Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtja e erës

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo ndryshk, si për shembull: nga natyra gjithsesi, të gjithë derrat janë për baltë.Kundërmasat janë të nevojshme për të ndaluar marrëzinë e tyre.Këtë krim të neveritshëm hajnie e tradhtie ndaj atdheut, përveç shqiptarëve le ta dënojnë perënditë e botës nëntokësore dhe asaj qiellore.

***

Nuk mjafton pyetja “Kush duhet të qeverisë a të drejtojë”, por“Si të kontrollohen ata që drejtojnë”.

Pse politikë-bërësit e korruptuar antikombëtarë do të ndryshonin ndonjë gjë në Shqipëri (dhe në gjymtyrët e saj të amputuar) kur ata me decenie janë duke u kënaqur? Pse mos ta vjedhin, terrorizojnë, varfërojnë dhe detyrojnë (sidomos) rininë të shpërngulet jashtë vendit, kur nuk kanë frikë nga një popullsi e dobët-indiferente për të cilën janë të sigurt se nuk do të reagojnë?

Shqiptari i gjorë, si i vetmi fenomen në Evropë, proteston në mënyrë të organizuar dhe dhunshëm për të drejtat e qenve pa të zot, që të sillen lirisht rrugëve dhe rrezikojnë jetën e kalimtarëve, por heshtin dhe nuk reagojnë fare kundër padrejtësive që i bëhen fqinjit nga regjimi i korruptuar mafioz, nëse ai regjim nuk e prek atë!

***

Metodat e sundimit të Ramës:Një poshtërim i sofistikuar i dinjitetit njerëzor.

25 Prilli është garë vendimtare për ekzistencën e Kombit dhe Vendit, pa dallim gjinie, moshe, mjedisi, vendbanimi, profesioni, përkatësie sociale, partiake, klanore e fisnore.

Ata që blejnë votën janë kriminelë, e ju që e shitni jeni kokëmish.

Nëse duam një Shqipëri më të mirë duhet që ne të jemi më të mirë. Nëse duam ndryshim duhet që secili prej nesh të ndryshojë veten, të ngrihesh në këmbë dhe të marrësh përgjegjësinë tënde. Mjaft me llafet e kota arsyetuese se duhet tjerët të ndryshohen. Nëse nuk e bënë këtë sot nuk ke të drejtë të ankohesh nesër. Zgjohu nga gjumi i tepruar dhe motivo veten dhe mjedisin për të arritur qëllimin e madh: ndryshimin pozitiv, për mirëqenien e përgjithshme të të gjithëve.

Ne nuk duhet ta shesim të ardhmen tonë.Nëse e mbështetni qeverinë aktuale (të Ramës) do të jetë “Një garë vrapimi drejt greminës”.Duhet ndryshime të menjëhershme, të kthehet shpresa, dhe më 25 Prill: hedhjen në koshin e plehrave të kësaj qeverie që shpopullon vendin dhe shkrin kombin. Ju nuk mund ta besoni më atë që thotë ai. Populli nuk mund të votojë më për atë që Rama përfaqëson.

PS: Unë nuk them cilën parti ta votoni, por cilën mos ta votoni. Kjo ka të bëjë me brezat tanë të ardhshëm, ta trashëgojnë vendin, të cilin të parët e tyre e lanë me gjak për ta mbrojtur.

Qysh në rininë e hershme, nga rrëfimet e prindërve (psikiatër-psikolog), e dija që emocionet nuk mund të viheshin në dyshim dhe se linjat ndarëse midis arsyes dhe çmendurisë ishin jashtëzakonisht të ngushta. Qelizat e çmendurisë, tradhtisë dhe krimit fshiheshin në çdo tru dhe në çdo sistem nervor të politikë-bërësit shqipfolës.

Ndryshimi i madh i demografisë në Shqipëri, rinia që vazhdimisht ikën dhe zëvendësimi i tyre me të huaj, nuk është një teori konspirative, por fakt.

Zëvendësimi i popullsisë autoktone (shqiptare) të shtetit amë me emigrantë të paligjshëm nga Afrika dhe Aziazhvillohet papengesë, me forcë gjithnjë e më të madhe. Ky akt shkatërrues është një politikë e vullnetshme politikisht nga kapsit e shtetit të këtij regjimi të ndyrë, të cilin shqiptarët kokëmish vetëm e shikojnë por nuk e kundërshtojnë. Ndërkaq mediat e shitura heshtin.

Qeveritarëve të korruptuar e servil të trojeve tona nuk u konvenon shteti ligjor por statusi “qëndrim në vend ose ngecje” në mënyrë që edhe nja 30 vjet tjera të mbesin në pushtet që u jep lezet, në llogari të popullit të manipuluar dhe të atyre që ua kanë blerë votat.

***

Shqiptarët ikin sepse kanë humbur shpresën.Shpresa (reale) është një bimë e kursyer, ajo lëshon filiza të rinj në errësirë ​​sa herë që ribëhet.

Ne kemi nevojë për shpresë që të jemi në gjendje të shijojmë jetën dhe të rritemi. Mos harroni se shpresa është në të vërtetë një nga udhëzuesit tanë më të mirë për jetën.Na ndihmon të shkojmë në drejtimin e dëshiruar. Pa shpresë, është shumë e lehtë të rrëmbehemi dhe të humbasim veten gjatë rrugës.Gjendjet emocionale të pashpresë kanë tendencë të përjetësohen tek individi. Është e lehtë të ndihesh bosh nga energjia, të humbësh guximin dhe të jetosh jetën e dekurajuar. Ti je në fakt ai që me ndihmën e vullnetit dhe aftësive personale duhet të kundërshtosh, të marrësh përsipër sfidën e ndryshimit të gjendjes tënde emocionale.

Mallkimi i popullit shqiptar është përçarja, zilia, xhelozia, ligësia dhe urrejtja ndaj bashkëkombësve të tyre, historia e ka dëshmuar. Në këto rrethana del jashtë loje çdo frenim, edhe ndaj formave më mizore të vetë-shkatërrimit.Askush si shqiptarët nuk punon kundër vetvetes. Dhe,fajtorët kërkohen gjithmonë ndokund tjetër.

Shqipëria ka nevojë për një parti të re politike, konservatore, ku një detyrë e rëndësishme do të jetë shpërndarja e njohurive të reja për Kombin tonë – për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen.

***

O shqiptarë, ju që jeni duke fjetur pa ndërprerje?! A mund të bëni ndryshime dramatike në mënyrën e të jetuarit? A është me të vërtetë e mundur të ndryshoni mendimet dhe sjelljet që shihni se veprojnë kundër jush, por që megjithatë kanë qenë shoqëruesit tuaj për aq kohë sa ju mund të mbani mend? A është me të vërtetë e mundur të bëni një kthesë dhe të programoni përsëri vetveten kur nuk keni njohur kurrë ndonjë mënyrë tjetër të të menduarit dhe vepruarit. A është e mundur të bëhesh një version krejt i ri i vetes?

“Ai që nuk mund të përdorë arsyen është budalla. Ai që nuk dëshiron është hipokrit. Ai që nuk guxon është skllav”, –gjyshi im.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube