria, i cili për një kohë të gjatë largë vendlindjes së vet, ndoshta edhe deri në vdekje, ai u shkruante shpesh familjarëve të vet, që nga Amerika e Australia, duke u shkruar në dialektin e të parëve të vet, për një arsye të vetme, për të mbetur besnik burimeve dhe gjuhës e të parëve të vet malësore.

Janë sa nastalgjike vargjet e poetit Sinishtaj, kur e zbulon mallin dhe dhimbjen ndaj atdheut të vet për Kshevën e dashur dhe Malësinë legjendare, ku në mes tjerash shkruan ;

«Këtu ska kalimtar as mik

Këtu s’dëgjohet gota e rakisë,

Të lehunit e qenit as tymi i shtëpisë »

Nokë Sinishtaj, krijoi disa vëllime poetike dhe lirike, jo të gjitha në gjuhën e vet amnore, por edhe në gjuhën kroate dhe gjermane, të cilat edhe i ka shkruar dhe folë mirë. Vëllimet e tij paraqesin një krijimtari të frytshme artistike, të jetës intime dhe të rrethanave të kohës, e në veçanti edhe të jetës malësore, së cilës ia ka kushtuar një pjesë të madhe të jetës dhe veprave, e cila do mbetët mbresë e veçantë dhe në kontakt me lexuesin e tij dhe dashamirët e poezisë.

Poeti Nokë Sinishtaj, përmes poetikës dhe lirikës së tij vuliminoze, të pasur dhe me plot metafora mbresëlënëse, ka lënë mjaftueshëm, që do të jepte material të frytshëm edhe për studiusit e lëndës dhe vlerave letrare, ku përmes shprehjeve dhe metaforave në vargjet e poetit, nuk gjejmë vetëm zbrazje të mocioneve dhe ndjesive që i mbulon me petka e fjalë të bukura poetike, por poeti Sinishtaj, fenomenet dhe realitetin i shpjegon pa zbukurime dhe ilustrime, duke gjetë ato tablo dhe motive që flasin vet, përmes gjuhës së lirë, që ngrejnë në vete rrëfime e përjetime të vërteta, duke i kombinuar me mjeshtri poetike me rrjedhën e një intelektuali dhe poeti të madh malësor.

Snishtaj e kishte gjithmonë brengë zbrazjen e malësorëve të vet nga Malësia e Madhe, pjesë e sëcilës ishte edhe vet, ai e kishte brengë edhe zbrazjen e gjithë shqiptarëve nga viset e ndryshme shqiptare, të cilët punojnë punë të mira, por edhe punë të zeza, dhe mes tjerash kur i shkruante nga Luzerni një miku të vet dhe i jepte përgjigjen përmes letrave i thoshte, unë jam mirë, punoj edhe në kopsht, ndër të tjera edhe përkthej në gjuhën gjermane, kur ka te shqiptarët « faqe të zeza ».

Nokë Sinishtaj, pak kohë pa u ndarë nga kjo jetë më tha : Vendi i yt është aty ku kurdoherë që trokasësh, dikush të prêt e ta hap derën, aty ku pushon trupi e shpirti, përndryshe edhe këtu ku jemi i kemi të gjitha, por plagët e shpirtit nuk do shërohen kurrë dhe as në shtrat të vdekjes. Miku i im dhe i gjithë atyre që e njohën Nokë Sinishtaj, iku nga kjo botë, por duke na lënë mbresa të mira njerëzore e  mikpritëse, poashtu edhe vepra të mira nga vëllimet e tij poetike, një pjesë të të cilave e kam publikuar dhe paraqitë në shkrimet e mia në B.Sot dhe në Zemrashqiptare.

Për poetin Nokë Sinishtaj, kanë shkruar edhe plot të tjerë, me një përkushtim të madh ka shkruar edhe akademiku Gjevalin Shkurtaj, shkrimtari Anton Berisha, poeti Shaip Beqiri, dr.Anton Paplekaj, poeti Nasho Jargaqi, shkrimtari Fatos Arapi, shkrimtari Agim Vinca, poeti Dedë Preqi, poeti Bardhec Berisha, shkrimtari Mark Palnika, publicisti Lekë Mrijaj dhe shumë të tjerë, duke shkruar për njeriun e pendës, që ndoshta edhe do ta zbulonin se penda e tij nuk do të vdes asnjëherë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok